Ja pse ikin mjekët në Gjermani


Shkruan : Dr. Fahri Beqa

loading...

Tani edhe pyesin pse mjekët ikin për në Gjermani.
Ja pse ikin:
– klinikat në Gjermani të ofrojnë pagë të dinjitetshme nga dita e parë e specializimit (të ofron siguri ty dhe familjes tënde),
– të ofrojnë të gjitha sigurimet profesionale dhe private shëndetësore dhe juridike,
– klinikat në Gjermani të ofrojnë specializim superkualitativ – dhe specializanti bëhet specialist i një fushe në kuptimin e plotë të fjalës,
– të ofrojnë edhe plot beneficione të tjera (banimi, udhëtimi, çerdhet për fëmijë etj.),
– klinikat në Gjermani të ofrojnë edhe trajnim kontinual profesional
– të ofrojnë punë shkencore për t’u zhvilluar në karrierë.

A do të jesh apo jo i suksesshëm varet vetëm nga angazhimi yt.

Ndërsa në Kosovë mjeku në specializim duhet të ketë një punë të dytë për të financuar një specializim që fare nuk mund të krahasohet me atë në Gjermani. Nuk ke kurrfarë sigurimi as shëndetësor, as për ushtrimin e profesionit, e as juridik.
Suksesi yt nuk varet nga ti por nga intrigat që bëhen në prapaskenë nga “shefat” e tu.
Për të krijuar familje as që guxon të mendosh.

Sot kemi disa qindra mjekë kosovarë në Gjermani, nesër do të jenë me mijëra. Dhe krejt kjo si rezultat i politikave të gabuara shëndetësore. Turp jo vetëm për politikanët imbecil por edhe për kolegët e pafytyrë e inkompetent që gjenden nëpër komisionet e Ministrisë së Shëndetësisë për çështje të specializimit.
Dhe mos e përdorni më argumentin e patriotizmit. Sot patriotizëm është mos t’a vjedhësh shtetin tënd. Dhe poashtu patriotizëm është që të largohesh pa dëshirën tënde nga vendlindja, e të punosh në vend të huaj për t’a siguruar mbijetesën e shkollimin e anëtarëve të tjerë të familjes, që mos të largohen edhe ata nga Kosova.
Edhepse e keni bërë Kosovën vend të pajetueshëm dhe e keni sjellë pranë kollapsit!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *