Ja kur konsiderohet se Gjyqtari ka kryer shkelje disiplinore!

Ja kur konsiderohet se Gjyqtari ka kryer shkelje disiplinore!





LIGJI Nr. 06/L – 057 PËR PËRGJEGJËSINË DISIPLINORE TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

Neni 5
Shkeljet disiplinore për gjyqtarë
1. Gjyqtari kryen shkelje disiplinore nëse ai ose ajo: 
1.1. dënohet për një vepër penale;
1.2. shkel ligjin, ose
1.3. shkel detyrat e tij zyrtare si gjyqtar.
2. Shkelje e detyrave të gjyqtarit, sipas këtij ligji, përfshin veprimet e mëposhtme, në qoftë se gjyqtari i kryen me dashje ose nga pakujdesia e rëndë:
2.1. kryen detyra zyrtare duke mos respektuar parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore duke vepruar me paragjykime në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal të palës në procedurë;
2.2. nuk i trajton siç kërkohet me ligj palët në procedurë, përfaqësuesit e tyre, dëshmitarët, dhe pjesëmarrësit e tjerë në procedurë;
2.3. u komunikon personave të paautorizuar informata jo-publike të marra gjatë kryerjes së detyrës zyrtare;
2.4. pranon çfarëdo lloj dhurate ose shpërblimi që mund të çojë ose duket se çon në ndikim të paligjshëm në vendimet dhe veprimet zyrtare;
2.5. keqpërdor pozitën zyrtare në çfarëdo forme për përfitime të paligjshme për veten ose personat e tjerë ose për qëllime tjera në kundërshtim me ligjin;
2.6. nuk raporton rastet e përjashtimit të mundshëm nga procedura kur kërkohet me ligj;
2.7. në vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj;
2.8. përfshihet në çfarëdo komunikimi ex-parte, lidhur me lëndët;
2.9. ndërhyn në veprimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë me qëllim të ndikimit në aktivitetet dhe vendimet e tyre në çfarëdo mënyre të ndaluar me ligj;
2.10. bën deklarata publike gjatë procedurave që janë duke u zhvilluar e të cilat mund ose duket se ndikojnë negativisht në gjykim të drejtë dhe trajtim të barabartë të palëve në procedurë ose të cilat mund të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e gjykatës, apo i komunikon informata publikut rreth përbërjes së paneleve gjyqësore, dëshmive dhe vendimeve që kanë të bëjnë me ndonjë rast, përveç nëse zbulimi i një informacioni të tillë kërkohet me ligj;
2.11. kryen ndonjë funksion, detyrë ose shërbim, merr ndonjë përgjegjësi ose angazhohet në ndonjë aktivitet, kandidon ose zgjidhet në ndonjë funksion apo detyrë që është në kundërshtim me detyrat e gjyqtarit sipas kushtetutës, ligjit për gjykatat dhe kodit të etikës profesionale për gjyqtarë;
2.12. në vazhdimësi nuk merr pjesë në procedurat disiplinore dhe nuk i përgjigjet hetimeve disiplinore, përveç në rastet kur lejohet me ligj;
2.13. ofron informata të rrejshme ose çorientuese në çështjet që ndërlidhen me procedurat disiplinore dhe procedurat administrative gjyqësore, përfshirë ngritjen në detyrë dhe transferimet;
2.14. në vazhdimësi nuk merr pjesë, pa justifikim të arsyeshëm, në programet e detyrueshme trajnuese të përcaktuara me ligj ose me rregulloret dhe politikat e këshillit;
2.15. përfshihet në sjellje, qoftë kur është në detyrë apo privatisht, të cilat dëmtojnë reputacionin e gjykatës ose mund të dëmtojnë besimin e publikut në paanshmërinë ose besueshmërinë e gjyqësorit;

loading...
2.16. anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *