Këndim live në studio, përleshje me protestues: Besnik Tahiri kopjon shefin e tij


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, duket se po kopjon shefin e tij, liderin e -së, Ramush .

Ngjashëm sikur , edhe Tahiri përveç që është përleshur sot me protestuesit ashtu siç bënte shefi i tij sa ishte në krye të ekzekutivit, ia ka thënë edhe këngës në një emision televiziv.

Tahiri, gjatë ditës së sotme pati një zënkë me protestuesit e Telekomit të Kosovës.

Teksa ata ishin në , kërkesave të tyre iu përgjigj Tahiri, i cili në një moment u bë nervoz kur dikush thirri ‘hajna’ dhe  ai ua ktheu se hajna janë vetë ata.

“Për ata që po thonë hajna, unë ju këqyri në sy, jeni ma hajna se unë krejt. Unë s’ jam hajn, jam njeri përfaqësues”, tha Tahiri.

Njësoj sikurse Tahiri sot, reagonte edhe Haradinaj në kohën sa ishte kryeministër.

Haradinaj në 2017-në, doli para protestuesve që ishin familjarëve të grupit të “Kumanovës”, dhe në një moment kur ai ishte duke folur dikush dëgjohet duke thënë diçka. Haradinaj, menjëherë i përgjigjet atij duke i thënë: “ ti që po bërtet, mshele pak”, i tha njërit që fliste me megafon.

Kjo s’ ishte e tëra gjatë asaj proteste, ish-kreu i Qeverisë, pati edhe një situatë tjetër, kur njëri nga protestuesit e pyeti atë se a është ky i rënd për të. , Haradinaj i tha atij që Po qe se është i sporteve të rëndë le të urdhëron.

Këto s’ janë të vetmet të përbashkëta që kanë Haradinaj dhe Tahiri.

dy kanë kënduar në studiot televizive.

Haradinaj, dihet që s’ ka emision televiziv që s’ ka kënduar. Kënga më e dashur për të ishte “ po shkon moj Zanë” por edhe këngëve të tjera ua thotë lideri -së.

ndërsa, Tahirin deri më tani e kemi dëgjuar vetëm në një emision të këndojë. Ai ka kënduar këngën “Kur nata Korçën e mbulon” në emisionin Oxygen.

Ndryshe nga Haradinajn, që e kemi parë duke kënduar edhe në dasma, Tahiri akoma s’ e ka bërë këtë.

Ofendimet e protestuesve dhe këndimi nëpër emisione duket se janë dy të përbashkëtat të zëvendëskryeministri dhe ish-kryeministri i Kosovës të cilët vijnë nga e njëjta parti, AAK./ Insajderi.org

The post Këndim live në studio, përleshje me protestues: Besnik Tahiri kopjon shefin e tij appeared first on Insajderi.

Postime të ngjashme