Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Kosovë

Burimi: Profili në FB i Dr. Salih Krasniqit

PLEJADA E KIRURGËVE TË PËRGJITHSHËM –ABDOMINAL TË KLINIKËS SË KIRURGJISË QË NGA THEMELIMI I FAKULTETIT TË MJEKËSISË 1969 DERI MË SOT

Lista e kirurgeve te kirurgjise se pergjithshme sipas moshes qe nga themelimi i Fakultetit te Mjekesise 1969 e deri me sot.

Fillojm me kirurgun e pare shqiptar ne Kosove me Prof.dr. Sami Beqiri
1. Prof.Dr.Sami Haxhibeqiri

U lind me 7 Qeshor 1933 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm në Prishtinë.
Fakultetin e Mjekësisë e regjistroi në Univerzitetin e Shkupit ku dhe diplomon ne Nentor 1959. Gjatë studimeve burgoset disa here rradhazi si anëtar i Shoqatës Kulturore “Emin Duraku” nga Shkupi herën e parë në vitin 1951.
• Specializimin nga lënda e Kirurgjisë Përgjithshme e kreu në Beograd ku
me 7 Nëntor të vitit 1965, me që rast edhe bëhët Kirurgu i parë Shqiptarë në ish-Jugosllavi.
• Si specialist i Kirurgjisë së përgjithshme në vitin 1968 bëhet për së pari herë në Kosovë kryeshef i parë Shqipëtar i ndonjë reparti mjekësore në institucione spitalore e në këtë rast i kirurgjisë në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës.

Me hapjen e shkollës së parë të mesme të mjekësisë në gjuhen shqipe ne Kosove zgjedhet edhe mësimdhënës I këtij institucioni dhe atë që nga viti 1966 duke dhënë mësim në gjashtë lëndë mësimore.
Për arsye të aftësimit të mëtutjeshëm profesional në Kirurgjinë Torakale shkon për edukim të ri specialistik në Sremska Kamenice dhe atë gjatë viteve 1969-1970 ku punoi me profesorët me eminent të ish-Jugosllavise të kirurgjisë torakale , Prof.Dr.Ivan Fajgel, Doc.Ervin Ginsberg. Aftësimin profesional në këtë fushë e vazhdoji në Akademin Ushtarake -VMA në Beograd tek Akademiku imirënjohur Prof.dr.Isidor Papa ku dhe me 26-Shtator të vitit 1972 kreu specializimin e dytë atë të Kirurgjisë Torakale dhe bëhet Kirurgu i Parë Shqipëtar në fushën e Kirurgjisë Torakale në ish Jugosllavi.
• Në vitin 1970 zgjedhet si ligjerues I lëndës së Kirurgjisë dhe është një nga themeluesit e Fakultetit te Mjekësisë në Prishtinë.
• Ne vitin 1973 bëhet drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovice dhe atë për së pari herë në historinë e Kosovës që zgjitdhet ndonjë Shqiptar I ndonjë institucioni shëndetësor pas luftës të vitit 1945.
Në vitin 1973 kur edhe e mori udhëheqjen e këtij institucion në spital ishin të punësuar 8 serb e një shqipëtar, ku deri ne vitin 1980 struktura e punëtorëve u ndryshua dhe atë ne të punësuar 8 shqipëtare e një punëtor serb. Gjatë kësaj peridhe u largua një numër i madh i mjekëve Serb nga Mitrovica për në Beograd,e për këtë gjendje u akuzua dhe fajësohej Dr. Samiu duke u bërë publikime edhe në shkresat e ndryshme të gazetave të asaj kohe si Vecernje Novosti, Politika ,Danas etj
Gjate kësaj peridhe Dr.Samiu krijoi edhe plejaden e parë të kirugëve Shqipëtar që kanë kryer fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

• Gjate trazirave të vitit 1981 Dr.Sami Haxhibeqiri haptazi shkoi nëpër vende e fshatra duke ju ndihmuar të plagosurëve nga demostratat e vitit 1981 dhe si pasojë e kësaj përjashtohet nga partia komuniste.

Me udhëzimin e udheheqësve komunal të asaj kohe në Mitrovicë dhe për arsye parapërgatitjes së burgosjes bënë kërkesën për transferim nga spitali I Mitrovicës në Kl.e Kirurgjisë Torakale në QKUK-në Prishtine posa aty punonëte edhe si mësimdhënës në lëndën e Kirurgjisë afër Fakultetin e Mjekesisë.
• Gjate periudhës se veprimit te tij profesional ishte autor i 45 punimeve
profesionalo-shkencore të botura në botë dhe në vend.
Përfaqësoi Kosovën në kongreset e kirurgjisë në nivel ndërkombetar me trajtesa shkencore nga lëmia e kirurgjisë së përgjithshme edhe asaj torakale si në Moske, Paris, San Francisko, Peking, Tokio, Amsterdam etj.
• Në vitin 1989 ishte njëri nga nënshkruesit e peticionit të 215 intelektualeve Shqiptarë të Kosovës.
• Me 11 gusht te vitit 1990 u suspendua nga puna si i pari punonjës i
QKU-ës në Prishtinë dhe atë nga pozita e zëvendës drejtorit të Klinikës së Kirurgjike.
• Gjatë punës së tij si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtine provimin nga lënda e kirurgjisë e kaluan 1127 student, përkatësisht mjeke.
• Me fillim te vitit 1992 themeloi Ambullacen Popullore Dr.Sami Haxhibeqiri
me mbështetje financiare nga shoqata “Minatori” nga Zvicra ku u bënë shiqime specialistike të të gjitha profileve për popullaten e rajonit të Mitrovicës dhe atë pa kurrfare kompenzimi. Gjatë një viti në këtë ambullantë u bënë 150,000 shiqime specialistike të profileve të ndryshme, ku kontribut dhanë shumë kolegë mjekë (nxënësit) e Dr.Samiut.
• Dr. Samiu dha ndihmen e tij profesionale, kombëtare, humanitare e patriotike
në të tëra territoret e Kosovës. Ai ishte i pari specialist kirurg me përvoj që shkoi n ë Drenicë për ti ndihmuar populatës dhe ushtarëve të UCK.
• Dr.Sami Haxhibeqiri ishte njëri ndër themeluesit e Spitalit Ushtarak në Likovc.
• Dr.Sami Haxhibeqiri ishte koordinatori në Ambullacën e Shoqatës
bëmirëse “Nëna Tereze-për regjioni e Mitrovicës.
• Dr.Sami Haxhibeqiri bashkëthemeloi edhe ambullacën ushatrake në Z.O.të Shalës të Bajgores, ku punoi deri ne momentet e fundit te jetes se tij.
• Në një gjendje shumë vitale dhe me elan për punnë si dhe për cudi të bashkëluftëarëve të vetë, Dr.Samiut pas pesë ditëve të qëndrimit në Z.O.të Shalës , kthehet në shtëpi dhe të nesërmen është gjetur ne gjendje komatoze në shtëpi e tij dhe është transferuar për trajim të mëtutjeshëm mjekësor me që rast mjekët trajtues konfirmuan së bëhet fjalë për helmim me injekcion dhe ai pasojë e këtij helmimi vdiq me daten 17.09.1998.
• Dr.Sami Haxhibeqiri ishte fitues i shumë dekorateve dhe medaleve si dhe mirënjohjeve në nivel federative për kontribut dhënë shkencës dhe shëndetsisë.
• Fakulteti I Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1999 themeloi cmimin për Etikë Mjekësore që të mbanë emrin e :Prof.Dr.Sami Haxhibeqiri” me që rast për disa vite u ndanë këto mirënjohje por pastaj kjo traditë u ndërprerë.
• Pas lufte Kuvendi komunal I Mitrovicë beri disa lloje dekorime për veprën e tij.
• U vendos pllaka ku u themelua dhe ishte ordinanca “Dr.Sami Haxhibeqiri” si dhe u zgjodh që Spitali I Përgjithshëm i Mitrovicës ta mbanë emrin e kirurgut të parë Shqipëtar të Kosovës si dhe pishtarinë e Mjekësisë Kosovare atë të
“Dr.Sami Haxhibeqiri

Lista e kirurgeve te kirurgjise se pergjithshme sipas moshes qe nga themelimi i Fakultetit te Mjekesise 1969 e deri me sot.
Lus te gjithe kirurget qe te shkruajne ne CV (autobiografi) me fotografi,   per ata qe nuk jane gjalle te marrin informata prej familjareve dhe te kompletojme te dhenat per te gjithe. Me respekt dr. Salih Krasniqi.
P.S. nese eshte bere ndonje leshim kerkoj te me shkruani.

1. dr. Sami Beqiri
2. dr. Ali Zatriqi
3. dr. Muhamet Guguli
4. dr. Muharrem Gashi
5. dr.Gazmend Shaqiri
6. dr.Zejnel Kelmendi
7. dr. Riza Binishi
8. dr.Sadri Bajraktari
9. dr. Adnan Shabani
10. dr.Samedin Haxhijaha
11. dr.Shaban Hasi
12. dr.Agim Sharku
13. dr.Avdyl Krasniqi
14. dr.Dalip Limani
15. dr.Mehmet Maxhuni
16. dr. Fazli Zyferi
17. dr.Ramadan Jashari
18. dr. Rifat Bajrami
19. dr. Ismet Shaqiri
20. dr.Ymer Aliu
21. dr.Salih Krasniqi
22. dr.Adem Rrusta
23. dr. Preveza Abrashi
24. dr.Skender Shabani
25. dr. Kushtrim Gashi
26. dr. Imri Vishi
27. dr. Faton Hoxha
28. dr. Arsim Latifaj
29. dr.Fadil Beka
30. dr.Besnik Bicaj
31. dr.Ilir Kafexholli
32. dr. Floren Kavaja
33. dr.Ekrem Sejfiu
34. dr.Isuf Zekaj
35. dr. Valdet Rexhepi
36. dr.Skender Zatriqi
37. dr. Enver Fekaj
38. dr. Shemsedin Hashani
39. dr. Sabri Tmava
40. dr. Ilir Fazliu
41. dr. Afrim Tahiri
42. dr.Besim sermaxhaj
43. dr. Naser Plakolli
44. dr. Arbër Morina
45. dr. Vesel Skenderi
46. dr. Lulzim Salihu
47. dr.Skender Murati
48. dr.Ferat Sallahu
49. dr. Xhevdet Tahiraj
50. dr.Dafina Mahmutaj
51. dr. Bedri Braha
52. dr.Rrustem Musa
53. dr. Astrit Hamza
54. dr.Halil Tanaj
55. dr.Arsim Çerkinaj
56. dr. Armend Xhemajli
57. dr. Ali Devaja
58. dr.Valon Zejnullahu

Related posts:

Sylejman Rexhepi - Biografia
Armend Zemaj - Biografia
Gazmend Bojaj - Biografia
Reduktohet stafi në klinikat e QKUK-së
Simë Dobreci - Biografia
Gani Bajraktari - Biografia
Mybera Ferizi - Biografia
Gazetari i njohur falenderon Kirurgët Abdominalë
Sabjan Memishaj - Biografia
Skender Shabani - Biografia
Imri Vishi - Biografia
Fadil Beka - Biografia
Salih Krasniqi - Biografia
Rafet Abazi - Biografia
Besim Morina - Biografia
Arsim Morina - Biografia
Istref Plakolli - Biografia
Hilmi Dauti - Biografia
Frederik Shiroka - Biografia
Cen Bytyqi - Biografia
Basri Sejdiu - Biografia
Gazmend Shaqiri - Biografia
Rifat Latifi - Biografia
Lul Raka - Biografia
Basri Lenjani - Biografia
Arben Vitia - Biografia
Uran Ismaili - Biografia
Ogerta Manastirliu - Biografia
Albin Kurti - Biografia
Dr. Safet Beqiri - 1955-2020 - Biografia
Prof. Dr. Nexhmi Hyseni - Themelues i Kirurgjisë moderne kosovare
Ja kush ishte njëri nga kirurgët e parë torakal në Kosovë
Ja kush ishte Kirurgu i parë shqiptar në Prizren
Riza Binishi - Biografia
Kirurgu i shquar dhe njëri prej kontribuesve më të mëdhenj për zhvillimin e Mjekësisë në Kosovë
Ja çfarë metode e re e operacioneve po aplikohet në Kirurgjinë Torakale!
Sa është i rrezikuar Kirurgu nga sëmundjet vdekjeprurëse gjatë punës së tij?
Kirurgjia, mbreti dhe mbretresha e Mjekësisë
Unë jam Kirurg!
Ekskluzive: Një pjesë e Kirurgjisë Vaskulare i bashkangjiten Grevës së Kirurgëve
Historia e një foto që ndryshoi botën
Kirurgu Shqiptar kryen ndërhyrjen e rrallë kirurgjike
Kirurgu Shqiptar që bëri 13 mijë operacione në Gjermani
Dr. Shiroka, Kirurg me përmasa europiane dhe botërore
Dr. Osman JONUZI, babai i Kirurgjisë dhe Gjinekologjisë Shqiptare, themeluesi i spitalit të Tiranës ...
Kirurgu shqiptar me famë botërore
Pacientja falenderon pa masë Kirurgun Naser Plakollin dhe ekipën kujdestare
Dr.Isuf Dedushaj: Mjeku shqiptar me 112 punime shkencore dhe gjashtë tekste universitare të publikua...
Kirurgu shqiptar zbulon instrumentin e veçantë i cili do të përdoret në tërë botën
Ortopedi i cili ka trajtuar një rast të veçant kirurgjik
Mjeku shqiptar i cili fitoi çmimin Nobel për Mjekësi
Dr. Leonard Bytyçi reagon ndaj postimit të Adriatik Kelmendit
24 vite shkollim për t'u bërë Kirurg por paga më e vogël se e një pastruesi
Kërkesat minimaliste të Kirurgëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Skandaloze: Pacienti nga Malisheva udhëzohet direkt për Prishtinë pa u dërguar fare në Spitalin e Gjakovës për kontrollë

Tue May 7 , 2019
Faqja në Facebook “Udhëzime pa kritere” ka postuar një udhëzim në të cilin shihet se si pacienti është udhëzuar direkt për QKUK pa u kontrolluar fare në Spitalin e Gjakovës. Kjo është një shkelje e rëndë protokolare dhe hierarkike. Për më shumë shihni postimin e plotë të kësaj faqe. Postimi […]