Ja si t’i njohim “Vampirët e Energjisë”?





Psikologjia

A ju ka ndodhur ndonjëherë që të takoni dikë dhe befas, pas takimit, të ndiheni pa humor apo t’iu vijnë ndërmend mendime të këqija?! Nëse ju ka ndodhur kjo gjë atëherë me siguri që jeni takuar me ndonjë vampir emocionesh. 
‘Vampiri’ ushqehet me energjitë tuaja dhe nëse e lejoni të qëndrojë për një kohë të gjatë pranë jush, do përfundoni me energji minimale, deri në kufinjtë e mbijetesës! 
Hajdutët e energjisë janë gjithandej, në zyrë, në palestër, në institucionet shëndetësore,në qendrat tregtare, në shtëpi. 

Pra vampirë të energjisë mund të jenë politikanë, mësuesë, arsimtarë, profesorë, drejtorë, mjekë, infermierë, biznismenë, njerëz të thjeshtë etj transmeton Gazeta Shëndeti.
Vampir i emergjisë mund të jetë kushdo dhe miku i afërt apo familjarë të ndryshëm! Madje, mund të jetë edhe partneri juaj!
Vetëm, se duhet të dini që ata nuk janë gjithmonë të ndërgjegjshëm për efektin që kanë dhe nuk janë gjithmonë njerëz jo të mirë! 
Jemi përballë njerëzve që kanë zili lirinë tonë dhe ju duket se e gjithë bota është krijuar për të plotësuar nevojat e tyre!(sigurisht se tani iu sillen ndërmend persona të tillë).

Disa prej tyre nuk do të mund të jetonin pa energjinë që ‘vjedhin’. 

Të tjerë, ata më të rrezikshmit, kërkojnë të marrin energji prej të tjerëve deri sa t’i shohin të fikur krejtësisht!(Kjo është me e theksuar tek personat që janë në pozita udhëheqëse ose tek ata/ato që kanë dëshirë të jenë udhëheqës por nuk kanë mundësi intelektuale ose njerëzore).
Si t’i njohim “Vampirët e Energjisë”?

-Përgjithësisht përpiqen të sillen mirë sado që është sjellje e shtirur

-Kritikojnë të gjitha sjelljet e të tjerëve

-I shohin marrëdhëniet me njerëzit vetëm si mënyrë për të përfituar vetë

-Nuk japin asgjë në këmbim

-Strategjia e tyre është që t’i bëjnë viktimat të mendojnë se po i ndihmojnë./Gazeta Shëndeti

Shih edhe:  Trial demonstrates early AI-guided detection of heart disease in routine practice -- ScienceDaily

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *