Ish Ushtari i UÇK-së , Kirurgu Arbër Morina, i cili po lufton për të drejtat e Kirurgëve

 

Ish Ushtari i UÇK-së , Kirurgu Arbër Morina, i cili po lufton për të drejtat e Kirurgëve

Ish Ushtari i UÇK-së , i luftës së Koshares, Kirurgu Arbër Morina, i cili po lufton për të drejtat e Kirurgëve dhe të gjithë Mjekëve të Kosovës flet për Gazetën Shëndeti.

Ai për Gazetën tonë  thotë se kjo grevë ka lind si pasojë e padrejtësive të mëdha dhe të vazhdueshme që po bëhen ndaj Kirurgëve dhe Mjekëve në përgjithësi.

Një Kirurg është njeriu më i arsimuar në vend, dhe njeriu i cili ka përgjegjesinë më të madhe. Nuk di nëse është diçka më e rëndësishme sesa të kesh në dorë jetën e njeriut thotë ai.

Për t’u bërë Kirurg duhet një rrugë mjaft e gjatë dhe tepër e mundimshme.Duhen së paku 24 vite shkollim, prej këtyre 12 vite shkollim superior.

Kirurgjia është dega më e vështirë për t’u studiuar. Kirurgu lufton direkt me sëmundjen, praktikisht lufton me vdekjen.

Kirurgu nuk ka orar, edhe pas gjitha këtyre stërmundimeve në fund vlerësohesh më pak se një pastrues dhe një shofer i një ministri. Kjo është alarmante për vendin tonë, ndërsa në vendet tjera puna e Kirurgut vlerësohet si e para në një shtet.

Si mundet në këtë vend një profesion me 3 ose 4 vite fakultet maksimumi të marr 2500 e 3000 euro , e kirurgu 540 euro.E në vendet tjera janë shumë më poshtë se Kirurgu.

Ai ndër të tjera tha  se ne nuk e ndalim grevën deri në realizimin e kërkesës tonë, të drejtë me asnjë çmim. Koeficienti 5 është shumë ofendues për ne,  si mund të jetë e logjikshme që të jetë koeficienti  10 për profesionet tjera me 3 ose 4 vite fakultet, ndërsa Kirurgu me 12 vite shkollim superior të këtë koeficientin 5.

Dhe për fund Kirurgu Arbër Morina tha shpresoj që kjo qeveri, ky parlament do t’i thërret mendjes, dhe do të përkrah të drejtën tonë./Gazeta Shëndeti

Related posts:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Infermierët e QKUK-së protestojnë për rroga

Fri Jan 25 , 2019
Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po protestojnë sot për ngritjen e pagave të tyre. Protesta e infermierëve të QKUK-së ka filluar në orën 12:00. Fillimisht infermierët janë mbledhur brenda Klinikes së Kirurgjisë pastaj të gjitha janë zhvendosur në oborrin e QKUK-së. Related posts:24 vite shkollim për t'u bërë […]