Ja 100 medikamentet që trajtojnë shumicën e sëmundjeve

Medikamentet, Farmakologjia, Farmakologjia Mjekesore, Barnat dhe Semundjet, Ilaqet dhe semundjet, Semundja dhe Ilaqet

Për çdo shqetësim që ndjejmë në organizmin tonë, i drejtohemi menjëherë
mjekut. E prej andej dalim me një sërë këshillash mjekësore, e me një
recetë ilaçesh në dorë. I drejtohemi menjëherë farmacisë më të afërt për
të filluar kurën. Por sa i njohim medikamentet që përdorim, s’i duhet
t’i përdorim ato në mënyrë që të japin sa më shpejt rezultatin e
dëshiruar. Për këtë “Tirana Observer” sjell një speciale për të hyrë në
atë që ë quajmë “botë të mjekëve” pasi shumë emërtime të tyre nuk i
kuptojmë. Por ilaçet janë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut
në mënyra të ndryshme; dieta dhe stili i jetesës mund të influencojnë
shumë mbi efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime, pijet, alkooli,
kafeina dhe cigaret mund të veprojnë më substancat që gjenden në lacë.
Kjo mund të provokojë efekte të dëmshme anësore.

Kur ne marrim
ilaçe duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën e mjekut apo
farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh me rrezikun
më të vogël. Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me ushqimin, alkoolin,
kafeinën mund të jetë domethënës dhe është në vartësi të dozës, moshës,
peshës, seksit dhe gjendjes shëndetësore. Kjo speciale përmban të gjitha
ndërveprimet e mundësomë ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit,
kafeinës, etj; por që gjithsesi nuk mund të zëvendësojë këshillën e
mjekut apo farmacistit tuaj. Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e
sotëm përmbledh një paketë më plot 100 medikamente për sëmundje
ndryshme, që nëse çdokush do t’i zbatojë në mënyrën e duhur do të
luftojë shqetësimet në mënyrë të efektshme.

Kështu, në numrin e
së shtunës ju do të keni mundësi të lexoni gjithçka për ilaçet e njohura
prej vitesh, por dhe ato të sapozbuluara nga shkenca moderne. Si të
kuroni sëmundjet me medikamentet më cilësore, si t’i luftoni ato që në
momentin e dallimit të simptomave të para. Cilat janë ilaçet që mund të
përdoren pa recetën e mjekut. Këshillat më të fundit që japin mjekët për
të përdorur në mënyrën e duhur ilaçet e zemrës, tensionit,
osteoporozës, reumatizmës. Si të përvetësoni ato pa efektet anësorë që
mund të shkaktojnë. Antihistamikët largojnë alergjinë, paracatamoli
largon temperaturën, penicilina lufton bakteret, qetësuesit dhe
antibiotiket. Këto dhe të tjera, për të hyrë në botën e ilaçeve.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, me një
paketë plot 100 medikamente që përdoren në shekullin XXI. Do të gjeni
udhëzimet më të dobishme për të përdorim e tyre.

Ilaçet dhe ndërveprimi me ushqimin
Ilaçet
kanë substanca që ndërveprojnë me trupin e njeriut në mënyra të
ndryshme; dieta dhe stili i jetesës mund të influencojnë shumë mbi
efikasitetin e një ilaçi. Disa ushqime, pijet, alkooli, kafeina dhe
cigaret mund të veprojnë me substancat që gjenden në ilaçe. Kjo mund të
provokojë efekte si të rrezikshme, ashtu dhe të dëmshme. Kur në marrim
ilaçe për këtë arsye duhet të ndjekim me vëmendjen më të madhe këshillën
e mjekut apo farmacistit për të marrë nga ilaçi efikasitetin më të madh
me rrezikun më të vogël. Efekti i një ilaçi pas ndërveprimit me
ushqimin, alkoolin, kafeinën mund të jetë domethënës dhe është në
vartësi të dozës, moshës, peshës, seksit dhe gjendjes shëndetësorë.
Studimi për të cilin do flasim, përmban të gjitha ndërveprimet e
mundshme ndërmjet ilaçeve dhe ushqimit, alkoolit, kafeinës, etj; por që
gjithsesi nuk duhet të zëvendësojë këshillën e mjekut apo farmacistit
tuaj. Është e rëndësishme të kujtojmë që shumë ilaçe mund të
ndërveprojnë me ilaçe të tjera dhe mund të provokojnë edhe problemë
serioze.

1. Alergjitë

Anti-histaminikët
përdoren për të lehtësuar simptomat e rrufës, teshtiturit dhe
fenomeneve të tjera alergjike. Veprimi i tyre është të limitojë apo
bllokojë lirimin e histaminës që lëshohet nga organizmi si përgjigje e
ekspozimit ndaj substancave që provokojnë reaksione alergjike. Këto
ilaçe mund të provokojnë përgjumësi me intensitet të ndryshëm.

Antihistamikët

1. Klorfenamina maleato
2. Difenidramina kloridrato
3. Loratadina
4. Cetirizina kloridrat
5. Astemizolo

Ndërveprimi me ushqimin: Është mirë që antihistaminikët të merren me stomak bosh për të rritur efikasitetin e tyre.
Ndërveprimi me alkoolin: Disa antihistaminikë mund të rrisin përgjumjen. Kujdes në përdorimin e tyre kur të ngisni makinën, etj.

Analgjezikët/Antipiretikët Janë ilaçe që trajtojnë dhimbjen, temperaturën dhe inflamacionin.

6. Paracetamoli

Ndërveprimi
me ushqimin: Për një lehtësim të shpejtë të dhimbjës apo temperaturës,
ilaçi merret me stomak bosh sepse prania e ushqimit ngadalëson thithjen e
paracetamolit. Ndërveprimi me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e
alkoolit pasi, mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë apo atë të
hemorragjisë në stomak.

Anti-Inflamatoret jo-steroidë Reduktojnë temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin.

7. ACID ACETIL SALICILIK – ASPIRINA
8. IBUPROFENI
9. NAPROKSENI
10. KETOPROFENI
11. NEBUMETONE

Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të irritojnë stomakun, është e preferueshme të merren me ushqim ose me qumësht.
Ndërveprimi
me alkoolin: Evito apo limito përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi
kronik i tij mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose
hemorragjisë së stomakut. Aspirina e veshur me cipë (e quajtur edhe
tamponuar) është e preferuar ndaj asaj normales (pa cipë) për një rrezik
më të vogël në provokimin e hemorragjisë në stomak.

Kortikosteroidët

Reduktojnë ënjtjen dhe kruajtjen, dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me alergjinë, reumatizmin.

12. METILPREDNISOLON
13. PREDNISON
14. PREDNISON ACETAT
Ndërveprimi me ushqimin: Përdorën me ushqim ose me qumësht për të parandaluar dëmet në stomak.

Analgjezikët narkotik

Shitën
vetëm me recetë të mjekut. Veprojnë mirë në format e dhimbjes akute.
Kodeina mund të përdoret për të qetësuar refleksin e kollës. Merret me
kujdes dhe vetëm sipas këshillës së mjekut sepse mund të japin vartësi
dhe efekte dytësore seriozë në qoftë se merren në mënyrë të gabuar.

KODEINA, KODEINA ME PARACETAMOL

MORFINE SULFAT

Ndërveprimi
me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit pasi rrit efektin sedativ të
këtyre ilaçeve. Kujdes edhe në përdorim për shoferet e mjeteve.

Astma

BRONKODILATANTET
Përdoren
në trajtimin e simptomave të astmës bronkiale, bronkitit kronik dhe
enfizemës. Këto ilaçe veprojnë duke favorizuar fluksin e ajrit në
mushkëri duke përmirësuar kështu respiracionin.

15. TEOFILLINA
16. SALBUTAMOLI
17. EPINEFRINA – ADRENALINA

Ndërveprimi
me ushqimin: Efekti i ushqimit tek ilaçet me bazë teofillinën mund të
jetë i ndryshëm. Kështu vaktet shumë të yndyrshme mund të rrisin
përqendrimin e teofillinës në trup, ndërsa vaktet me shumë karbohidrate
mund ta ulin përqendrimin.
Ndërveprimi me alkoolin: Duhen evituar
pijet që përmbajnë kafeinë (çokollata, kola, çaji, kafeja) pasi
bronkodilatantët gojorë dhe kafeina, stimulojnë sistemin nervor. Duhet
evituar alkooli nëse merren ilaçe me bazë teofillinën pasi, mund të
japin të vjella, dhimbje koke, irritacion.

Problemet kardiovaskulare

Mjekimet
për problemet kardiovaskulare janë të shumta, ato ndërhyjnë në
kontrollin e presionit të gjakut, anginës, ritmit kardiak, kolesterolit
të lartë. Këto ilaçe mund të kombinohen mes tyre për një efekt më
optimal. P.sh: B-bllokuesit mund të trajtojnë hipertensionin, anginën
apo dhe aritminë. Disa nga klasat e ilaçeve kardiovaskulare janë:

DIURETIKËT

Diuretikët ndihmojnë në eliminimin e ujit, natriumit dhe kripërave të tjera nga trupi.

18. Furosemidi
19. Triamterenë dhe hidroklortiazidi
20. Hidroklortiazidi
21. Bumetamide
22. Metolazone

Ndërveprimi
me ushqimin: Diuretikët kanë ndërveprime të ndeshmë me ushqimin. Disa
prej tyre provokojnë eliminimin e kaliumit, kalciumit, magnezit.
Triamtereni nga ana tjetër, nuk eliminon fare kaliumin, duke provokuar
hiperkalemi. Teprica e kaliumit në gjak mund të japë ritëm jo të
rregullt dhe përpëlitje të zëmrës. Kur merret triamterenë, duhet të
evitohet ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium si banane, portokall,
zarzavate, etj.

B-BLLOKUESIT:

B- Bllokuesit zvogëlojnë impulset e nervave tek zemra dhe enët e gjakut. Kjo ul portatën apo sasinë e gjakut dhe punën e zemrës.

23. Atenolol
24. Metoprolol tartrat
25. Propanolol kloridrat
26. Nadolol
Ndërveprimi me alkoolin: Evito alkoolin me propanolol kloridrat. Kombinimi i tyre ul presionin e gjakut.

NITRATET

Nitratet relaksojnë enët e gjakut dhe ulin kërkesën për oksigjen të zemrës.

27. Isosorbit nitrati
28. Nitroglicerina

Ndërveprimi
me alkoolin: Evito alkoolin sepse mund të fuqizojë efektin vazodilatant
të nitrateve dhe mund të ulë presionin e gjakut rrezikshëm.

ENZIMA QE KONVERTON ANGJOTENSINËN

Ndërveprimi
me ushqimin: Ushqimi mund të ulë përthithjen e Captoprilit,
enalaprilit, etj. Bllokuesit e ACE-s merren një orë para apo dy orë
prapa ushqimit, ato mund të rrisin përqendrimin e kaliumit (K) në trup.
Kjo rritje e kaliumit mund të jetë e dëmshme, për këtë duhen evituar
dieta që përmban kalium si bananet, përhimët dhe portokallët.

HMG-COA BLLOKUESIT E REDUKTAZËS

Këto
ilaçe janë të njohura ndryshe dhe me emrin statina. Përdorën për uljen e
kolesterolit, ulin përqindjen e prodhimit të LDL (kolesterolit të keq).
Disa prej tyre ulin dhe trigliceridet (yndyrnat) në gjak.

29. Atorvastatina krip kalciumi
30. Fluvastatina krip natriumi
31. Pravastatina krip natriumi
32. Simvastatina
33. Rosuvastatina
Ndërveprimi
me alkoolin: Evito pirjen e sasive të mëdha të alkoolit që të mos
rritësh rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.Ndërveprimi me ushqimin: Statinat
duhet të merren me vaktin në darkë për të rritur përthithjen.

ANTIKOAGULANTËT

Antikoagulantët ndihmojnë në parandalimin e koagulave të gjakut (mpiksjes)
34. Warfarin kripë natriumi.
Ndërveprimi
me ushqimin: Vitamina K prodhon substanca që ndërveprojnë me koagulimin
e gjakut, dukë ulur efikasitetin e këtyre ilaçeve. Për këtë arsye duhen
evituar ushqimit e pasura me vitaminë k (brokoli, spinaqi, lulelakër,
etj). Doza të larta të vitaminës E (400 IU ose më shumë) mund të rrisin
kohën e koagulimit dhe rrezikun e gjakderdhjes. Konsultoni mjekun në
rast se duhet të merrni vitamina E.

ANTIBIOTIKËT DHE ANTIMYKOTIKËT.

Disa këshilla të përgjithshme:


Tregoni doktorit tuaj në qoftë se keni pasur raste të skuqjeve të
lëkurës nga antibiotiku. Një skuqje e lëkurës mund të jetë simptomë e
një reaksioni alergjik, të cilët mund të jenë edhe tepër serioz.

– Tregoni doktorit tuaj nëse vuani nga diarreja.

– Tregoni nëse jeni duke përdorur kontraceptivë oralë, pasi disa produkte antibiotike mund të zvogëlojnë efikasitetin e tyre.

– Kura antibiotike duhet përfunduar edhe pse mund të ndiheni më mirë.

– Përdorni antibiotikun me shumë ujë.

ANTIBAKTERET


35. PENICILLINA
36. Amoxicillina trihidrat
37. Ampicillina trihidrat

Ndërveprimi
me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para ose dy orë prapa
vakteve. Nëse keni probleme me stomakun merren me ushqimin.

KINOLONET

38. CIPROFLOXACINA CLORIDRAT
39. LEVOFLOXACINA
40. OFLOXACINA

Ndërveprimi
me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
vakteve. Nëse keni problemë me stomakun merren me ushqimin. Duhet të
evitohen produktet që përmbajnë kalcium si qumështi, kosi, vitaminat apo
mineralët që përmbajnë hekur (Fe), si dhe antiacidet pasi zvogëlojnë
ndjeshëm përqendrimin e ilaçit në gjak.
Ndërveprimi me kafeinën: Duke
marrë këto ilaçe me kafeinë apo me produkte që e përmbajnë kafeinën
(kafe, kola, çaj, apo çokollata) mund të rritet niveli i kafeinës në
gjak.


CEFALOSPORINAT

41. CEFACLOR MONOHIDRAT
42. CEDROXIL MONOHIDRAT
43. CEFIXIME
44. CEFPROZIL MONOHIDRAT
45. CEFALEXIMA KRIPË LIZINE

Ndërveprimi
me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

MACROLIDET

46. AZITROMICINA BIHIDRAT
47. CLARITROMICINA
48. ERITROMICINA
Ndërveprimi
me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
vakteve. Merren me ushqimin në rastet e problemeve me stomakun.

SULFONAMIDET

49. SULFAMETOXAZOL DHE TRIMETOPRIM
50. COTRIMAZOL

Ndërveprimi
me ushqimin: Merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
ushqimit. Merren me ushqimin në rastet e problemeve të stomakut.

TETRACIKLINAT

51. TETRACIKLINA KLORIDRAT
52. DOXICICLINA KLORIDRAT
53. MINOCICLINA DICLORIDRAT.

Ndërveprimi
me ushqimin: Ilaçet merren me stomak bosh një orë para apo dy orë prapa
ushqimit. Ato merren me ushqimin në rast problemesh me stomakun. Është e
rëndësishme të merren tetraciklinat bashkë me lakticinet, antiacidet
apo integratorët që përmbajnë hekur (Fe), pasi këto të fundit mund të
ndërhyjnë në efikasitetin e mjekimit.

NITROIMIDAZOLI

54. METRONIDAZOLI

Ndërveprimi
me alkoolin: Evito alkoolin, apo ushqime ose pije që përmbajnë alkool
si gjatë kurës, ashtu dhe tre ditë prapa. Alkooli në këtë rast mund të
provokojë dhimbje abdominale, të vjella, dhimbje koke.

ANTIFUNGINET

55. FLUCONAZOL
56. GRISEOFULVINA
57. KETOCONAZOL
58. ITRACONAZOL

Ndërveprimi
me ushqimin: Është e rëndësishme të evitohet përdorimi i këtyre ilaçeve
bashkë me qumështin, djathin, kosin, akulloren, etj; apo antiacidet.
Ndërveprimi
me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit gjatë kurës me ketokonazol
(Nizoral) edhe për të paktën tre ditë pas kurës. Alkooli mund të
provokojë dhimbje abdominale, të vjella dhe dhimbje koke.

SHQETËSIMET E HUMORIT

DEPRESIONI, ANKTHI.

Depresioni,
paniku dhe ankthi janë disa nga shembujt e shqetësimeve të humorit. Në
përdorimin e ilaçeve për trajtimin e shqetësimit të humorit është e
rëndësishme ndjekja e këshillave precize të doktorit. Duhet të merret
gjithmonë doza e duhur edhe pse pacienti ndihët mirë, asnjëherë nuk
duhet të ndërpritet kura me iniciativë personalë, pa u këshilluar më
parë me doktorin. Në disa raste duhet të pritet edhe disa javë për të
parë përmirësimet e simptomave.

BLLOKUESIT E MONOAMINO OKSIDASES (MAO)

59. TRANILCIPROMINA DHE TRIFLUOPERAZINA

Ndërveprimi
me ushqimin: Inhibitorët e MAO-s kanë shumë limite dietetike, dhe
personat që janë në trajtim me këto ilaçe kanë nevojë të ndjekin me
shumë kujdes orientimin e dietës dhe këshillat e mjekut. Mund të ketë
një rritje shumë të shpejtë dhe potencialisht fatale të presionit të
gjakut, në qoftë se merren ushqime apo pije që përmbajnë Tiraminë
(derivat i Tirozinës=aminoacid), ndërsa jeni në kurë me inhibitorë të
MAO-s.

ILAÇET KUNDER ANKTHIT

60. LORAZEPAM
61. DIAZEPAM
62. ALPRAZOLAM

Ndërveprimi
me alkoolin: Edhe pse alkooli nuk ndërvepron shumë me këto ilaçe, ai
gjithsesi mund të alternojë përqendrimin dhe reflekset. Personat me
depresion nuk duhet të pinë alkool.
Ndërveprimi me ushqimin: Këto ilaçe mund të merren si para, ashtu edhe prapa ushqimit.

ANTIACIDET

Reflukset
e lëngut gastrik, djegia e stomakut, problemet e digestionit dhe gazrat
janë tepër të njohura. Trajtimi me ilaçe parandalon dhimbjen dhe
shkaktarët që rrisin hiperaciditetin e stomakut. Mënyra e jetesës dhe
dieta mund të kenë një rol të rëndësishëm, në shfaqjen e simptomave, por
edhe në zhdukjen e tyre. Për shembull, pirja e duhanit dhe konsumi i
pijeve me bazë kafeinë mund të përkeqësojnë simptomat.

63. CIMETIDINA KLORIDRAT
64. FAMOTIDINA
65. RANITIDINA KLORIDRAT
66. NIZATIDINA

Ndërveprimi me ushqimin: Mund të merren si pranë, ashtu dhe larg vakteve të ushqimit.
Ndërveprimi me alkoolin: Evito përdorimin e alkoolit me këto ilaçe, ai mund të irritojë stomakun.
Ndërveprimi me kafeinën: Produktet me kafeinë (kola, kafeja, çokollata, çaji) mund të irritojnë stomakun.

67. KORTISTEROIDET

Janë
përdorur qysh në vitet 1950. Efekti i fillimit i zhgënjeu doktorët se
më në fund u gjet dhe një kurë për artritin reumatik. Megjithatë ky
mendim u braktis shpejt. Nëse koto ilaçe merren në doza të larta ose për
një kohë të gjatë ato mund të shkaktojnë disa efekte anësore ku
përfshihet: shtim i peshës trupore, osteoporozë, katarakt, hipertension,
rritje të nivelit të sheqerit në gjak, ulet aftësia për të luftuar
infeksionet dhe mbyllur plagët. Gjatë viteve të përdorimit të
kortisteriodeve në kemi mësuar se si t’i përdorim ato në mënyrë që të
kemi sa më shumë përfitime nga ato, dhe sa më pak efekte anësore. Për të
arritur këtë qëllim këto ilaçe përdorën më doza të vogla. Funksionimi i
kortisteriodeve është i tillë: ato ndalojnë prodhimin e qelizave
destruktive inflamatore tek kyçet dhe ndalojnë të tjerat që t’i afrohen
kyçeve. Por gjithashtu ato ulin prodhimin e kolagjenit që është blloku
qendror i shumë indeve të organizmit, si dhe të kartilaxhës (element
ndërtues i kyçeve), si dhe ulin thithjen e kalciumit nga organizmi gjë
që mund rrisë shpejtësinë e shkatërrimit të kyçeve prej artritit
rëumatik. Sa më e lartë të jetë doza e kortisteriodeve e përdorur aq më
shumë ulet inflamacioni tek kyçet, por aq më shumë rritet mundësia që
ilaçi do shkaktojë efekte anësore. Prandaj doza e këtyre ilaçeve ulet me
kalimin e kohës për të shmangur efektet anësore që vijnë nga përdorimi i
gjatë i ilaçit si Osteoporoza (hollimi i kockave) dhe katarakti i syve.

68. Guarana

Këto
tableta përmbajnë pluhur i guaranës (500 mg-një tabletë), vaj të
karafilit të natës, magnez, siliciumdioksid. Për përdorim rekomandohet
të merren dy tableta para mëngjesit me pak lëngje, por edhe dy-tri
tableta brenda ditës. Rekomandohet për shtimin e nevojës për punë
intelektualë, në mundimet fizike, te personat e sëmurë jo dinamikë dhe
të molisur. Për njerëzit afaristë, menaxherët, studentët, si afrodiziak
natyror dhe për shtimin e energjisë, motivim dhe qëndrueshmëri.

ILAÇE QË MUND TË PËRDOREN PA REKOMANDIMIN E MJEKUT

69. Një ilaç antipiretik

Si
ilaç antipiretik (në rast temperature), më i përdoruri është
paracetamoli. Është mirë të mbajmë në shtëpi, si një flakon shurup apo
pikash, ashtu edhe një kuti me supozitorë: kjo sepse në rast fëmija ka
diarre në të njëjtën kohë, është e preferueshme që ilaçi të merret nga
goja, kurse në rast të përzierash ose të vjellash është mirë që ilaçi të
merret në rrugë retale apo me supozitore.

70. Një qetësues kolle

Mund
t’i jepet në rast se kolla është e thatë, e bezdisshme dhe jep
shqetësim në gjumin e foshnjës. Duhet theksuar që kolla gjithsesi është e
dobishme për organizmin, i cili me anë të saj eliminon sekrecionet nga
rrugët e frymëmarrjes. Në rast se kolla është e tipit aziatik qetësuesi i
saj është i kundërindikuar.

71. Flakon me pika për rrufën

Mund
të mbajmë solucion fiziologjik për të bërë lavazhe të hundës, që është e
indikuar sidomos në foshnjat që akoma nuk dinë të fryjnë hundën. Për
fëmijët pak më të mëdhenj mund të përdoren edhe pikat vazokostritore,
për një periudhë jo më shumë se 4-5 ditë dhe të përdoren vetëm në fazë
akute sepse “lirojnë” hundën dhe, nëse i jepen fëmijës para gjumit e
favorizojnë atë pozitivisht.

72. Një ilaç kundër të vjellave

E
vjella është një simptomë që shoqëron sëmundje të ndryshme. Zakonisht e
vjella kalon në mënyrë spontane por, nëse nuk kalon dhënia e një doze
Domperidone (ilaçi me më pak efekte anësore) mund të jetë në ndihmë.

73. Hydroxichloroquinën

Si
në shumë raste të tjera të provuara në mjekësi, një ilaç që ka efekte
të mira mbi një sëmundje mund të këtë efekt edhe mbi sëmundje të tjera.
Po kështu edhe me Hydroxichloroquinën, që në fillim është prodhuar si
ilaç anti-malarie. Në vitet 1950-1960 studimet e rasteve klinike treguan
se ky ilaç ishte efektiv gjithashtu edhe në trajtimin e artritit
reumatik. Hydroxichloroquina është më pak toksike dhe shkakton më pak
efekte anësore së ilaçet e tjera IASM. Por i duhet 3-6 muaj trajtim që
të fillojë të ketë efekt mbi sëmundjen dhe që të arrijë maksimumin e
vlerës terapeutike që ka i duhen plot 12 muaj. Gjithashtu organizmi e ka
të vështirë ta eliminojë këtë ilaç edhe pasi është pushuar trajtimi me
të. Ilaçi mbetet në organizëm edhe për 5 vjet që nga dita kur u pi
tableta e fundit e ilaçit. Në raste të rralla Hydroxichloroquina mund të
shkaktojë dëmtimin e Makulës, që është zona e syrit që rregullon
figurën.

74. Antibiotikët

Veprojnë
vetëm në rast të një sëmundje me origjinë bakterike. Në pediatri
shumica e sëmundjeve është me origjinë virale, ku edhe viruset mund të
japin temperaturë të lartë, prandaj prindi duhet të rezistojë nga
tundimit për t’i dhënë fëmijës antibiotik kur ai ka temperaturë duke
menduar se po e shëron.

75. KORTIKOSTEROIDET ME ANË TË AEROSOLIT

Ka
një tendencë tek prindërit në përdorimin e këtyre ilaçeve gjatë
sëmundjeve banale të rrufës duke menduar që dhënia me anë të aerosolit
është më e dobishme dhe më e padëmshme. Nuk është kështu: dobia e kësaj
mënyre është demonstruar vetëm në disa kushte patologjikë, dhe efektet
anësore, të lidhura më shumë tek dozat e tepërta që fëmija mund të
marrë, dhe jo vetëm, mund të jenë jo pak të rëndësishme.

76. ANTIINFLAMATORET

Nuk
shërojnë nga sëmundjet as parandalojnë përkeqësimin e gjendjes së
fëmijës në rast rrufe, dhimbje fyti, kolle, etj. Në veçanti nuk duhet
përdorur asnjëherë aspirina tek fëmijët, përveç atyre rasteve që
përshkruhet nga pediatri: mund të shkaktojë kompilikacione tek mëlçia
apo edhe truri.

77. PIKA PËR VESH

Për
dhimbjen e veshit më mirë të përdoret paracetamoli i cili ka edhe veti
kundër dhimbjës. Kjo pasi në rast të shpimit të timpanit (që ndodh
shpesh në rastet e otiteve akute) pikat në vësh mund të jenë të dëmshme.

78. ACIDI FOLIK

Acidi
Folik që ul nivelet në gjak të homocisteinës, a është i aftë të
reduktojë rrezikun kardiovaskular? Disa kërkues shkencorë anglezë kanë
bërë një studim, duke mbështetur idenë që ulja e nivelit plazmatik të
homocisteinës, sjell reduktimin e rrezikut kardiovaskular në 10–20 %.
Acidi Folik është një vitaminë e grupit B që merret me anë të dietës së
përditshme, dhe gjendet në natyrë tek bimët me gjithë jeshile.
Homocisteina rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskularë, duke dëmtuar
veshjen e brendshme të arterieve.

79. KAFEINA

Kafeina
(ose 1,3,7, trimetilxantina, është quajtur ndryshe edhe Teina), është
një alkaloid natyral që e gjejmë në bimën e kafesë, kakaos, çajit,
kolas, guaranas dhe matés, si dhe në pijet që prodhohen nga këto bimë.
Nga ana kimike është një xantinë dhe si e tillë ka veprim stimulues në
sistemin nervor qendror (eliminon përgjumësinë dhe aktivizon sensin e
kujdesit dhe të përqendrimit). Kafeina ka një efekt të lehtë diuretik
dhe një efekt modest enëzgjerues. Ajo ka një efekt irritues për mukozat e
stomakut. Efektet negativë nga mbidozimi janë: eksitimi, pagjumësia,
dridhjet e duarve, të përzierat, të vjella, rritja e diurëzes, e ritmit
të zemrës (takikardia) dhe ekstrasistola. Popullariteti i pijeve që
përmbajnë kafeinë (mbi të gjitha kafeja dhe çaji) e rendisin këtë
substancë psikoaktive më të përhapurën në botë.

80. SULFONILURET

Ky
lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mekin nga goja. Emra
të njohur që kanë në përbërje këtë ilaç janë minodiab dhe diabinese.
Këtu futet dhe Daunil (i njohur në Shqipëri). Këto lloj llacësh
stimulojnë pankreasin duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që
derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në
muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin
ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e
insulinës (pra sasi dhe jo cilësi). Kjo e zgjidh problemin përkohësisht
duke ulur nivelin e glukozës në gjak, por krijon një problem afatgjatë
sepse stimulon rritjen në peshë. Pra ky ilaç veçse sa rrit sasinë e
insulinës në gjak. Por disa diabetike e kanë nivelin e insulinës shumë
të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë
më tepër se normalja.

81. BIGUANIDET

Ilaçet
me këtë përbërje janë zhvilluar në vitin 1994. Ato veprojnë nga një
drejtim i ndryshëm në krahasim me sulfoniluret. Në vend që të rrisin
nivelin e insulinës ato ngadalësojnë sasinë e glukozës që prodhohet nga
mëlçia dhe zorrët e vogla ku tretet ushqimi. Këto ilaçe janë më të
përparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojnë rritje peshë ose
ndonjë sëmundje zemre. Por këto ilaçe megjithëse janë më të përparuara
kanë disa efekte anësore. Shkaktojnë problemë stomaku, diarre, ndjenjën e
ngopjes abdominale, etj. Njerëzit që vuajnë me zemër, mëlçi ose veshka
këshillohen të mos e marrin këtë ilaç. Ilaçi tipik që përmban biganide
quhet metformin.

82. ALFA GLUKOZË NDALUES

Disa
nga këto lacë si për shëmbull Acarbose, ngadalësojnë shpërbërjen e
sheqernave në zorrët e vogla duke ndërhyrë në enzimën me të njëjtin
emër, enzimën alfa glukozë. Kjo enzimë bën shpërbërjen e sheqernave që
ndodhen në ushqimet që hamë. Duke ndaluar këtë enzimë nga funksionimi
nuk bëjmë gjë tjetër veçse parandalojmë rritjen e sheqerit në gjak.
Efekte anësore: gazra dhe dhimbje të abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i
këshillohet veçanërisht të sëmurëve me ulcera ose kolitis, gjithashtu
shkakton punë të tepruar të mëlçisë që mund të shkojë në dëmtim të saj.

83. THISCOLIDINIDION

Ilaçi më i ri i dalë në treg. Emri në kutinë e ilaçit: rezulin.

Ky
është ilaçi i parë që ndihmon trupin që ta përdorë më mirë insulinën
duke stimuluar disa pjesë thithëse të indeve të ashtuquajturat
“vendkalimi” nëpërmjet të cilave glukoza hyn në qelizë nga gjaku. Nga
studimet e bëra në pacientët që përdorin këtë ilaç dhe ilaçin e parë
(sulfoniluret) rezultoi se megjithëse kishte ulje të glukozës përsëri
kishte rritje në peshën trupore. Ky ilaç ka efekte anësore kryesisht në
mëlçi, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje,
infeksion dhe dhimbje koke.

84. INSULINA

Insulina
është përdorur gjithnjë në diabetin Tipi 1, në njerëzit të cilët nuk
prodhojnë dot insulinë. Ndërsa në diabetin Tipi 2 insulina përdoret si
mundësia e fundit e mbetur. Në fakt rreth 29 % e diabetikëv të Tipit 2
mjekohen me injeksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti Tipi 2 me
anë të dietës dhe ushtrimeve fizike nuk duhet të arrijë në këtë pikë të
injeksionit të insulinës. Pacienti që ka arritur në atë fazë që duhet
patjetër injeksion insuline edhe sikur ta kuptojë më së miri rëndësinë e
dietës (perizës) dhe aktivitetit fizik, tashmë nuk gjejnë dot forca në
personalitetin e tyre që ta fillojnë luftën nga e para. Ata ja lënë çdo
gjë në dorë ilaçeve. Insulina e zbuluar më 1922 vepron shpejt, brenda
disa orësh pasi është marrë. Insulina detyron mëlçinë të ndalojë
prodhimin e glukozës dhe të fillojë përdorimin e saj, detyron muskujt të
thithin glukozën, bile në një farë shkallë detyron edhe qelizat e
yndyrës që të thithin glukozë. Ka shumë rëndësi sasia dhe momenti i
injektimit të insulinës. Me tepricë dhe niveli i glukozës ulet shumë
duke shkaktar hipoglicemi. Shumë pak nuk ja del që të detyrojë qelizat
të thithin glukozë. Pra është shumë delikat mënyra se si merret
insulina. E cila ka dhe efekte anësore që janë hipoglicemi, shtim në
peshë trupore dhe sëmundje gjaku.

88. MIOTENS

Tiocolchicoside.
Ampulë 4 mg/2ml. Ampula përmban 2 ml solucion: Përbërës aktiv:
Tiocolchicoside 4mg. Një kuti përmban 6 ampula për përdorim
intramuskular. Miorelaksant me veprim qendror. Tiocolchicoside sipas
disa studimeve ushtron një aktivitet selektiv agonist mbi receptorët
GABA-ergjike dhe glicinergjike. Kjo shpjegon efektin e Miotens si në
kontrakturat e tipit reflektiv, reumatizmale e traumatike, ashtu edhe në
ato spastike me origjinë centrale. Miotens nuk ndryshon as
lëvizshmërinë e vullnetshme, as aktivitetin e muskujve respiratorë. Nuk
ndikon në sistemin kardiovaskular. Në të gjitha patologjitë ku janë të
pranishme kontraktura të grupmuskujve dhe hipertoni muskulore si
tërheqje
muskulore, tortikolis, sindroma të dhimbshme post-traumatike ose
post-operatore. Sindroma të dhimbshme të kolonës vertebrore dhe të
artikulacioneve, artralgji, cervikobrakialgji, lumbalgji dhe
lumboiskialgji, dhimbje radikulare. Gjendjet spastike të hemiparezave me
origjinë vaskulare, traumatike, neoplazike, Morbus Parkison dhe
parkisonizmi medikamentoz.

89. AZATRIL

Azithromycin.
Përmbajtja e saj është 8 kapsula, Azitromicinë dihidratë, ekuivalent me
250 miligramë azitromicinë, niseshte gruri E 122 dhe substanca të tjera
ndihmëse. Mënyra e përdorimit bëhet me rekomandim të mjekut.

90. AMOKSIKLAV

Amcilinum/Acidum
Clavulanicum. Tableta të veshura me film 625 mg, në blister me 10
tableta. Përbërësit veprues janë Trihidrati i amoksicilinës dhe
klavulanat kaliumi. Për çfarë përdoret:

Çdo tabletë 625 mg
përmban 500 mg amoksicilinë në formën e trihidratit të amoksicilinës dhe
125 mg acid klavulanik në formën e klavulanatit të kaliumit. Amoksiklav
2x është një antibiotik i grupit të penicilinave (beta-laktamik). Ai
është një antibiotik me spektër të gjerë, me veprim baktericid (vrasës)
kundrejt baktereve të ndryshme, shkaktare të infeksioneve. Amoksiklav
përdoret për trajtimin e infeksioneve të mëposhtme: Infeksione të
rrugëve të sipërme të frymëmarrjes; infeksione akute dhe kronike të
kaviteteve paranazale (sinusit), infeksione të rrugëve të poshtme të
frymëmarrjes (bronkit, pneumoni), infeksione të traktit urinar;
infeksione të përziera të shkaktuara nga baktere gram negative, gram
pozitive ose mikroorganizma anaerobë, infeksione të gojës dhe dhëmbëve
(infeksione odontogenike).

91. Analgjezikët

Analgjezikët
janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë
shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta të
ngjashme me atë të dhimbjës së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte
anësore si ilaçet e tjera IAJS. Analgjezikët japin efekt shpejt,
zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri
në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe
dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale.
Acetaminophen, përbërësi aktiv që ndodhet në analgjezikët më të
përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si:
Anacin, execedrin dhe Tylenol. Acetaminophen nuk e irriton stomakun si
llacët IAJS, por duhet të kihet kujdes që të mos merret me ilaçe që
merren për hollimin e gjakut. Gjithashtu nuk duhet të pihen pije
alkoolikë shpesh, pasi kjo shkakton që ilaçi të dëmtojë mëlçinë kur
pihet alkool rregullisht.

92. Ilaçet e quajtura COX-2

Nëse
ju keni probleme me stomakun, ju mund të përdorni ilaçet COX-2. Këto
ilaçe ulin dhimbjet dhe kanë më pak efekte anësore se aspirina dhe
ilaçet IASM. Ky ilaç ndikon në enzimën që prodhon trupi që është
përgjegjës për dhimbjen dhe inflamacionin. Ilaçi i tillë që është
aprovuar nga ministria amerikane e shëndetësisë quhet Celecobix dhe në
dyqan e gjeni me emrin celebrex, përdoret 200-400 mg në ditë. Pra ky
ilaç ka përparësinë se nuk dëmton mukozën e stomakut, siç bëjnë ilaçet e
tjera që merren kundër dhimbjës (IAJS).

93. SULFASALAZINË

Ky
ilaç është prodhuar për të mjekuar kolitin dhe “sëmundja e kron-it”. Më
shpesh përdoret për trajtimin e formave të lehta të artritit reumatik.
Dhe me sa duket vepron si methotrexate, pra duke shtypur disa pjesë të
sistemit imunitar. Sulfasalazine kombinon salicilate (salicylates) dhe
sulfa, nuk u rekomandohet atyre me alergji ndaj përbërësve të sulfa-s.
Gjithashtu mjekimi ka efekte anësore si shqetësime gastrointestinale, të
vjella, dhimbje koke, plasaritje lëkure. Në raste shumë të rralla mund
të ndikojë në numrin e qelizave të bardha të gjakut. Mund të ndikojë në
efektshmërinë e spermës, gjë që normalizohet me ndërprerjen e ilaçit.

94. AZATHIOPRINE

Hyn
tek ilaçet që shtypin sistemin imunitar (immunosuppressive). Në
fillimet e veta është përdorur për të parandaluar mospranim që i bën
organizmi organeve të transplantuara. Më pas Azothioprine u përdor në
njerëzit me artrit reumatik tek të cilët ilaçet e tjera më popullore nuk
kanë pasur asnjë rezultat. Ashtu si ilaçet e tjera IASM, edhe ky ilaç
është i vonuar në dhënien e efekteve të tij. Mund t’i duhen deri në 3
muaj që të fillojë të japë efektet e para dhe deri në 6 muaj që të japë
efektin maksimal. Ka disa efekte anësore, si: marramendje, të dukët
sikur do vjellësh. Meqë sulmon sistemin imunitar zvogëlon aftësinë e
organizmit për t’u mbrojtur nga infeksionet e jashtme, si: gripi,
ftohje, etj. Para se të merrni këtë ilaç merrni parasysh avantazhet dhe
disavantazhet që sjell përdorimi i ilaçit.

95. CYCLOSPORINE

Ashtu
si Azothioprine edhe Cyclosporine është ilaç që shtyp sistemin imunitar
(immunosuppressive) që është përdorur për të parandaluar mospranimin që
i bën organizmi organeve të transplantuara. Cyclosporine mund të mund
të shkaktojë efekte anësore që fillojnë me rritje të tepruar të qimeve
dhe me rritjen e tensionit të gjakut e deri tek probleme më seriozë, si:
jofunksionim (dysfunction) të veshkave. Nuk u rekomandohet atyre që
vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të veshkave dhe
mëlçisë. Ky ilaç përdoret tek ata njerëz ku ilaçet e tjera nuk kanë
patur efekt.

96. GOLD SALTS

Ky
ilaç ul aktivitetin e artritit reumatik, por se si vepron saktësisht
nuk dihet. Që kur ky ilaç u përdor në fillim e deri tani, ky ilaç nuk
përdoret më aq shpesh si edhe më parë. Ilaçi ekziston si tabletë, edhe
si injeksion. Efektet anësore përfshijnë: diarre, plasaritje lëkure,
irritim të gojës. Gjatë trajtimit me këtë ilaç duhet të bëhen
rregullisht analizat e gjakut dhe urinës për të kontrolluar nëse ka
toksicitet.

97. KORTIKOSTEROIDET

Këto
ilaçe janë prodhime sintetike që imitojnë hormonet e prodhuara nga
gjëndrat e adrenalinës, të cilat ndodhen pranë veshkave.
Kortikosteroidet japin ulje të menjëhershme dhe të fuqishme të
inflamacionit tek njerëzit që vuajnë me artrit reumatik. Këto përdoren
më tepër në rastet e krizave kur dhimbja është e madhe. Jepen në formë
tabletash ose injeksionesh. Ato mund të përdoren bashkë me ilaçet IASM
deri në momentin që ilaçet IASM fillojnë të japin efektin e tyre (siç e
pamë më sipër ilaçet IASM vonojnë me muaj deri sa të japin efektin e
tyre). Ilaçi më i përdorur nga ky grup llacësh është Prednisone, por ka
edhe shumë të tjerë.

98. TETRACIKLINA

Ilaçet
e kësaj familje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik.
Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar
infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë.
Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se
tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të
caktuara të sistemit imunitar, si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën
ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksicikline (doxycycline) dhe
minocikline (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së
tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së
fytyrës (acne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e
osteoarthritis dhe artritit rëumatik.

99. MODIFIKUESIT E KUNDËRPËRGJIGJES BIOLOGJIKE

Njihen
ndryshe si “agjentët biologjikë”. Kjo kategori e re ilaçesh vepron në
qeliza të caktuara të sistemit imunitar të cilat janë përgjegjës për
shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë
efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga
mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë ndryshe
edhe “bomba inteligjente”. Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori
në fushën e trajtimit të artritit reumatik, jo vetëm se po jep
rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e
re mjekimi. Deri tani janë aprovuar dy lloje ilaçesh të tilla për
përdorim të gjerë: Etanercept (emri në farmaci: Enbrel) dhe Infliximab
(emri në farmaci: Remicade)

100. ETARNECEPT (ENBREL)

Ky
ilaç vepron mbi faktorin tumor-nekrotik që shkurtimisht do e quajmë
FTN. FTN luan rolin kryesor në procesin e ënjtjes dhe dhimbjes së
kyçeve. FTN është një Citokinë, një lloj proteinë që ndihmon në
rregullimin e funksioneve të shumë qelizave përfshi ato që shkaktojnë
inflamacionin e kyçeve. Ilaçi ekziston në formë injeksioni dhe merret dy
herë në javë. Pluhurin duhet ta ruani në frigorifer (jo tek akulli).
Avantazhet e ilaçit: ky ilaç përdoret në njerëzit ku llacët e tjera
anti-reumatike, sëmundje modifikuese nuk kanë pasur efektet e
dëshiruara. Gjithashtu, ilaçi mund të rekomandohet të përdoret edhe para
se ilaçe të tjera të jenë përdorur. Rezultatet janë të kënaqshme. Në
60-70 % të rasteve që janë trajtuar me këtë ilaç pacientët kanë pasur
një lehtësim të theksuar të ënjtjes dhe dhimbjeve në kyçe. Efektet vijnë
shpejt në më se dy javë dhe i duhet 3 muaj që të japë efektin maksimal./Gazeta Shëndeti

Related posts:

Ja dy enzimat që rrisin shpresën për frenimin e kancerit të pankreasit
Çka është Teknologjia?
Kërkohen pjesëmarrës për studim shkencor
Skandaloze: Punëtorët e statistikave kaferojnë ndërsa punët e tyre ua ngarkojnë mjekëve dhe infermie...
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadorin ...
E turpshme: Kalon amandamenti që shpërblen zv/ministrat me pagë edhe pas përfundimit të mandatit
Frymëzimi në kohën e karantinës
Ja sa mjekë kanë kërkuar të largohen nga Maqedonia brenda vitit 2019
5 arsye pse duhet t'a lini duhanin!
Shifrat alarmante, Elson Jacaj: 7 mijë infermierë të larguar në total
Të dashur qytetarë, Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën; Jemi me të ngarkuarit...
Kirurgët meritojnë përkrahje të plotë në realizimin e kërkesës së tyre për rritje të rrogës
Klinika ku punojnë 7 shqiptarë të Kosovës, ndër 10 klinikat më të mira në Gjermani për trajtimin e i...
Mungesa e vitaminës D është shumë e përhapur dhe shumë e rrezikshme
Sugar alters brain chemistry after only 12 days
Ja Mjekët e cilit Spital po protestojnë!
Viscerit
Mjeku shqiptar nga Frankfurti: Pas dy vitesh do të qeshim me frikën tonë nga COVID-19
Drejtori i Policisë: Më shumë se 100 policë kanë probleme serioze shëndetësore
Valla bre e kishit pas dasht shumë këtë Kosovë!
Arsyet kryesore për shëndetin përse nevojitet të hani vezë çdo ditë – Gazeta Koha Jone
Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit
Basri Lenjani: shumica e rasteve që udhëzohen për në Emergjencë mund të trajtohen nga mjeku familjar
Pajisjet Android spiunojnë përdoruesit
Kosova po shkon drejt krizës për ujë të pijshëm
Skandaloze:Specialistët e Spitaleve Rajonale i udhëzojnë rastet e rënda te Specializantët e QKUK-së
Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kj...
Kirurgu shqiptar zbulon instrumentin e veçantë i cili do të përdoret në tërë botën
Ismaili: Rrezikshmëri e ulët për coronavirusin në Kosovë
Gazeta "Infermierët" do të botohet edhe në formë të shkruar
Një në katër mjekë, ose 32.9% e mjekëve në Zvicër janë të huaj, mes tyre shqiptarë
Hetohet gjinekologu i Prizrenit, dyshohet për lëndim të foshnjës gjatë lindjes
Kirurgët janë pasuri kombëtare e një shteti!
A janë reale epidemitë e viruseve?
Çka është Dialogu Social?
Austria: 500 milionë euro ndihmë për bizneset e gastronomisë
Deputeti i VV’së: Mos pritni mrekulli
Befason Epidemiologu: Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në Shqipëri
Muzetë e Vjenës rihapen, hyrja falas në disa prej tyre
Dr.Haxhi Avdyli: nga nesër shumë punë na presin
Aba - Fjalor i gjuhës shqipe
Ismaili: Profesionistë shëndetësorë duhet t’i marrin pagat ma rritje
Ja cilat janë ushqimet që shërojnë migrenën
Greva e Kirurgëve nuk ka të bëj aspak me politikë
Tre ditë pa asnjë të vdekur nga koronavirusi, shtohen të shëruarit
Ja sa para i shpenzon populli i Kosovës për shërim në shtetet fqinje
Vetë shteti i detyron mjekët të ikin në Gjermani
Masat disiplinore për shkeljen e detyrave të punës
Ja çka do të ndodh vitin e ardhshëm me sigurimin shëndetësor
Mjekët janë me koeficientin më të lartë të inteligjencës
Gazetari i RTK-së përkrah fuqishëm grevën e Kirurgëve
Kosovarët me viza pune austriake, mbesin në Kosovë
Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë
Mediat "peshkojnë" vetëm shembujt negativë për Mjekët
Edhe në Qendrën e Studentëve sot pashë nga pranë masat që janë marrë për t’u kujdesur për kosovarët ...
Shkaktohet prej celularit, kjo është sëmundja që po prek gjithë njerëzimin
Në QKMF dhe Emergjencë (Mjekësi Familjare) shkelen të drejtat e punëtorëve
Aspirina
Vetëvendosja s'po e lë vdekjen m'u bë LAJM. Kryeministër, i kofsh' fal situatës se ...
Koronavirus në muret e së gjithë botës, sipas versionit të ‘street artist’ |Revista Monitor
Pamje magjepse të “Liqenit të Batllavës” të shkrepura nga Arian Mavriqi
Çka janë Lipidet në gjak?
Mangoja mbron lëkurën dhe flokun tuaj
661 mjekë specialistë në Kosovë, që nga viti 2017 s'janë bërë specializime
850 doktorë shqiptarë në Gjermani, shumica e tyre në frontin e parë
Abuzimi emocional - Çka është, si manifestohet dhe cilat janë shenjat?
Versacion
prej 1 maj “Wizz Air” planifikon të rifillojë fluturimet prej Vjena
SHTATË TË SHËRUAR DHE PESË RASTE ME COVID-19! Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Mo...
𝗙𝗦𝗦𝗛 𝘇𝗼𝘁𝗼𝗻 𝟯𝟬,𝟬𝟬𝟬 𝗘𝘂𝗿𝗼 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗘𝗿𝗶𝗼𝗻 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗻𝗶𝗸𝗮𝗷𝘁
TRAJNIME FALAS PËR INFERMIERËT E PAPUNË
Ja maska “rinuese” me niseshte për fytyrë
Amerikë: Dyshohet se një kosovar është prekur nga koronovirusi
Mjekja nga Kosova shpëton turisten në Velipojë
Ethmoid sinusitis: Causes, symptoms, and treatment
Aba - Sinonimet e gjuhës shqipe
Disa gazeta shpifin dhe manipulojnë me kërkesën e Kirurgëve
Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim,...
Blerta Hamolli, mjekja heroinë e Urgjencës së Spitalit Ushtarak
Ish-shefi i Mossad, Tamir Pardo, bashkohet me startapin e kanabisit mjekësor Cann10
Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor
Gazeta Express dhe Gazeta Shneta sërish plasojnë fake news kundër mjekëve shqiptarë
Mjekët kërkojnë rrugën për pavdekësinë: Dihet kur do të bëhet transplantimi i parë i kokës
Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr.Rrustem Musa nuk shpenzoi asnjë euro për udhëtime zyrtare e telef...
A po i ndal Koronavirusi shkarkimet në Shëndetësi?
Ky burrë ka shëruar 5 mijë njerëz nga kanceri për 90 ditë, luftoi kundër qeverisë dhe doktorëve e ko...
Basri Lenjani: Spitalet Rajonale po i përcjellin krejt te ne, edhe pse munden me u trajtu në to
Specialistja më e re e Endokrinologjisë
OBSH kërkon nga shtetet të përgatiten për koronavirusin
King Chulalingkorn Memorial Hospital Bangkok THAILAND
Pashkët, si festë unike, na kujtojnë rëndësinë e sakrificës, si një nga vlerat më të larta njerëzore...
ProCredit Bank, dhuron 25 mijë euro donacion me masa mbrojtëse kundër Covid-19 ProCredit Bank, ka dh...
Kaq do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve
Çka është kutia e Pandorës?
Të jesh studente e mjekësisë!
Pacientja e falenderon publikisht Kirurgun Dr.Enver Fekaj
Mjegull e ngrica në dy ditët e ardhshme në tërë Kosovën
Britania kërkon Mjekë dhe Infermierë, lehtësohen procedurat
Qytetarët kanë filluar të ndjejnë panikun për Coronavirusin, s’ka maska mbrojtëse
Zonat e parkimeve afatshkurtra rikthehen në Vjenë dhe Salzburg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja sa dënohet marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit

Mon Mar 25 , 2019
Neni 197 1. Personi zyrtar, i cili duke keqpërdorë detyrën apo autorizimet e tij, e përdorë forcën apo kanosjen serioze ose mjete apo mënyra të tjera të ndaluara me qëllim të detyrimit të të dyshuarit, të pandehurit, dëshmitarit, ekspertit apo personit tjetër për të dhënë ndonjë deklaratë, dënohet me burgim […]