PYETJE: Jam e tmerruar! Sapo e vêrejta se nga vagina e vajzës time të posalindur ka pak rrjedhje gjaku! Çfarë do të thotë kjo gjë?
PËRGJIGJE: Mos u shqetësoni! Për shkak të veprimit të hormoneve seksuale të juaja të cilat kanë kaluar prej jush te bebja (akoma pa lindur), 2-3 ditë pas lindjes, ndërprerja e menjëhershme e “furnizimit” me këto hormone bën që bebja të ketë sekret të shtuar e ndonjëherë edhe pak gjak. Kjo zgjat për disa ditë.
Pastroni me kujdes organet gjenitale të bebes. Hapni vetëm pak labiat (s’keni nevojë të shkoni më thellë) dhe vetëm me peceta të lagura me ujë të ngrohtë (nuk ka nevojë për sapun), fshini vaginën nga pjesa e përparme prapa.
Poashtu, buzët e mëdha të vaginës janë të fryra dhe midis tyre shihet një pjesë e indit me ngjyrë rozë. Kjo është unaza e himenit e cila do të mbulohet me rritjen e bebes.
Poliklinika “Dr. Memli”
📍 Ulpiana D9, Prishtinë
☎️045 725 725 ose
☎️049 66 77 22 (ky numër edhe viber)