Goditja në tru ose siç njihet ndryshe hemoragjia cerberale është një sëmundje që manifestohet kur qarkullimi i gjakut drejt trurit ndërpritet si pasojë e një bllokimi të një ene të gjakut.

Statistikat mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje janë të pakëta, megjithatë, mjekët thonë se në 40 përqind të rasteve personat e prekur nga ishemia mbeten të paralizuar.

Të dhënat e deritanishme thonë se qarqet me numrin më të lartë të vdekjeve nga ishemia janë:

Berati 5.7 vdekje për 1000 banorë

Korça me 5.3 vdekje për 1000 banorë,

Shkodra me 5.1 vdekje për 1000 banorë.

Kukësi me 4.7 vdekje me 1000 banorë.

Qarqet me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet ishemike janë:

Durrësi me 3.4 vdekje për 1000 banorë

Tirana me 3.5 vdekje për 1000 banorë,

Elbasani me 4.6 vdekje për 1000 banorë

Lezha me 4.1 vdekje për 1000 banorë.

Neurologët në vend paralajmërojnë se njerëzit nevojitet të jenë të kujdesshëm ndaj disa shenjave kryesore të ishemisë.

Ato janë:

Deformimi i një pjese të fytyrës

Njerëzit që goditen nga ishemia në shumicën e rasteve pësojnë deformim të njërës anë të fytyrës.

Po qe se dyshoni për një problem të tillë, kërkojini personit të buzëqeshë dhe kësisoj do të dalloni ndonjë deformim të mundshëm.

Dobësim i Krahut

Një nga shenjat më të përhapura është mpirja ose dobësimi i krahut.

Po qe se dyshoni që një person po preket nga ishemia, kërkojini t’i ngrejë të dy krahët lart dhe vëreni Po qe se njëri prej tyre ka vështirësi.

Vështirësia Në Të Folur

Kur një person goditet nga ishemia, atëherë ai ose ajo e ka të pamundur të flaës ose të artikulojë fjalët.

Po qe se keni dyshime, kërkojini personit të thojë një fjalë të shkurtër.

Po qe se personi në fjalë e ka të vështirë të lidhë dy fjalë ose është krejt i paqartë, atëherë nevojitet të jetë duke pësuar një goditje në tru.

Telefononi Urgjencën

Po qe se dikush ka simptoma të tilla, është shumë e rëndësishme që të reagoni shpejt dhe të telefononi urgjencën ose të shkoni menjëherë në spital./AgroWeb.org