Fri. Jun 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shafran i Indisë është përdorur prej kohësh në kuzhinën dhe mjekësinë aziatike, por gjithnjë e më shumë po gjen udhën në kuzhinat evropiane dhe raftet e erëzave.

Kjo bimë njihet më së miri si erëz për shumë gatime, por është shumë më tepër se kaq. Jo vetëm që shton një aromë interesante kudo që të gjendet, por gjithashtu ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe të reja akoma zbulohen.

Shafrani i Indisë është një bimë, rrënja e së cilës përdoret për të bërë një pluhur të njohur portokalli, dhe përbërësi që e bën kaq të shëndetshëm është shafrani. Është një bimë e lidhur me xhenxhefilin, andaj rrënjët e tyre janë të ngjashme me njëra-tjetrën.

Tumeric 1296x728 header

Përveç që përdoret si erëz, mund të konsumohet edhe në formë çaji, në dy mënyra. Njëra është të presësh një pjesë të rrënjës dhe ta vendosësh në ujë të valë, dhe tjetra është të hedhësh në të njëjtin ujë pluhurin që përndryshe do të përdorje si erëz në enët, me shtimin e xhenxhefilit dhe mjaltit sipas dëshirës.

Të gjitha efektet e shëndetshme të këtij çaji, ua sjellim më poshtë:

Forcon sistemin imunitar dhe parandalon inflamacionin

Shafrani neutralizon radikalet e lira të dëmshme dhe ndihmon qelizat e sistemit imunitar të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të luftojnë ftohjet dhe sëmundjet e tjera. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe lehtëson simptomat e shoqëruara me alergji, psoriazë, diabet (sëmundja e sheqerit), sëmundje kardiovaskulare, depresion, artrit dhe madje edhe sëmundjen e Alzheimerit.

Anti inflammatory Turmeric Tea 1012x674 1

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Shafrani i Indisë jo vetëm që është i dobishëm për njerëzit që tashmë kanë probleme shëndetësore, por edhe për ata që janë plotësisht të shëndetshëm. Shafrani lehtëson tensionin e muskujve dhe disa hulumtime kanë treguar se ka efekt pozitiv në gjendjen shpirtërore, dhe efekt të mirë në përqendrimin dhe kujtesën, transmeton KP.

Është mirë për lëkurën

Kohët e fundit, ka të dhëna që shafrani ndikon edhe në lëkurë dhe ndihmon në lehtësimin e shumë problemeve dermatologjike. Shafran i Indisë mund të përdoret gjithashtu për të bërë një maskë fytyre për të rritur këto efekte, por tani për tani, duket se çdo marrje e këtij përbërësi në trup ka efekte të dobishme në lëkurë, gjë që është gjithmonë një lajm i mirë.

Turmeric Tea 3

Mbron mëlçinë dhe përmirëson shëndetin metabolik

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbrohet sa më shumë që mundemi, dhe duket se marrja e shafranit ndihmon. Përveç kësaj, shafrani ul sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut dhe indirekt ndikon në parandalimin e mbipeshës. Sigurisht që kërkon më shumë hulumtime me detaje më specifike, por një filxhan i kësaj pije të nxehtë të paktën herë pas here është po aq i mirë për trupin tonë.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page