Ja sa do ta ketë Kurti pagën nëse Kushtetuesja e lejon hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave

loading...

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën shfuqizimin e
vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Kosovës e
udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në dhjetor të 2017-ës.

Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në
Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti, në
mbledhjen e sotme.

Sipas këtij vendimi, kryeministri Albin Kurti, nga 2950, ia ka zbritur pagën vetit në 1500 euro.

Por, sipas Burim Halitit, njohës i çështjeve juridike-financiare, ky vendim i qeverisë së Albin Kurtit mund të zgjasë pak ditë.

“Ligjin
e pagave Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar deri me datë 28 shkurt 2020
dhe pas kësaj date skadon afati i pezullimit të vendosur nga instanca
më e lartë gjyqësore dhe juridikisht ligji hyn në fuqi në mënyrë
retroaktive nga data 1 dhjetor 2019. Kjo situatë ndodh nëse deri me 28
shkurt Gjykata nuk vendos ndonjë zgjidhje tjetër për suspendim të ligjit
me aktgjykim kushtetues”, thotë Haliti për Mediafokus.info.

Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos ndryshe, atëherë
kryeministri do ta marrë pagën me Ligjin e pagave, me koeficientin
nëntë, e që paga bruto i bie të jetë saktësisht 2151 euro.

“Nëse Ligji i pagave hyn në fuqi, atëherë kryeministri, zv
kryeministri, ministri dhe zv ministrat obligativisht marrin pagat sipas
koeficientëve të ligjit të pagave. Pas hyrjes në fuqi të ligjit të
pagave, kryeministri nuk ka fuqi juridike për ta ul pagën e tij dhe
kabinetit të tij, por vetëm organi ligjvënës, Kuvendi, i cili mund ta
bëjë përmes ndryshimeve ligjore”, ka sqaruar Haliti.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *