Katër të arrestuar në Podujevë për rrahje


loading...

Katër persona janë arrestuar të mërkuren në Podujevë, pasi të njejëtit pas një mosmarrëveshje me një familje tjetër, gjatë fjalosjes kanë ekspozuar edhe armë e kallash.

Sipas Policisë së Kosovës, e gjithë ndodhia ka ndodhur në lidhje me një pronë.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një pistoletë me 92 fishekë, si dhe një AK-47 e cila ishte e demoluar tek mekanizmi i goditjes.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në ecuri të rregullt.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *