PYETJE: Jam e shqetësuar! Terminin e lindjes e kam pasur dje dhe unë ende s’kam shenja të lindjes. Çfarë po ndodh?🤔
Termini i lindjes është ajo data magjike që mezi e keni pritur gjatë gjithë shtatzënisë dhe kur mbërrin ajo datë dhe lindja nuk ndodh, atëherë ju dhe familjarët tuaj mund të shqetësoheni.
Në fakt, kjo datë paraqet ditën kur bebja juaj do t’i ketë 40 javë dhe nuk tregon se kur bebja do të lind.
Është normale që lindja të ndodhë përpara ose pas kësaj date.
Për ta quajtur shtatzëni postterm duhet të kalojnë dy javë nga termini i lindjes.
Shumica e shtatzënive kryhen para javës 41. Nëse kalon java 41 atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për veprimet e mëtejme./Poliklinika “Dr.Memli