Ja se si shpif Gazeta Metro për mjekët rreth rastit të vdekjes së 6 vjeçarit

Shpifjet e Gazetave janë bërë dukuri e zakonshme, por një shpifje si e Gazetës Metro nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar asnjëherë më parë.

Kjo Gazetë pa asnjë fakt dhe asnjë dokumentin akuzon mjekët e QKUK-së kinse për fajin e tyre vdiç fëmija 6 vjeçar.

Fillimisht kjo Gazetë shkruan ngjarje e tmerrshme në QKUK, dhe pastaj e quan skandal duke shkruar se për fajin e mjekëve vdes 6 vjeçari nga Peja.

Më pastaj del me një artikull tjetër ku shkruan se 6 vjeçari nuk kishte me çfarë të transportohej nga Peja në QKUK, mungonte shoferi. Pra me këtë artikull e përgënjeshtron veten dhe këtu kuptohet se sa serioze është kjo gazetë.
 

Pra te ky portal shpërfaqet në mënyrë mjaft të qartë, niveli i tyre amatoresk si në nivelin gazetaresk dhe intelektual duke manipuluar me informacione dhe duke shpërndarë dezinformata.

Njëherë shkruan se fajin e kanë mjekët e QKUK-së më pastaj fajin e zhvendos te shoferi, sa paradoksale dhe e çuditshme kjo gjë.

Për Gazetën Metro si duket shpifja dhe manipulimi me informacione është dukuri normale. Nuk është hera e parë që kjo Gazetë Shpifëse dhe trilluese shpërndan informacione të rrejshme për mjekët dhe me këtë nxit urrejtje patologjike dhe të pabazuar për mjekët.

Si duket ndikimi ruso-serb është fuqizuar në disa media të cilat po nxisin urrejtje të vazhdueshme për mjekët shqiptarë duke i fajësuar dhe duke trilluar vazhdimisht për ta.

Gazeta Metro me vetëdije apo pa vetëdije po ia arrin qëllimit dhe si duket qëllimi kryesor i tyre është goditja e shëndetësisë në Kosovë dhe përfitimi i shteteve të caktuara.

Si mund të shkruaj kjo Gazetë që kinse për fajin e mjekëve paska vdekur 6 vjeçari nga Peja. Nga kush i paskan marr këto informacione të pavërtetuara aspak. Si mund të akuzohen mjekët pa u bërë autopsia ose dokumentimi i shkakut të vdekjes.

Gazeta Shëndeti nga burimet e saj  ka mësuar se pacienti 6 vjeçar ka vdekur nga diagnoza e quajtur Meningoencephalitis dhe jo nga sulmi në tru.

Fëmija para disa ditëve siç ka mësuar redaksia jonë ka pasur një infeksion të fytit i cili më pastaj mikroorganizmat e kanë kaluar pengesën hematoencefalike duke dhënë sëmundjen e shkruar më lartë e cila ka dërguar në përkeqësimin e gjendjes së 6 vjeçarit dhe ku me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët e QKUK-së për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore pacienti nuk ia ka dalur t’a kaloj sëmundjen por ka vdekur.

Gazeta Shëndeti ndjen dhimbje të thellë për vdekjen e pacientit 6 vjeçar dhe i shprehim ngushllime familjes së tij, por jemi kundër mediave të cilët e keqpërdorin çdo sëmundje të pacientëve për sulm ndaj mjekëve me qëllime të caktuar zezoniste apo të errëta por përfituese për shtetet e caktuara të cilat si duket i financojnë këto media për pasqyrim të rrejshëm të shëndetësisë kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *