Ju bëjmë thirrje për kujdes në ktë ditë feste


loading...

Sot besimtarët e Fesë Muslimane festojnë Kurban Bajramin, dhe sic e do tradita familjarët bëjnë vizita tek njëri- tjetri dhe të urojnë këtë festë.

Kësaj radhe është kërkuar që urimet e kësaj feste të bëhen nga largësia për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kenë kujdesë  dhe të festojnë vetëm me familjarët e ngushtë.

Ai në facebook ka shkruar se gjendje me pandeminë e coronavirusit është e rëndë për shkak të rritjeve të rasteve por edhe vdekjeve si pasoj e kësaj pandemie.

Postimi i plotë i tij:
Festë në kohë pandemie

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Jemi duke kaluar nëpër situatë shumë, shumë të rëndë me pandeminë COVID-19. Me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me Koronavirusin, ndërkohë që shumë të tjerë tashmë kanë vdekur.


prandaj, edhe sot, në ditën e Festës së Kurban Bajramit jemi të detyruar të ju bëjmë thirrje sërish për kujdes.

Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë afër familjeve tona.
Duke ngushëlluar të gjitha ata që humbën familjarët e tyre, duke ju uruar shërim të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe nga sëmundjet e tjera, ju uroj Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islamë.


Festoni në shtëpi

Shmangni vizitat jashtë familjeve tuaja

Mbani maskat sa herë dilni nga shtëpitë

Mbani distancën fizike

Pastroni dhe dezinfektoni duart rregullisht.

Dhashtë Zoti që festat tjera t’i presim në ditë më të mira.

 



loading...