Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik

loading...
Neni 415
Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik
1.  Kushdo që me vetëdije shkel rregullat e
prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit
publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, marrëveshje të fshehtë
kundërligjore apo ndërmerr ndonjë veprim tjetër të paligjshëm me qëllim të
mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe më qëllim të ndikimit në
vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik,
dënohet me gjobë dhe burgim deri në pesë (5) vjet.
2.  Personat përgjegjës apo kushdo i cili më
qëllimisht dhe duke shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, nuk
zbatojnë detyrimet që dalin nga kontrata e prokurimit publik me qëllim të
përfitimit për vete apo duke shkaktuar dëme buxhetore, nëse karakteristikat e
veprave të tjera penale nuk janë përmbushur, dënohet me gjobë dhe burgim deri
në pesë (5) vjet.
3. Nëse kryerësit e veprave penale nga paragrafët 1
dhe 2 të këtij neni, përfitojnë ose shkaktojnë dëme të konsiderueshme pasurore,
në vlerat mbi pesëmijë euro (5.000), atëherë kryerësi dënohet me gjobë dhe me
burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4.  Në rastet e shpalljes fajtor të kryerësit,
përveç dënimit, gjykata do t’i shqiptojë kryerësit ndalimin e marrjes pjesë në
procedurat për dhënien e kontratave në prokurim publik.
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *