Kardiokirurgët akuza të rënda ndaj shefit Adem Grbolar: Përçarje dhe manipulim me lista operatore

 

loading...
Burimi:Gazeta Shneta

Kardiokirurgu Dr. Arbër Kutllovci ka rrëfyer në detaje arsyet
e largimit të tij nga Klinika e Kardiokirurgjisë në QKUK. Ai ka thënë
se arsyeja kryesore është ambienti përçarës dhe diskriminues nga ana e
shefit të repartit Dr. Adem Grbolar, të cilin e ka akuzuar për manipulim
me lista të pacientëve si dhe disa akuza tjera të rënda

Kutllovci dhe kolegu i tij Dr. Raif Çavolli kanë dhënë dorëheqje nga
klinika e Kardiokirurgjisë më 27 dhjetor 2019. Të dy kanë deklaruar se
pengesat në punën profesionale janë arsyeja kryesore e dorëheqjes së
tyre, shkruan Gazeta Shneta.

Kutllovci në një postim në profilin e tij në Facebook, ka bërë të
ditur detajet pas vendimit të tij për largim nga klinika. Ai thotë se
përçarjet dhe manipulimet e shefit Dr. Adem Grbolar, janë arsyeja
kryesore e dorëheqjes.

Ambienti përçares dhe morbid që është krijuar brenda Klinikës së
Kardiokirurgjisë
nga ana e shefit të saj (Adem Grbolar), ka qenë
shqetesimi im kryesor. Mungesa e vendim-marrjes për rastet
kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi,
-mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i
rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para
operimit,etj)”, ka shkruar Kutllovci në reagimin e tij.

Ai ka deklaruar tutje se Grbolar është paguar për kujdestari, ndonëse
nuk ka mbajtur asnjëherë
. Kutllovci ka thënë se ka pasur raste kur nuk i
ishte caktuar asnjë rast për operim deri në 6 javë, ndërsa ia kanë lënë
vetëm rastet e rënda e madje edhe kur ka shpëtuar pacienti i është
kërkuar llogari “pse ka shpëtuar”.

Gazeta Shneta ka tentuar të marr një sqarim nga Grbolar për këto akuza nga
Kutllovci, por ai nuk e ka hapur telefonin dhe nuk ka kthyer përgjigje
në mesazhet telefonike.

Reagimi i plotë i Dr. Arbër Kutllovcit:

Të dashur miq,

Këto ditë janë bërë shkrime lidhur me dorëheqjen time nga Klinika e Kardiokirurgjisë, QKUK-së/SHSKUK.

Jam menduar gjatë se nëse duhet të qëndroj brenda kësaj Klinike për
të cilen kam punuar çdo ditë dhe pa kursyer veten, të jap dorëheqje.
Ambienti përçares dhe morbid që është krijuar brenda Klinikes së
Kardiokirurgjisë nga ana e shefit të saj (Adem Grbolar), ka qenë
shqetesimi im kryesor.

-mungesa e vendim-marrjes për rastet kardiokirurgjike dhe centralizimi i kësaj vendim-marrje vetëm tek shefi,

-mungesa e listave operatore dhe manipulimi me to (superselektim i
rasteve nga ana e shefit, njoftim për operacion disa orë para
operimit,etj),

-distribuimi jo-proporcional i rasteve si nga numëri ashtu edhe nga
patologjia (rastet më të lehta për shefin e më të vështira për Arbërin,
etj),

-keq-udhëheqja e Klinikes dhe presionet ndaj stafit duke përfshirë edhe mua,

-ka ndodhur që me një muaj shefi nuk më ka vendos rast për operim edhe pse kisha performancen më lartë profesionale,

-mos-marrje e përgjegjësisë profesionale nga ana e shefit (asnjë
gadishmeri dhe asnjë kujdestari nuk e mban, ndërsa si duket është paguar
për to),

-njoftimi im që i kam bërë udhëheqjes së kësaj Klinike dhe mos marrja
e asnjë mase, më ka bërë që të vendos të largohem nga Klinika e
Kardiokirurgjisë.

Gjatë kësaj kohe kam punuar kështu:

-Rastet më të vështira.

-Herë herë nga 5-6 javë nuk kam operuar.

-Ato raste që kam operuar jam njoftuar në ora 18:00 22:00 se të
nesermen do ta operoj X-pacientin, ku shpeshë kanë qenë të
pa-përgatitura si duhet për operim.

-Rastet që i kam operuar dhe nuk kanë guxuar ti operojnë (duke
përshirë edhe shefin) dhe kanë qëndruar me muaj në Klinikë, kanë kërkuar
rrt nga unë “pse ka shpëtuar pacienti pas operimit”!?!?

Unë jam Kirurg dhe vendi i punës time është salla e operacionit.Nëse
unë nuk operoj në një Klinikë duhet të gjej vendin se ku duhet të
operoj, ku duhet të ofroj shërbimet e mija.

Jam i vetdijshem që ka tendenca të minimizimit të kësaj pune, por e vërteta është kjo!

Normal që unë do të angazhohem në ndonjë institucion për të kryer
punen e Kardiokirurgut, sepse unë nuk “tredhi miza”, por operoj zemren!

P.S.

Ky është reagimi im i fundit lidhur me këtë situatë!

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *