Kardiologu Ilir Bajraktari: Personat me sëmundje të zemrës kanë më shumë gjasa të infektohen me koronavirus

loading...


Shkruan: Fisnik Dajakaj

Në kohën kur numri i infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi po vazhdon të jetë i lartë, është akoma me rëndësi të dihet për kategoritë më të rrezikuara nga virusi në fjalë.

E, pa dyshim, ndër më të rrezikuarit konsiderohen personat me sëmundje kardiovaskulare

Në një intervistë me kardiologun Ilir Bajraktari, ai tregoi për simptomat, rreziqet, terapitë e trajtimit dhe gjasat e infektimit te personat me sëmundje të zemrës.

Bajraktari ndër të tjera u shpreh se rreziku i infektimit dhe i përkeqësimit të gjendjes nga COVID-19 është më i lartë te personat me sëmundje të zemrës sesa te njerëzit pa sëmundje shoqëruese.

“Në përgjithësi, pacientët me imunitet të dobësuar janë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve infektive. Personat me sëmundje të zemrës nomalisht janë më të ndjeshëm dhe me imunitet më të dobët dhe duke qenë se shumica e tyre janë në moshë, këto faktorë bëjnë që mundësia e prekjes por edhe e manifestimit të sëmundjes të jetë më e madhe te kjo kategori”, deklaroi ai për portalin Familja jonë.

Bajraktari u ndal edhe të terapitë e trajtimit të kësaj kategorie, ku tha se disa prej barnave që përdoren kundër koronavirusit kanë efekte anësore në sistemin kardiovaskular.

Protokolet e barnave që përdoren në luftë kundër virusit COVID-19, përfshijnë edhe barna që kanë efekte anësore në sistemin kardiovaskular. Disa prej barnave shkaktojnë aritmi të ndryshme, rritje të shtypjes së gjakut, rritje të sheqerit në gjak, edhe tek ata që kurrë s’ kanë pasur sëmundje të sheqerit, e shumë më shumë tek diabetiket. Kështu që shpesh kemi nevojë të përshtasim apo të modifikojmë terapitë, si ato të rregullta që i kanë pacientët e po ashtu edhe të manipulojmë me terapi kundër ndryshimeve në mushkëri si pasojë e COVID-19. Mirëpo i këshilloj të gjithë pacientët që mos të marrin dhe as mos ta nderpresin asnjë  terapi pa konsultim me mjekun e vet”, theksoi ai.

Më poshtë gjeni intervisten e plotë.

  • Sa është i rrezikshëm COVID-19 për personat me sëmundje të zemrës?

Duke pasur parasysh që pacientët me COVID-19 zakonisht janë më të moshuar dhe ata edhe mund të kenë sëmundje pre-ekzistuese të tilla si sëmundje të zemrës, sëmundje të arterieve koronare, hipertension, diabet (sëmundja e sheqerit), sëmundje obstruktive të mushkrive, atëherë edhe insuficienca e zemrës mund të jetë rezultat i një përkeqësimi të mëtejmë të këtyre gjendjeve pre-ekzistuese. Pra pacientët me sëmundje të zemrës janë shumë më të rrezikuar nga komplikimet e COVID-19.

  • A janë më të rrezikuar nga virusi kjo kategori sesa të tjerët?

 Megjithëse SARS-CoV-2 preferencialisht infekton mushkëritë dhe traktin respirator si viruset e tjera të frymëmarrjes, COVID-19 mund të shkaktojë një gamë të larmishme të manifestimeve jashtpulmonare duke përfshirë CVD, goditje ne tru, dëmtime të mëlçisë, disfunksion të veshkave dhe simptoma gastrointestinale. Një sëmundje pre-ekzistuese kardiovaskulare lidhet me rezultate më të këqija dhe rritje të rrezikut të vdekjes në pacientët me COVID-19, ndërsa vetë COVID-19 gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime të miokardit, aritmi, sindromë akute koronare dhe tromboemboli. Dëmtimi i miokardit apo miokarditi, një inflamacion i muskulit te zemrës, gjatë sëmundjes së COVID-19 rezulton me vdekshmëri më të lartë. Përderisa në bazë të përvojës sonë zakonisht pacientët paraprakisht të shëndoshë, e kalojnë shumë më lehtë infeksionin me COVID-19.

  • Çfarë simptomash shkakton ky virus te personat me sëmundje të zemrës?

Megjithëse manifestimi mbizotërues klinik i COVID-19 është pneumonia virale, COVID-19 mund të shkaktojë gjithashtu çrregullime kardiovaskulare si dëmtim i miokardit, aritmi, sindromë akute koronare dhe tromboemboli. Simptomat me te zakonshme te COVID-19 jane ethet, kollitja, temperatura etj .,por te disa pacientë me sëmundje të zemrës, simptomat më të shprehura mund të jenë ato që lidhen me sëmundjen ekzistuese, pra simptomat kardiake, dhimbje gjoksi, frymëmarrje e vështirësuar, plogështi trupore, enjttje e këmbëve dhe simptomat e zakonshme të virusit mbeten nën hije dhe kjo mund të vonojë diagnozën e COVID-19.

  • Sa ndryshojnë terapitë e trajtimit të personave me sëmundje të zemrës?

 Protokolet e barnave që përdoren në luftë kundër virusit COVID-19, përfshijnë edhe barna që kanë efekte anësore në sistemin kardiovaskular. Disa prej barnave shkaktojnë aritmi të ndryshme, rritje të shtypjes së gjakut, rritje të sheqerit në gjak, edhe tek ata që kurrë s’ kanë pasur sëmundje të sheqerit, e shumë më shumë tek diabetiket. Kështu që shpesh kemi nevojë të përshtasim apo të modifikojmë terapitë, si ato të rregullta që i kanë pacientët e po ashtu edhe të manipulojmë me terapi kundër ndryshimeve në mushkëri si pasojë e COVID-19. Mirëpo i këshilloj të gjithë pacientët që mos të marrin dhe as mos ta nderpresin asnjë  terapi pa konsultim me mjekun e vet.

  • A janë gjasat e njëjta tē infektimit, si për personat me sëmundje të zemrës ashtu edhe për personat pa sëmundje?

 Në përgjithësi, pacientët me imunitet të dobësuar janë në një rrezik më të lartë të sëmundjeve infektive. Personat me sëmundje të zemrës nomalisht janë më të ndjeshëm dhe me imunitet më të dobët, dhe duke qenë se shumica e tyre janë në moshë, këto faktorë bëjnë që mundësia e prekjes por edhe e manifestimit të sëmundjes të jetë më e madhe tek kjo kategori.

Këshilla

Pandemia COVID-19 po ndryshon jetën tonë në mënyrë të paparë. Duke pasur parasysh mungesën e vaksinave të sigurta dhe efektive ose trajtimeve të dëshmuara për COVID-19, strategjia jonë kryesore për ta luftuar pandeminë është distancimi social. Kapaciteti i sistemit tonë shëndetësor është në një sprovë të rëndë ( plotësisht i mbingarkuar), dhe efekti i kësaj pandemie në ndërveprimet shoqërore, ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe ekonominë globale vazhdon të rritet. Aktiviteti i pakësuar fizik për shkak të masave të bllokimit mund të kontribuojë gjithashtu në kontrollin e dobët të faktorëve të rrezikut kardiovaskular. Kështu që distancimi social, mbajtja e higjienës personale, dezinfektimi i hapsirave dhe bartja e maskës janë rekomandimet kryesore. Vetëm po të ju paraqiten simptoma si kollitje, ethe, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, mos hezitoni të kërkoni ndihmë tek mjeku më i afërt.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *