Ja sa dënohet keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet

Ja sa dënohet keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet







Neni 235

Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet
1. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim:
1.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (20) njëzet vjet.
1.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në njëzet (20) vjet.
1.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në (10) dhjetë vjet.
1.4.kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që kryen veprat penale në vijim ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet siç përcaktohet në vijim:
2.1. kryesi i cili kryen veprën penale të dhunimit nga neni 230 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
2.2. kryesi i cili kryen veprën penale të përdorimit të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 231 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
2.3. kryesi i cili kryen veprën penale të sulmit seksual nga neni 232 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me burgim prej dhjetë (10) deri në (20) njëzet vjet.
2.4.kryesi i cili kryen veprën penale të degradimit të integritetit seksual nga neni 233 i këtij Kodi ndaj personit nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjet, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni është kryer me marrëveshjen e dy personave të cilët kanë arritur moshën katërmbëdhjetë (14) vjet dhe ku dallimi në moshën e tyre nuk tejkalon dy (2) vjet, akti i tillë nuk përbën vepër penale.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni kryhet në një apo më shumë nga rrethanat në vijim, kryesi dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim:
4.1.veprës i ka paraprirë, ajo është shoqëruar ose përcjellur nga tortura apo trajtimi çnjerëzor;
4.2.kryesi përdor forcë;
4.3. kryesi shkakton lëndime të rënda trupore ose çrregullim të rëndë për shëndetin mendor apo fizik të personit ose viktima tenton të bëjë vetëvrasje pas veprës penale;
4.4.kryesi përdor ose kanos se do të përdor armë apo mjet të rrezikshëm;
4.5.kryesi me dashje shkakton dehjen e personit me anë të alkoolit, drogës apo substancave tjera;
4.6.vepra është kryer bashkërisht nga më shumë se një person;
4.7.kryesi e di se personi është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës apo shtatzënisë;
4.8. kryesi është prindi, prindi adoptues, prindi birësues, njerku apo njerka, gjyshi ose gjyshja, daja apo axha, tezja apo halla, vëllai ose motra e personit dhe personi i tillë është midis moshës gjashtëmbëdhjetë (16) dhe tetëmbëdhjetë (18) vjet;
4.9. kryesi është mësimdhënës, udhëheqës fetar, profesionist i kujdesit shëndetësor, person të cilit i është besuar rritja apo kujdesi për personin e tillë ose që në ndonjë mënyrë tjetër ka autoritet ndaj personit.

loading...
5. Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e viktimës, kryesi dënohet me jo më pak se njëzet (20) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
(Visited 1 times, 1 visits today)
loading...