Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Ka raste kur pamja e thonjëve tanë të marrë një ngjyrë të çuditshme që anon nga e kaltra.

Edhe pse s’ është e shoqëruar me ndonjë dhimbje ose probleme të tjera shëndetësore, kjo dukuri s’ është për t’u lënë mënjanë.

Sipas një artikulli të uebsajtit Healthline, ky ndërrim i ngjyrës paraqitet për shkak të mungesës ose sasisë së vogël të oksigjenit në qelizat tona të gjakut. Kjo mungesë e oksigjenit shkakton këtë ngjyrë të lëkurës nën thoin e gishtit të dorës, i cili merr pamje të kaltër në të purpurt.

Gjithsesi, ka edhe shkaqe të tjera të cilat mund të shkaktojnë këtë dukuri në thonjtë tanë. Sipas po të njëjtit burim, kjo pamje e gishtave tanë shkaktohet edhe nga prania e madhe e hemoglobinës në trupin tonë. Hemoglobina është përgjegjëse për transportimin e gjakut në trupin tonë.

Një arsyje tjetër mund të jenë edhe temperaturat e ulëta. Moti i ftohtë ndikon që enët tona të gjakut të ngushtohen, kësisoj edhe qarkulllimi i oksigjenit në majat e gishtave tanë bëhet në sasi shumë të vogla ose aspak.

Është normale që gjatë të ftohtit gishtat tanë të kenë ngjyrë të kaltër, mirëpo Po qe se ngjyra e tyre s’ ndryshon paravarësisht temperaturës, ky është një lajmërim se diçka s’ shkon me trupin tonë. /familjajone

[ad_2]

You cannot copy content of this page