Jeta brenda mureve të mykura, mbi 22% e familjeve kosovare jetojnë së bashku me lagështinë

loading...

Janë më shumë se 22 përqind e familjeve në Kosovë që jetojnë nën kulmin që u rrjedh ujë dhe lagështinë e mureve në shtëpitë e demoluara. Pjesa më e madhe e këtyre familjeve jetojnë në zonat rurale.

 

Më shumë 22 përqind e familjeve në Kosovë, jetojnë në shtëpi të demoluara ku çatitë s’ e ndalin ujin dhe muret mbajnë lagështi.

“Sipas grafikonit të mësipërm shihet se 22.1% e ekonomive familjare në Kosovë kishin probleme me kulm apo çati që rrjedh, mure, dysheme apo themele të lagështa, si dhe kornizën e dritareve dhe dysheme të kalbura, 18.3% e ekonomive familjare në zonat urbane, ndërsa 24.8% e ekonomive familjare në zonat rurale”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Ekonomia familjare përfshinë të gjithë personat që jetojnë në një shtëpi apo banesë të përbashkët dhe që kanë të përbashkëta mjetet kryesore të jetesës.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit-anketës,  “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës 2018”.

Sipas ASK-së, Anketa e të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (AAKJ) mbulon të gjitha Ekonomitë Familjare në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht nga madhësia e tyre ose karakteristikat socio-ekonomike. Anketa e të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (AAKJ) në vitin 2018 përfshin një mostër prej 4.500 ekonomi familjare.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *