Çka është kanceri i prostatës dhe si të mjekohet ai?
Kanceri i prostatës e ka origjinën nga qelizat e pranishme brenda një gjëndrreje, prostatës, të cilat fillojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar. Prostata është e pranishme vetëm tek meshkujt, është e pozicionuar para rektumit dhe prodhon një pjesë të lëngut seminal (spermatik), që përzihet me sparmatozoidet dhe nxirret jashtë gjatë derdhjes. Në kushte normale, prostata ka madhësinë e një arreje, por me kalimin e viteve, ose për shkak të disa patologjive, mund të zmadhohet,rritet, duke dhënë kryesisht çrregullime urinare.
Kjo gjëndërr është shumë e ndieshme ndaj veprimit të hormoneve, veçanërisht atyre mashkullore, siç është testosteroni, të cilat ndikojnë në rritjen e saj.
Sa është i përhapur kanceri i prostatës ?
Është një nga kanceret më të shpeshtë te meshkujt dhe përbën rreth 20 përqind, të të gjithë kancereve të diagnostikuar te njerëzit.
Kjo dëshmohet gjithashtu nga të dhënat në lidhje me numrin e njerëzve ende gjallë pesë vjet pas diagnozës – mesatarisht 91 përqind – një përqindje ndër më të lartat në rastin e kancerit, veçanërisht nëse marrim parasysh moshën mesatare të avancuar të pacientëve dhe shkaqet të tjera, të mundshme të vdekjes.
Sipas të dhënave më të fundit, rreth një në 8 burra në vendin tonë ka gjasa të kenë kancer të prostatës, gjatë jetës së tyre. Incidenca , dmth numri i rasteve të reja në një periudhë të caktuar kohore, është në rritje të vazhdueshme deri më 2003,gjë që përkonte me përhapjen më të madhe të testit PSA (antigjeni specifik i prostatës) si një mjet, për zbulimin e hershëm dhe më pas filloi të bie.
Kush është i rrezikuar, nga kanceri i prostatës?
Një nga faktorët kryesor të rrezikut për kancerin e prostatës është mosha: shanset për t’u sëmurë janë shumë të ulëta para moshës 40 vjeç, por rriten ndieshëm pas moshës 50 vjeç, dhe rreth dy nga tre kanceret, diagnostikohen te njerëzit mbi moshën 65. Studiuesit kanë treguar se rreth 70 përqind e burrave mbi 80 vjeçar, kanë kancer të prostatës, edhe pse në shumicën e rasteve, sëmundja nuk tregon shenja të veta dhe gjendet vetëm në një autopsi pas vdekjes.
Kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës, një faktor tjetër i papërfillshëm është padyshim familjariteti: rreziku për t’u sëmurë është dyfish më i madh, për ata që kanë një të afërm të gjakut (babai, vëllai, etj.) të sëmurë, në krahasim me ata që nuk kanë asnjë rast në familjes. .
Prania e mutacioneve në disa gjene, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2, të përfshira tashmë në shfaqjen e kancerit të gjirit dhe vezoreve, ose të gjenit HPC1, gjithashtu mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës.
Mundësia për t’u sëmurë mund të lidhet gjithashtu me nivele të larta të hormoneve të tilla si testosteroni, i cili nxitë rritjen e qelizave të prostatës, dhe hormoni IGF1, i ngjashëm me insulinën, por që ka për funksionon rritjen e qelizave dhe jo metabolizmin e sheqerit.
Jo më pak të rëndësishëm janë faktorët e rrezikut, që lidhen me stilin e jetës: dieta e pasur me yndyrna të ngopura, obeziteti, mungesa e stërvitjes fizike, janë vetëm disa nga karakteristikat dhe zakonet jo të shëndetshme, gjithnjë e më të përhapura, në botën perëndimore, të cilat mund të favorizojnë zhvillimin dhe rritjen e kancerit të prostatës.
Kanceri i prostatës dhe tipet e tij
Ekzistojnë disa lloje qelizash në prostatë, secila prej të cilave mund të transformohet dhe të bëhet kanceroze; pothuajse të gjithë kanceret e diagnostikuara të prostatës, burojnë nga qelizat e gjëndrrave dhe si pasojë quhen adenokarcinoma (si të gjithë kanceret që burojnë nga qelizat e një gjëndre).
Përveç adenokarcinomës, sarkomat, karcinomat me qeliza të vogla dhe karcinomat me qeliza kalimtare, mund të gjenden gjithashtu në raste të rralla në prostatë.
Shumë më të zakonshme se karcinomat janë patologjitë beninje që prekin prostatën, veçanërisht pas moshës 50 vjeç, dhe që ndonjëherë shkaktojnë simptoma që mund të ngatërrohen me ato të tumorit. Në hiperplazinë beninje të prostatës, pjesa qendrore e prostatës zmadhohet dhe rritja e tepërt e këtij shtypë uretrën, kanalin që bartë urinën, nga fshikëza, në ambientin e jashtëm, përmes prostatës. Kjo shtypje e uretrës, nga ana e prostatës së zmadhuar, krijon probleme gjatë kalimit të urinës, nëpër urëtër, të tilla, si pritja për të urinuar ( hezitimi), dhembja ( dizuria) , ndërprerja e vrushkullit të urinës etj.
Kanceri i prostatës: Shenjat dbe Simptomat
Në fazat e hershme, kanceri i prostatës është asimptomatik. Ai diagnostikohet pas një ekzaminimi urologjik, i cili përfshinë ekzaminimin digjito-rektal ose kontrollin e PSA-së, me anë të një mostre gjaku.
Kur masa tumorale rritet, ajo shkakton simptoma urinare: vështirësi në urinim (veçanërisht fillimin) ose nevojën për të urinuar shpesh, dhimbje gjatë urinimit, gjak në urinë ose spermë, ndjenjë e pamundësisë për të urinuar plotësisht.
Simptomat urinare, shpesh mund të lidhen me problemet beninje të prostatës, siç është hipertrofia: në çdo rast, është e dobishme të kontaktohet mjeku ose specialisti urolog, i cili do të jetë në gjendje të vendosë nëse nevojiten ekzaminime të mëtejshme .
Kanceri i prostatës dhe parandalimi i tij
Nuk ka ndonjë parandalim të veçantë parësor, për kancerin e prostatës, por ka disa rregulla të dobishme të sjelljes, që mund të ndiqen lehtësisht në jetën e përditshme: të rritet konsumi i frutave, perimeve, drithërave të plota dhe të zvogëlohet përdormi i mishit të kuq, veçanërisht, nëse pacientët janë obezë shumë dhenatyrisht, mënjanimi ushqimeve me yndyrëra të ngopura.
Eshtë gjithashtu një rregull i mirë për të mbajtur peshën tuaj brenda kufijve normal dhe për të qenë në formë duke bërë aktivitet fizik: gjysmë ore në ditë është e mjaftueshme, edhe nëse vetëm ecni me një ritëm të shpejtë.
Parandalimi sekondar konsiston në kontaktimin me mjekun dhe mundësisht, kryerjen e një ekzaminimi urologjik për çdo vit, nëse tashmë pacienti është njohur me sëmundjen ose nëse ka shqetësime urinare.
Kanceri i prostatës dhe diagnoza e tij
Numri i diagnozave të kancerit të prostatës është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur testi PSA, u miratua nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në vitet 1990. Në vlerën e tij reale për qëllimin e diagnostikimit të një tumori, megjithatë, debati është i hapur pasi vlerat shpesh ndryshohen për shkak të pranisë së hiperplazisë beninje ose një infeksioni. Për këtë arsye, vitet e fundit është vërejtur një zvogëlim i përdorimit të kësaj prove. Në veçanti, matja e PSA-së, në serum, duhet të vlerësohet me kujdes, bazuar në moshën e pacientit, familjaritetin, ekspozimin ndaj ndonjë faktori rreziku dhe historinë klinike.
Simptomat urinare të kancerit të prostatës shfaqen vetëm në fazat e mëvonshme të sëmundjes dhe në çdo rast mund të tregojnë gjithashtu praninë e sëmundjeve të ndryshme tumorale. Prandaj është shumë e rëndësishme që diagnoza të bëhet nga një mjek specialist i cili merr parasysh disa faktorë, para se të vendosë se si të veprojë.
Në vlerësimin e gjendjes së prostatës, mjeku mund të vendosë të kryejë testin PSA dhe eksplorimin rektal, i cili kryhet në zyrën e mjekut të përgjithshëm ose urologut, dhe nganjëherë ju lejon të identifikoni praninë e ndonjë nyje me prekje,në nivelin e prostatës.
Testi i vetëm që mund të identifikojë me siguri praninë e qelizave kancerogjene në indet e prostatës është biopsia e prostatës. MRI multiparametrike, është bërë thelbësore për të vendosur nëse dhe si, t’i nënshtrohet pacientit kësaj biopsie, e cila kryhet nën anestezi lokale, ambulantore ose spitalore, pa shtrirje dhe zgjat ëdisa minuta. Falë udhëzuesit të sondës me ultratinguj, të futur në rektum, 12-të deri 16-të, mostra merren në mënyrë trans-rektale ose trans-perinealisht (rajoni midis rektumit dhe skrotumit) të cilat më pas analizohen nga patologu nën një mikroskop në kërkim të ndonjë qelize kanceroze . Biopsia e prostatës, gjithashtu, mund të kryhet edhe nën drejtimin e imazhit të rezonancës magnetike multiparametrike, të kryer më parë.
Evolucioni dhe kanceri i prostatës
Kanceri i prostatës klasifikohet sipas shkallës, e cila tregon agresivitetin e sëmundjes dhe sipas fazës, që tregon gjendjen e sëmundjes.
Në varësi të fazës së sëmundjes, testet me skaner, siç është CT (tomografia e kompjuterizuar) ose imazhi i rezonancës magnetike, japin një tablo mjaft të qartë të përhapjes së sëmundjes dhe diktojnë mënyerën e mjekimit të këtyre pacientëve.
Për të verifikuar praninë e ndonjë metastaze në skelet, sintigrafia e kockave përdoret gjithashtu, në raste të zgjedhura.
Patologu që analizon indin e marrë me biopsi, i cakton tumorit të ashtuquajturën shkallën e Gleason-it, që është një numër midis 1 dhe 5, që tregon se sa e ngjashme ose e ndryshme është pamja e gjëndrrave tumorale, me atë të gjëndrave normale: të ngjashme me ato, aq më i ulët do të jetë vlerësimi i Gleason-it, gjegjësisht, tumori është më pak agresiv . Tumoret me shkallën 6-të, të Gleason-it, ose më pak, konsiderohen të ulët, ata me shkallë 7-të, të mesëm, ndërsa ata midis 8-të dhe 10-të, konsiderohen me rrezik të të lartë. Këto të fundit, kanë një rrezik më të madh të përparimit dhe përhapjes në organet e tjera. Kohët e fundit, është futur një sistem i ri i klasifikimit i cili shtreson neoplazmatikën e kancerit të prostatës, në pesë shkallë, bazuar në potencialin malinj dhe agresionin.
Për të përcaktuar fazën e tumorit, zakonisht përdoret sistemi TNM (T = tumori), ku N tregon gjendjen e nyjeve limfatike (N: 0 nëse nuk preket, 1 nëse preket) dhe M prania e metastazave (M: 0 nëse mungon, 1 nëse është i pranishëm). Për një karakterizim të plotë të fazës së sëmundjes, këto tre parametra shoqërohen gjithashtu me shkallën e Gleason dhe nivelin e PSA-së, në diagnozë.
Korrelacioni i këtyre parametrave (T, Gleason, PSA) lejon t’i atribuohen sëmundjes tre klasa të ndryshme të rrezikut: i ulët, i ndërmjetëm dhe i lartë. Në përgjithësi, në rastin e një rreziku të ulët (dmth një sëmundje që nuk ka gjasa të përhapet dhe metastazojë), gjithashtu mund të vendoset që të mos vazhdohet me heqjen kirurgjikale të gjëndrrës, por të kufizohet në monitorimin e evolucionit eventual të patologjisë.
Klasifikim sipas TNM Sistemit
Stadi Përshkrim
T1a Tumor në më pak se 5% e parenkimës së prostatës (i korrespondon stadit A1 sipas WJ.)
T1b Tumor në më shumë se 5% të parenkimës prostatike
T1c Sikurse 1b + PSA e lartë (këto 2 shkallë i korrespondojnë stadit A2 , sipas WJ
T2a Përfshinë 1 lob (përfshinë stadet B1 dhe B2, sipas WJ)
T2b Përfshinë të dy lobet e prostatës (stadim B3 of WJ)
T3a Ka kaluar kapsulën e prostatës, vetëm në njërin lob (stadi C1 nga WJ)
T3b Ka kaluar kapsulën e prostatës nga të dy lobet
T3c Infiltron vezikulat seminale (stadi C2 nga WJ)
T4 Infiltron organet fqinje (stadi D sipas WJ,,duke e ndarë në tumor senzitiv dhe jo senzitiv)
N1a Nyjet limfatike nuk zbulohen
N1b Vetën një nyje ose më pak, e barabartë me 2 cm
N1c Vetëm një nyje me madhësi midis 2 dhe 5 cm
N2a Nyje mbi 5 cm ose nyje të shumëta
MX Metastazat e largëta nuk janë zbuluar
M0 Mungesë e metastazave të largëta
M1a Nyje limfatike, jashtë regjionit të pelvikut
M1b I përfshirë edhe Skeleti
M1c Janë përfshirë organe të tjera
Kanceri i prostatēs dhe sistemi i shkallëzimit sipas Gleason-it
Shkalla Përshkrimi
Shkalla 1: Diferencim i lartë
Shkalla 2: Mirë i diferencuar
Shkalla 3: Mesatarisht i diferencuar
Shkalla 4: Dobët i diferencuar
Shkalla 5: I padiferencuar në shkallë të lartë (infiltrim qelizor )
Si të mjekohet kanceri i prostatës ?
Ka shumë lloje të trajtimit të kancerit të prostatës në dispozicion sot, secila me përfitime dhe efekte anësore të veçanta. Vetëm një analizë e kujdesshme e karakteristikave të pacientit (mosha, jetëgjatësia, etj.) dhe e sëmundjes (me rrezik të ulët, të mesëm ose të lartë) do t’i lejojë specialistit urolog, të rekomandojë strategjinë më të përshtatshme dhe të personalizuar duke rënë dakord edhe për terapinë e bazuar mbi preferencat,se kush duhet t’i nënshtrohet trajtimit.
Terapia e kancerit të prostatës mund të përfshijë: vëzhgim, pa trajtim, kirurgji, terapi rrezatimi, ultratinguj të fokusuar me intensitet të lartë( HIFU ), kimioterapi, kriokirurgji, terapi hormonale ose, një kombinim i këtyre. Zgjedhja e opsionit më të mirë varet nga faza e sëmundjes, rezultati i Gleason-it dhe nivelet e PSA-së. Faktorë të tjerë të rëndësishëm janë mosha e pacientit, gjendja e tij e përgjithshme dhe mendimi i tij për terapinë e propozuar dhe efektet anësore të mundshme. Meqenëse të gjitha terapitë mund të shkaktojnë efekte anësore të rëndësishme, të tilla si mosfunksionimi erektil dhe mosmbajtja e urinës, diskutimi me pacientin në lidhje me terapinë e mundshme, shpesh ndihmon në balancimin e qëllimeve terapeutike me rreziqet e ndryshimit të stilit të jetesës.
Në disa raste, veçanërisht për pacientët e moshuar ose me sëmundje të tjera të rënda, ju mund të zgjidhni të mos zbatoni asnjë lloj terapie dhe të “prisni”: kjo është ajo që anglo-saksonët e quajnë pritje vigjilente, një “pritje vigjilente” që nuk ofron trajtim, deri në shfaqjen e simptomave. Në pacientët me karakteristika të rrezikut të ulët të sëmundjes, ekzistojnë mundësi terapeutike që lejojnë shtyrjen e trajtimit, deri kur sëmundja bëhet “klinikisht e rëndësishme”, duke kryer fillimisht vetëm kontrolle mjaft të shpeshta (PSA, ekzaminim rektal, biopsi), që lejojnë kontrollimin.
Kur bëhet fjalë për terapi aktive, zgjedhja shpesh bie mbi operacionin radikal. Prostatektomia radikale – heqja e të gjithë gjëndrës së prostatës dhe nyjeve limfatike në rajonin pranë tumorit – konsiderohet një procedurë kuruese,nëse sëmundja kufizohet në prostatë. Falë përmirësimeve të dukshme në instrumentet kirurgjikale, sot operacioni i heqjes së prostatës mund të kryhet në një mënyrë klasike (prostatektomi radikale e hapur retro-pubike) ose robotike.
Në shumë vende perëndimore, robotët e përshtatshëm për të praktikuar ndërhyrjen janë gjithnjë e më të përhapur, ndonëse studimet e fundit kanë treguar se rezultatet e ndërhyrjes robotike dhe klasike, janë ekuivalente me kalimin e kohës: prandaj nuk ka asnjë indikacion të vërtetë për të kryer ndërhyrjen duke përdorur një robot. Për kanceret e stadit të avancuar, bisturia ( skallperi), shpesh nuk arrinë të kurojë sëmundjen dhe prandaj ka nevojë për kombinimin e trajtimeve të tilla, si radioterapia ose terapia hormonale.
Për trajtimin e kancerit të prostatës, në trajtimet e konsideruara standarde, është treguar gjithashtu se radioterapia me rreze të jashtme është mjaft efektive, në tumoret me rrezik të ulët, me rezultate të ngjashme me ato të prostatektomisë radikale.
Një tjetër teknikë radioterapie që duket se ofron rezultate të ngjashme me ato të mëparshme në sëmundjet me rrezik të ulët është brakiterapia, e cila konsiston në futjen e “farave” të vogla që lëshojnë rrezatim në prostatë. Kur kanceri i prostatës është metastatik, ndryshe nga çfarë ndodh në kanceret e tjerë, kimioterapia nuk është trajtimi i zgjedhjes së parë dhe preferohet terapia hormonale. Kjo synon të zvogëlojë nivelin e testosteronit – hormonit mashkullor që stimulon rritjen e qelizave të kancerit të prostatës – por sjellë me vete efekte anësore të tilla si uljen ose shuarjen e dëshirës seksuale, impotencën, valët e nxehëta, shtimin në peshë, osteoporozëna, humbjen e masës muskulare dhe lodhjen.
Ndër terapitë lokale, në vlerësime ipër, janë krioterapia (eleminimi i qelizave të kancerit me ftohje) dhe HIFU (ultratingulli i fokusuar në tumor). Për më tepër, vaksinat që stimulojnë sistemin imunitar për të reaguar kundër tumorit dhe për ta shkatërruar atë, po testohen, në disa raste tashmë shumë të avancuara, dhe gjithashtu ilaçe anti-angiogjene që bllokojnë formimin e enëve të reja të gjakut që parandalojnë marrjen e ushqimit të nevojshëm, nga qelizat kanceroze, është në evoluim e sipër. Këto forma të fundit të terapisë mund të jenë të dobishme nëse efektiviteti i tyre konfirmohet në vitet e ardhshme.
Nëse kanceri është përhapur jashtë prostatës, opsionet e trajtimit ndryshojnë. Terapia hormonale dhe kimioterapia shpesh rezervohen për rastet kur sëmundja është përhapur jashtë prostatës; megjithatë, ka përjashtime: radioterapia mund të përdoret për disa kancere të avancuara, dhe terapia hormonale për disa në një fazë të hershme. Krioterapia, terapia hormonale dhe kimioterapia gjithashtu mund të përdoren nëse trajtimi fillestar dështon dhe kanceri përparon.
Kanceri i prostatës dhe terapia homonale
Ekzistojnë forma të ndryshme të terapisë hormonale:
Orkektomia ,është heqja kirurgjikale e testikujve. Meqenëse testikujt prodhojnë shumicën e testosteronit, nivelet e testosteronit bien pas orkiektomisë.
Anti-androgjenët janë ilaçe të tilla si flutamide, bicalutamide, nilutamide dhe acetat cyproterone të cilat drejtpërdrejt bllokojnë veprimin e testosteronit dhe DHT brenda qelizave të kancerit.
Ilaçet që bllokojnë prodhimin e androgjenit mbiveshkor, siç është DHEA, përfshijnë ketokonazol dhe aminoglutethimide. Për shkak se gjëndrat mbiveshkore prodhojnë vetëm rreth 5% të androgjeneve në qarkullim, këto ilaçe zakonisht përdoren në kombinim me metoda të tjera që mund të bllokojnë prodhimin e androgjenit testikular.
Veprimi i GnRH-ës, mund të ndalet në dy mënyra. Antagonistët e GnRH-ës, shtypin drejtpërdrejt prodhimin e GnRH-ës, ndërsa agonistët e GnRH-ës, veprojnë me një rregullim të ulët pas një efekti stimulues fillestar. Degarelix dhe abarelix janë shembuj të antagonistëve të GnRH-ës, ndërsa agonistët përfshijnë leuprolid, goserelin, triptorelin dhe buserelin. Këto ilaçe fillimisht rrisin prodhimin e LH-ës, megjithatë, pasi administrimi i ilaçeve nuk ndjek ritmin e përditshëm të prodhimit të hormoneve, nivelet e Lës dhe GnRH-ës, ulen pas disa javësh.
Prof.Ass. Isa Haxhiu, dr. sci, urolog,QKUK