Ja sa është numri i nevojshëm i punësimit të Infermierëve në Kosovë

Kosova ka nevojë për punësimin e 5 mijë infermierëve për të plotësuar standardet evropiane.

“Duke marrë parasysh diplomimin e madh të të rinjve në sektorin e shëndetësisë, ne kemi përkrahur marrëveshjen që të marrin përvojë në Evropë dhe pas dy vjetësh të kthehen në Kosovë.

Qendra Emergjente  dhe klinikat tjera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare sipas profesionistëve shëndetësorë është mbingarkuar me punë dhe mungesë stafi, njëherësh është institucioni prej nga më së shumti ikin, si mjekët, po ashtu edhe infermierët.

Shumë mjekë e infermierë tashmë janë në kurse të gjuhës gjermane, pasi që Gjermania ka kërkesë të madhe sidomos për infermierë, e së fundi edhe Anglia, Kanadaja dhe shtetet skandinave.

Shih edhe:  Thousands of bowel disease patients could be spared long waits for treatment thanks to simple test 

Kosovarët janë të interesuar të punojnë atje për shkak të kushteve më të mira të punës dhe pagës më të madhe.

“Kemi informata që një pjesë e stafit mjekësor, mjekë dhe infermierë, po e mësojnë gjuhën gjermane. Por, ne nuk duhet lejuar që njerëz profesionistë të ikin nga vendi, pasi që për ata njerëz ka nevojë Kosova.

Ndryshe, Kosova, për t’i përmbushur standardet evropiane, thonë eskpertë të fushës, duhet që t’i punësojë në institucionet publike shëndetësore edhe dy mijë mjekë e pesë mijë infermierë aq sa edhe nevojiten për kokë banori./Gazeta Infermierët /Gazeta Shëndeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *