Javën tjetër rihapen shkollat në Shqipëri


E para e këtij dikasteri qeveritar, Evis Kushi, ka njoftuar se mësimi do të nisë nga java që vjen derisa ka apeluar që respektimi i rregullave të vijojë.

“Deri këtu ia kemi dalë me sukses vetëm falë bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit që treguam për njëri-tjetrin. Duke njoftuar me kënaqësi hapjen e udhës për rikthimin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në shkolla, mbetet plotësisht e domosdoshme që të mos harrojmë se lufta që po fitojmë akoma s’ ka mbaruar”.

“andaj suksese në këtë fundvit shkollor të gjithëve dhe një apel për të gjithë, që të vazhdojmë të respektojmë rregullat për t’ia dalë deri në fund”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shih edhe:  Studimi, doza përforcuese e Modernës forcon imunitetin ndaj varianteve të COVID-it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *