Ja cili është problemi i mjekësisë në Shqipëri


Shqiperi

Shkruan: Dr.Gerald Kola

Problemi i mjekësisë në Shqipëri është tek marrëdhënia e mjekut me pacientin.

Kur pacienti jep para kesh (nën-dorë) për shërbimin që i bën mjeku, aty nis dhe mbaron çdo gjë.

Pacienti të ka blerë, të sheh si shërbëtor, pa dinjitet, madje edhe kur nuk të ka dhënë akoma paratë, apo ka vendosur të mos të paguajë për shërbimin që pret prej teje.

Tashmë është krijuar mentaliteti që, mjekët kështu e duan…

Zgjidhja dihet, duhen ndryshime rradikale në sistemin shëndetësor, siç është vetë-financimi i spitaleve. Në këtë mënyrë, çdo pacient që do të kurohet në spital, duhet të paguajë faturën një për një, që nga hoteleria, mjekimet, mjekët, infermierët etj.!

Pastaj të shkojë me faturën tek sigurimi i tij shëndetësor dhe të marrë mbrapsht paratë e paguara.
Nëse nuk zgjidhet kjo situatë, sharjet, grushtat dhe shkelmat do të shtohen nëpër institucione për personelin shëndetësor, derisa të ngelen vetëm veterinerët që do të përballen me tufat…

59 / 100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!