Ka përafrim të qëndrimeve që çojnë në marrëveshje për njohje reciproke

loading...

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi pranë, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.

I pyetur nga gazetarët se a ka optimizëm që deri nesër në takimet e liderëve te vjen deri tek përmbyllja e çështjeve që ka të bëjë më të zhdukurit, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik, Hyseni tha se ka përafrim dhe se sipas tij, s’ bëhet fjalë për marrëveshje të veçantë, janë zotime parimore që këtyre temave t’i qasen në një ambient mirëbesimi pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Në takimin e parë në nivel të lartë ka pasur ka pasur një dakordim që të trajtohen pretendimet financiare nga të dyja palët, atëherë për asociacionin ne s’ jemi në dijeni, por ky është një tip dialogu që s’ paragjykon apo s’ parapërjashton mundësinë që secila palë të nxjerr një temë në tavolinë dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në tavolinë”, tha ai/REL.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *