Dr. Istref Plakolli u lind më 1963 në Letanc të Podujevës, ku edhe kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm, me sukses të shkelqyeshëm.
Si gjimnazist, në vitin 1981, me bashkëmoshatarë formon organizatën ilegale “Shaban Shala”, e cila organizon demonstratat e vitit 1981 në Podujevë.
Ngjarje këto për të cilat, ai shkruan librin historiografik “Dëshmi mbi revolucionin e vitit 1981 në Besianë”.
Me ndërprerje të studimeve për shkaqe të njohura, arrinë të kryej Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe më pastaj studimet specialistike në Mjekësi Familjare, akredituar në Kosovë nga MRCGP, respektivisht nga Kolegji Mbretëror Britanik. Më tej, me kërkesë të këtij kolegji, ai bëhet anëtar i rregulltë i bordit shkencor i kolegjit në fjalë.
Gjatë periudhës 1999 ka qenë mbështetës në forma të ndryshme i UQK-së, ku edhe ka dhënë kontributin e vet.
Prej vitit 1999 deri më 2002, ka qenë i punësuar në KFOR-in britanik me thirrjen bazuar në trajnim “Supervisor” dhe më pas ai arrinë që të specializohet në trajnimin e lartë “Food Safety” në kuadër të forcave britanike në Kosovë.
Ka të shkruar disa vepra letrare në prozë dhe poezi.
Në karrierën mjekësore, shumicën e kohës ka punuar në shërbimin emergjent në kuadër të QKMF Podujevë dhe në një kohë të caktuar e ka udhëhequr këtë shërbim.
Ai po ashtu ka punuar si profesor në “ShML – Isa Boletini” në Podujevë.
Në mënyrë aktive është i angazhuar në mbajtjen e ligjeratave në kuadër të ZHVP-së të QKMF-së.
Flet gjuhën shqipe, angleze dhe serbokroate. Gjithashtu, njeh mirë edhe rusishten dhe italishten.