Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

KA:

1. Veta e tretë e foljes ndihmëse KAM kal.

a. Zotëroj diçka; jam pronar i diçkaje; është imi, më përket mua; është në familjen time, bashkëjeton me mua ose është në lidhje të ngushta me mua.Ka shumë libra. Ka sa për të jetuar (sa për vete).Ka grua (burrin).

b. Është pjesë përbërëse e trupit; përmbaj, përfshij. Ka disa këmbë.

c.E mbaj unë, është tek unë, ndodhet tek unë. E ka në shtëpi. ç. Zotëroj një veti, një cilësi etj., është tipari im dhe më dallon nga të tjerët; jam i pajisur me diçka, gëzoj një të drejtë etj. Ka shpirt (zemër) të mirë.

d. Provoj në veten time një ndjenjë, një dëshirë etj.; vuaj nga një sëmundje, nga një shqetësim etj., ndiej. Ka frikë nga hija e tij ka shumë frikë.

dh. Jam a bie në një gjendje të caktuar lidhur me një punë ose me një çështje; gjendem, ndodhem (në një gjendje të caktuar ose në një vend të caktuar). E ka në rregull (në vijë, në terezi) punën.

e. E kuptoj në një mënyrë të caktuar; i përmbahem (një mendimi a një pikëpamjeje). E ka të qartë (të paqartë). Ka një mendim (një pikëpamje) tjetër.

ë. vet. veta III. Është me përmasa të caktuara, është në një madhësi a sasi të caktuar;është me një ose me disa njësi a pjesë, përmban një gjë a disa gjëra; përbëhet. Tirana ka rreth 1 milion banorë.

f. pavet. Është, ekziston; bën. Ka vapë (erë, mjegull, shi).Ka dallgë.

g. kryes. veta. III. Me pjesëzat mohuese dhe e ndjekur zakonisht nga emra veprimi formon togfjalësha me kuptimin “nuk është e mundshme, nuk mund të ndodhë,të gjendet ose të bëhet ajo që shprehet nga emri“. S’ka shpëtim. S’ka rrugëdalje.

gj. Në bashkëvajtje me disa emra formon togfjalësha me kuptim foljor që tregojnë një gjendje,një veprim a rezultatin e veprimit të shprehur nga emri.Ka përhapje të gjerë. Ka pamjen
e dikujt a të diçkaje duket si dikush a si diçka.

h. Zhvilloj, bëj a do të bëj diçka; më
duhet të bëj diçka (një punë, një veprim etj.) ose të merrem me diçka; i detyrohem dikujt diçka.I ka borxh. i. E quaj, e vlerësoj, e çmoj.E ka mbi krye e sipër. E ka si dorën e djathtë.

j. Bëj diçka (një veprim etj.) në një mënyrë të caktuar. E ka me shaka (me hile, me djallëzi, me të pabesë).

k. bised. E mbaj (si çmim për të shitur diçka). Sa i ke qepët? I ka lirë! (shtrenjtë). l. Përdoret si folje ndihmëse për të ndërtuar kohët e përbëra të foljeve veprore dhe të foljes jam. Ka luftuar. * E ka një ashkë shih tek ASHK/Ë, A. S’ka si bëhet s’ka asnjë mundësi që të bëhet, s’bëhet dot.

2.QE, QETË. Dem mbi tre vjeç, zakonisht i tredhur, që shërben në bujqësi për të lëruar tokën, për të tërhequr qerren etj.; gjedh mashkull i rritur. Ka balash. Ka plak. Ka punë. Qetë e parmendës. Mish (lëkurë, kokë) kau. Një pendë qe. Mbrehu (zuri) qetë. Nget qetë. Punon me qe. Punon si ka punon shumë, pa hile, duke vënë të gjitha forcat.

  • Si kau në ugar duke u vërtitur e duke u rrotulluar kot; duke u munduar kot. As me buaj as me qe shih te BUALL, ~I. I mbrehu (i zuri, i ngatërroi) qetë me dikë shih te MBREH. I pjell edhe kau (mushka) dikujt i venë punët shumë mirë; është në gjendje të mirë ekonomike, i pjell edhe këndesi. E bën mizën (pleshtin) ka (buall) shih te BUALL,~I. E bëjnë kaun me viç shih te VIÇ,~I. E do si kau kashtën iron. nuk e do aspak. U fut (hyri) në bri të kaut (të buallit) shih te BRI,~RI. Qe si qe e u bë si ka shak. ndodhi si ndodhi, tashti ta lëmë këtë çështje, se mori fund. Kërkon kaun në gji shih te GJI,~RI. Njihet si kau (si kali) balash shih te BALASH,~E. E ruan si i varfri kaun e ruan si gjënë më të shtrenjtë. I vinte (i ngjiste) brirët e kaut (brirë) dikujt shih te BRI,~RI. Sa të thërresin qetë, thërret qerrja sa të qajnë qetë, qan qerrja. Sa të qajnë qetë, qan qerrja sa të ankohet dikush tjetër që mban barrën më të rëndë, ankohet ai që nuk ka ndonjë barrë ose vështirësi për të përballuar. E zë (e kap) kaun (demin) për brirësh shih te BRI,~RI. Të jep kaun në vorbë dhe shpatën pa dorëz është trim i madh. Humbi qetë e pyet për brirët fj. u. shih te HUMB. Kjo është (kësaj i thonë) tre qe e dy pendë shih te PEND/Ë,~A II. S’shëndoshet (s’majmet) kau ditën që do të theret fj. u. s’lihet puna për në fund, s’arrihet përfundimi i dëshiruar duke punuar e duke u përpjekur vetëm në çastin e fundit.
  • Ka, Kuptimi i fjalës