Ja si funksionon Organizmi

Hormonet dhe neurotransmetuesit drejtojnë trupin dhe emocionet. Në orë
të ndryshme të ditë-natës organizmi vepron në mënyra të ndryshme. Ja se
si duhet të sillemi për një jetë të shëndetshme

Gjumi dhe zgjimi,
por edhe drita dhe errësira, gjithçka që ndodh në organizmin tonë
brenda një dite regjistrohet në një rrjet kompleks reaksionesh
biokimike, hormonale dhe neurologjike. Kështu, orë të ndryshme të ditës
korrespondojnë me gjendje të ndryshme shpirtërore dhe sëmundje të
ndryshme. Hormoni i testosteronit është i lartë në mëngjes dhe për
pjesën më të madhe të njerëzve kjo është ora e dashurisë, por edhe ora e
infarktit dhe iktusit. Ka një kohë për gjithçka, thonë shkencëtarët që
tregojnë edhe për stilin e jetesës që duhet të ndjekim për parandalimet e
sëmundjeve të ndryshme. Le të marrim sëmundjet kardiovaskulare: është
fakt që infarkti në mëngjes e dëmton më shumë zemrën. Nëse ataku kardiak
manifestohet mes orës 06.00 të mëngjesit dhe mesditës, dëmi për
miokardin është rreth 20 për qind më i madh, në krahasim me atë që
vërehet pas një ishemie që ndodh pasdite apo në mbrëmje.

Ky
studim i bërë nga Qendra Kombëtare e Sëmundjeve Kardiovaskulare në
Madrid është i pari që tregon qartë se si zemra ka një farë tolerance
ndaj ishemisë në bazë të ritmeve gjatë 24 orëve. Jo vetëm kaq: nga
studimi del se një infarkt posterior duket më i rëndë në krahasim me atë
të lokalizuar në pjesë të ndryshme të zemrës. “Këto studime kanë
rëndësi shumë të madhe në lidhje me trajtimin, sepse infarkti i
mëngjesit duhet përballuar në mënyrë më agresive për të marrë rezultate
më të mira”, komenton Ibanez. Përveçse janë më të shpeshtë në orët e
para të ditës, episodet akute ndaj aparatit kardiovaskular janë edhe më
të frikshme kur shfaqen para mesditës.

“Ky studim konfirmon se
aparati kardiovaskular mund të pësojë gjatë natës disa variacione në
gjendje për t’u predispozuar më lehtë ndaj infarktit në orët e para të
ditës, si për shembull një tendencë më e madhe ndaj agregimit të
pllakëzave të gjakut dhe koagulimit apo modifikimeve hormonale që
ndikojnë te qarkullimi”, shpjegon mjeku Paolo Belloti. “Këshilla është
sigurisht të shkosh sa më shpejt në spital për të marrë rezultate më të
mira nga kurat që synojnë të rikthejnë gjakun në zemër, duke përmirësuar
kështu prognozën e sulmit kardiak”. Ajo që konfirmon teorinë e
studiuesve spanjollë është një studim i publikuar në revistën
“Neurology”, që dizajnon një situatë të ngjashme edhe për iktusin
cerebral. Sipas studimit, pak a shumë 14 për qind e rasteve të iktusit
ndodhin gjatë gjumit dhe janë të shumtë njerëzit që zgjohen në mëngjes
dhe gjejnë të paralizuar ndonjë pjesë të trupit. Ia vlen të kujtosh se
edhe ata që vuajnë nga depresioni priren të kenë më shumë probleme pas
zgjimit nga gjumi. Bëhet e vështirë të përballosh ditën, pastaj për fat
situata përmirësohet. “Dikur mendohej e kundërta, ndërsa sot e dimë që
me daljen e diellit situata mund të përmirësohet, sepse dielli ndikon te
format e humorit dhe shpesh mund të adaptohet si kurë për disa forma
depresioni”, nënvizojnë mjekët. “Zakonisht rastet më të rënda të
depresionit lidhen me dimrin dhe mungesën e dritës së diellit, ndërsa
përmirësimi i situatës vjen pas zgjatjes së ditës dhe pranisë së
diellit”. Në fund është një kategori njerëzish që pikërisht në mëngjes
vuan shumë nga simptomat e sëmundjeve që mund të kenë. Fjala është këtu
për reumatikët, dhe në përgjithësi ata që vuajnë nga patologji të
lidhura me inflamacionin si artriti remumatoid, që pikërisht në mëngjes
priren të zgjohen me më shumë dhimbje. Motivi? Zakonisht natën ndodh një
lloj “Check up” i sistemit imunitar që punon maksimalisht. “Ekziston
një orë e vërtetë biologjike që rregullohet mbi të gjitha nga
melatonina, në gjendje të stimulojë edhe prodhimin e substancave që
favorizojnë inflamacionin. Melatonina ka një kulm të saj rreth orës
03.00, më pas nis të bjerë, ndërkohë që rritet niveli i kortizolit.

Gjatë
natës aktivizohet edhe një molekulë tjetër: acetilkolina, që redukton
ritmin e rrahjeve të zemrës dhe presionin arterial, si dhe ngushton
mushkëritë. Për këtë arsye krizat e astmës janë më të shpeshta në orët e
natës. Ky moment është i keq edhe për ata që vuajnë nga djegiet e
stomakut, dhembjet e të cilave ndihen shumë, për shkak të maksimumit të
prodhimit të lëngjeve gastrite. Funksionimi tretës i stomakut reduktohet
dhe tretja është më e ngadaltë. Edhe veshka prodhon më pak urinë, por
kjo sasi është shumë më e koncentruar. Gjatë 24 orëve, funksionimi i
trupit tonë ndryshon, ulen apo shtohen në varësi të ritmeve dhe orareve
të mirëpërcaktuara. Duke pasur parasysh këto lëvizje, është thelbësore
jo vetëm të kuptuarit më mirë i fiziologjisë sonë, apo përmirësimi i
aktivitetit të përditshëm, por edhe përmirësimi i diagnostikimit dhe
përcaktimi i terapive.

Që këtej lindin disiplina të reja si
kronofarmakologjia, që synon gjetjen e një ekuilibri të drejtë mes
kohëve të sëmundjes, atyre të ilaçeve dhe kohës që i duhet organizmit
për ta tretur e konsumuar mjekimin, si dhe shmangia e efekteve anësore.
Një rezultat i rëndësishëm në kuadrin e kronofarmakologjisë është
arritur nga një ekip mjekësh gjermanë, për sa i përket trajtimit të
artritit reumatik me një ilaç kortizonik të dozuar në kohë, që pihet në
orën 22.00, por që nis të japë efekt dhe të thithet nga organizmi në
orën 03.00 të natës.

Këto lloj ilaçesh janë dhënë gjithmonë në
mëngjes, duke qenë se ajo orë është edhe piku i hormoneve të kortizolit.
Sot, pas kërkimeve shkencore, kemi zbuluar se pacientët me këtë lloj
patologjie nuk e kanë pikun e këtij hormoni në mëngjes, por në orën
03.00 të natës. Përfundimi i studimit nënvizon qartë një fakt: njohja
dhe administrimi i funksionimit të brendshëm, sipas orëve të trupit
tonë, ndihmon jashtëzakonisht në një jetesë të shëndetshme, por edhe në
një kurim të efektshëm të sëmundjeve.

Related posts:

Ambasadori i ri austriak nis detyrën në Shqipëri
Pandemisë COVID-19 po i vjen fundi!
Shqipëri: Diaspora me zyre të dedikuara në çdo bashki
Mërgimtarët në Zvicër, në mbështetje të memorialit të Luftës Çlirimtare të Kosovës
Fluturime nga Prishtina për në Gjermani
Shitet fabrika e çokollatave “Mars Austria” në Burgenland, 110 punëtorë mbesin pa punë
U rihapën sot kufijtë tokësorë të Kosovës
Dr. Bilali: Do të kthehemi në normalitet, para zbulimit të vaksinës
Zvicër: Shoqata “Swiss Albania Event” organizon expo-online “Trego trashëgiminë tënde"”
Deri tani janë riatdhesuar 3000 qytetarë në Kosovë
Njoftim për bashkatdhetarët në diasporë që marrin rrugën drejt Kosovës
Njoftim për bashkatdhetarët në Austri që marrin rrugën drejt vendlindjes
Vazhdojnë fluturimet nga Prishtina drejt Cyrihut
Vazhdon riatdhesimi, sot u kthyen edhe 150 shqiptarë nga Zvicra në Kosovë
Kosovë: Hapen kufijtë tokësorë, pas një jave edhe ata ajrorë
Nga nesër kthehen në punë të gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë
Mosha mesatare e mjekëve në Kosovë është 53, rrezikohet mbyllja e spitaleve pas gjashtë vitesh
Nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, në kohë pandemie
Hyn me AK47 në “Denner”, arrestohet personi pasi e paraqet një shqiptar në polici
Ministria e Shëndetësisë i takon LDK-së, ky është emri potencial për ministër
Në tremujorin e parë të vitit 2020, 150 kosovarë marrin pasaporta austriake
Futbollistët shqiptarë, Mërgim Berisha dhe Albert Vallci, fitojnë Kupën e Austrisë
Austri – Kosovë - Austri: Nisën linjat e rregullta të autobusëve
Koronavirusi prek edhe remitencat e diasporës në Kosovë
Berisha: Gjatë pandemisë, kam importuar dyfish më shumë nga Kosova në Zvicër
Ordinanca e tetovarit hap dyert për pacientët shqiptarë në Zvicër
Foshnja e vdekur nga koronavirusi ishte infektuar në Maqedoni
Nga 15 qershori, Airprishtina nis fluturimet për në Shkup dhe Ohër
Tri komunat e prekura sot me COVID-19
Trafiku ajror ndërkombëtar mund t’i kthehet normalitetit vetëm në 2023 |Revista Monitor
Virusi kthehet në Malishevë, flet kryetari i komunës
Barometri: Sa janë prekur nga pandemia ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër
15-vjeçari kosovar provoi t’i ikte policisë austriake me motoçikletë
I riu shqiptar shpallet ndër kuzhinierët më të mirë në Francë
Vazhdon riatdhesimi: 145 kosovarë u kthyen nga Belgjika në Prishtinë
149 shtetas kosovarë u kthyen nga Zvicra në Kosovë
Dy futbollistë shqiptarë do të “luftojnë” me njëri-tjetrin për kupën e Austrisë
Prizrenasja përfaqëson Zvicrën për çmimin e madh letrar "Bachmann"
"KÂ kamping" në Austri - Albinfo
Hapen xhamitë në Zvicër, rregullat që nevojitet t'i respektojnë myslimanët
Diaspora shqiptare në Gjermani vazhdon ta ndihmoj Kosovën
140 punëtorë nga Kosova me viza sezonale arritën në Austri
Ambasada e Kosovës në Itali, me njoftim të rëndësishëm për riatdhesim
Shpikja e shkencëtarit shqiptarozviceran, në shërbim të luftimit të koronavirusit
Dikur i ndjekur politikisht, sot udhëheq kompaninë e tij të telekomunikacionit në Innsbruck
Numri i vdekjeve nga Covid 19 në Austri, ndër më të ulëtit në botë
Gjeometritë e distancimit social |Revista Monitor
Fluturimi i radhës nga Prishtina për në Cyrih
Këngëtari shqiptar, përfaqësues i Zvicrës në Eurovizion, do të ketë një këngë shqip
Fluturim special sot nga Prishtina për në Itali
Pacientët do të qëndrojnë në vetizolim për një kohë para operacionit
Liridon Lika ka doktoruar në Shkenca politike dhe shoqërore
Çifti shqiptar e lidh, rrah dhe poshtëron ish të dashurin e gruas
Kur moshatarët e tij shikonin futboll, ai preferonte vallëzimin
Në Austri: Nga 29 maji hapen hotelet, pishinat dhe eventet kulturore deri në 100 persona
Athinë, fitojnë ambientalistët. Tarraca e hotelit luksoz që “fsheh” Akropolin do të prishet |Revista...
QBD publikon falas online, katër fjalorë dygjuhësh për fëmijë deri në 6 vjeç
Do të hapen kufijtë, shkollat e çerdhet
Balerina nga Ferizaj diplomoi në "Joffrey" të Nju-Jorkut
Presidenti austriak i del në mbrojtje restorantit shqiptar në Vjenë
Presidenti austriak thyen rregullin: Pas mbylljes, vazhdon “muhabetin” në lokalin e shqiptarit
Në disa kantone të Zvicrës vijon mësimi online në gjuhën shqipe
Fluturime nga Prishtina për në Stuttgart dhe Dusseldorf
Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA
Për herë të parë nga marsi, sot zero raste me COVID-19
Në Zvicër s' falet Fitër Bajrami, xhamitë s' hapin dyert për xhematin
Presidenti austriak thyen rregullat: Pas orarit të mbylljes, vazhdon “muhabetin” në restorantin e sh...
Studentët shqiptarë në Austri, të vetëm përballë sfidave
Diaspora shqiptare shembjen e Teatrit Kombëtar e sheh si akt të pahijshëm, kërkon të drejtën e votës
Kurti uron Fitër Bajramin, në veçanti uron mërgimtarët që s' munden të vijnë kësaj here në Kosovë
Ambasada e Kosovës në Austri ua uron festën e Fitër Bajramit!
Imami shqiptar në Zvicër uron myslimanët për Fitër Bajram
Zvicra kërkon të mbahen hapur kanalet për dërgimin e parave të migrantëve
153 shtetas kosovarë u riatdhesuan nga Zvicra në Prishtinë
Aplikimin për hyrje në Kroaci mund ta bëni edhe online
Supertalentja shqiptare mahnitë jurinë me lëvizjet e saj në “Das Super Talent Germany”
Në Gjermani Kisha bëhet "xhami" për myslimanët që s'kanë ku të falen
Qeveria austriake me udhëzime në gjuhën shqipe: rruga jonë drejt rikthimit
Studentja shqiptare shpallet fituese e “Çmimit Kombëtar të Ekselencës” në Kanada
s' mundi ta vazhdojë pasaportën për shkak të korobës, kosovarja mund të gjobitet
Njoftim lidhur me faljen e Fitër Bajramit në Zvicër
Riatdhesohen edhe 20 kosovarë të tjerë nga Austria
“Nënë Tereza” e Grac-it, ndër shoqatat e para shqiptare në Steiermark
Ka mbajtur mbyllur gruan dhe foshnjën, 13 muaj burg për kosovarin
Hungaria hap kufirin me Austrinë
148 shtetas kosovarë u kthyen nga Franca në Prishtinë
Sllovenia s' ka lehëtsime kufiri për shtetasit shqiptarë
afër 50 mërgimtarë janë riatdhesuar nga Sllovenia në Kosovë
Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 40 raste të reja me Covid-19
Numri i ri i magazinës albinfo.ch, në shenjë të "heronjve të pandemisë"
Shtetasi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, akuzohen për 55 thyerje banesash
Austria ndihmon Kosovën me pajisje dhe artikuj mbrojtës
Pacientët po bëjnë ankesa duke trilluar ngjarje ndaj mjekëve dhe infermierëve
Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim mbi riatdhesimin e shqiptarëve
Nesër do të kthehen kosovarët të cilët kishin mbetur në Dubai
Gjevat Balaj: Në Austri erdha për 3 muaj, mbeta mbi 32 vite
‘Hello’, distancim social. Mirupafshim shtrëngim duarsh |Revista Monitor
Hendboll: FC Bayern me një trajner shqiptar
Muzetë e Vjenës rihapen, hyrja falas në disa prej tyre
Fluturim tjetër special nga Prishtina për në Cyrih

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mjekët specializantë protestojnë në QSUT, reagon Manastirliu

Mon Mar 11 , 2019
Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme në QSUT nga mjekët specializantë, ka ardhur edhe reagimi nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Në një njoftim për shtyp, ministrja tregon se e mbështet plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. “Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha […]