Ashtu si shumica e vitaminave tjera, vitaminën B12 nuk e prodhon organizmi ynë. Në vend të kësaj, duhet të merret nga ushqimi ose shtesat suplementare.
Methylcobalamina është forma më e pranueshme për organizimin tonë.
B12 gjithashtu bashkëvepron me vitamina të tjera të grupit B për të përmirësuar funksionet e caktuara. Për shembull, B12 dhe folati (B9) së bashku ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Simptomat e mungesës së vitaminës B12
Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë e ngadalshme në zhvillim, simptomat shfaqen gradualisht dhe intensifikohen me kalimin e kohës. Simptomat mund të jenë edhe relativisht të shpejta.
Simptomat e vitaminës B12 mund të përfshijnë:
– Vështirësi në këmbë (tronditje, problemet e balancit)
– Anemi
– Vështirësitë njohëse ose humbja e kujtesës
– Dobësi
– Lodhje
– Humbje e vizionit
– Kapsllëk, diarre, humbje e oreksit etj
Mungesa e kësaj vitamine në shumicën e rasteve qëndron pasiqë disa njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm produkte me përmbajtje të vitaminës B12 për të përmbushur nevojat e tyre, ndërsa tek të tjerët nuk mund të absorbohet sa duhet, pavarësisht se sa marrin. Si rezultat, mungesa e vitaminës B12 është relativisht e zakonshme.
Sa është e rrezikshme mungesa e vitaminës B12?
Ka shumë shkaqe për mungesë të vitaminës B12. Çuditërisht, dy prej tyre janë praktika që shpeshherë ndërmerren gjoja për të përmirësuar shëndetin, ndër to janë: një dietë vegjetariane ose vegane dhe operacionet për humbjen të peshës.
Në cilat ushqime gjindet kjo vitaminë?
Bimët nuk e prodhojnë vitaminën B12. Ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë janë mishi, vezët, peshku, shpezët, produktet e qumështit, drithërat e fortifikuara dhe ushqimet e tjera nga kafshët.
Cilat kategori janë më të rrezikuara nga mungesa e kësaj vitamine?
Në shumë njerëz, një mangësi e vitaminës B12 mund të parandalohet. Nëse jeni vegjetarian ose vegan i rreptë, është e rëndësishme që të hani bukë, drithëra që janë të fortifikuara me vitaminë B12 ose të keni një shtojcë të përditshme. Një multivitaminë standarde jep 6 mikrogramë, më shumë se sa duhet për të mbuluar nevojën mesatare të përditshme.
Personat mbi 50 vjeç rekomandohet që të marrin shtesë B12 nga një suplement, pasi që kjo vitaminë nuk mund të absorbohet mjaftueshëm përmes ushqimeve.
Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm. Nëse nuk trajtohet, mungesa mund të shkaktojë probleme të rënda neurologjike dhe sëmundjet e gjakut (anemitë).
Një mangësi serioze e vitaminës B12 mund të korrigjohet në dy mënyra:
Në formë të ampullave të vitaminës B12 qoftë në formë orale ose intramuskulare që mirren një herë në javë ose tabletave ditore të dozës B12. Një mangësi e lehtë e vitaminë B12 mund të korrigjohet me një multivitaminë standarde.
Efektet anësore të zakonshme të vitaminës B12:
Efektet anësore serioze:
Nivelet e ulëta të kaliumit në gjak, probleme me zemër, reaksioni alergjik që mund të jetë kërcënues për jetën i quajtur anafilaksi, në të cilin mund të keni vështirësi në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës dhe paraqitje e formave si koshere në lëkurë, grumbullim i lëngjeve në mushkëri etj.
Ndërveprimet e vitaminës B12 me barna
Disa barna kanë ndërveprime serioze me Vitaminën B12 janë:
klorambucil, omeprazol, colchicine.
Alkooli zvogëlon nivelet e vitaminave B në organizëm, shmangni marrjen e alkoolit me këtë vitaminë.
Ju duhet të shmangni ngrënien dhe pirjen e lëngut të grejpfrutit nëse jeni duke marrë vitaminë B12.
Vitamina B12 gjendet në ushqime nga kafshët, kryesisht mishi, peshku, qumështi dhe produktet e qumështit, dhe vezët, prandaj foshnjat e nënave që konsumojnë një dietë vegjetariane ose vegane mund të jenë në rrezik të lartë për mungesën e vitaminës B12.
Foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri nga një nënë që konsumon sasi të mjaftueshme të vitaminës B12 ose foshnjat që ushqehen me formulë, do të marrin sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine. Megjithatë, nëse një nënë gjidhënëse ka mungesë të vitaminës B12, foshnja e saj gjithashtu mund të ketë mungesë.
Vitamina B12 gjendet më së shumti në ushqime nga kafshët, prandaj foshnjat që marrin vetëm qumështin e gjirit nga nënat që nuk konsumojnë produkte shtazore, janë në rrezik më të madh për zhvillimin e mungesës së vitaminës B12 mënjeherë pas lindjes.
Andaj secila nga këto raste të mungesës së kësaj vitamine, duhet trajtuar me anë të suplementeve që përmbajnë këtë vitaminë nën konsultë të mjekut. /Gazeta Shëndeti