Kapet një person me granatë në dorë në afërsi të objektit të komunës në Fushë Kosovë

loading...


Një person është kapur së bashku me një granatë në dore është kapur nga policia e Kosovës në afërsi të objektit të komunës së Fushë Kosovës.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës Ali Topalli.

Topalli tha se policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar personin.

Ai theksoi se rasti ka kaluar pa pasoja.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha për Klanin se dyshohet se personi në fjalë ka kanosur me granatë një person tjetër.

“Me datë 25.11.2020 rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në udhën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e dukurisë dhe kanë hasur në të dyshuarin me granatën e dorës”.

“Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatën në fjalë një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar për menaxhimin me mjete shpërthyese”.

Related posts