Ja sa para i shpenzon populli i Kosovës për shërim në shtetet fqinje

Sipas burimeve Gazeta Shëndeti ka mësuar se shuma e parave që shpenzon popullata e Kosovës për shërim në shtetet fqinje arrin vlerën 240 milion euro në vit.
Prej këtyre janë këto shtete fqinje ku shpenzohen pjesa më e madhe e shumës së 240 milion eurove në vit: Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, ndërsa shtetet tjera jane: Turqia, Gjermania.
Sipas këtyre burimeve vendin e parë e zë Maqedonia.
Shteti Maqedon sipas burimeve të konfirmuara jo vetëm që financon portale në Kosovë por paguajnë edhe televizione të caktuara në Prishtinë për të reklamuar Spitalet Maqedone.
Poashtu Spitalet e Maqedonisë dërgojnë edhe agjentë të ndryshëm në Kosovë me qëllim të promovimit të këtyre spitaleve dhe joshjen e pacientëve.
Shtresa kryesore që kërkon trajtim në Maqedoni janë: biznismenët, artistët këngetarët, politikanët etj.
Gazeta Shëndeti posedon dëshmi nga protokolet mjekësore të këtyre spitaleve rreth trajtimit të pacientëve kosovarë.
Në këto protokole shihet mjaft qartë që pacientët kosovarë shkojnë atje për t’u mjekuar edhe për infeksione të thjeshta të fytit dhe bajameve si faringit, tonsillit, laringit madje ka edhe prej tyre që shkojnë edhe për operacione të thjeshta të Kirurgjisë Abdominale si për apendektomi (zorra qorre), Herni inguinale (bruh), poashtu edhe për Kirurgji Vaskulare për vena varikoze e për shumë sëmundje tjera dhe shpesh herë komplikimet e Spitaleve të Maqedonisë trajtohen dhe ato rastet zgjidhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ose në Spitalet Rajonale nga Mjekët Kosovarë.
Të gjitha këto dëshmi gjenden të protokoluara dhe Gazeta Shëndeti i posedon.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *