Kërcitja e Dhëmbëve – Shkaqet e Rrezikshme Dhe Zgjidhjet Natyrale Që Mund T’i Provoni


Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.

Në këtë artikull të do të gjeni arsyet përse shumë njerëz vuajnë nga bruksizmi dhe cilat janë zgjidhjet natyrale.

Çfarë është kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit?

Sipas të dhënave të , ky është një shqetësim mjekësor që s’ arrihet të zbulohet lehtësisht.

Shpesh ata që viajnë nga kërcitja e dhëmbëve s’ e vënë re një gjë të tillë, vetëm pas një kohe të gjatë fillojnë të ndjejnë simptomat.

nga simptomat e para është zgjimi me të forta të nofullave. Nëse lihet e patrajtuar, kërcitja e dhëmbëve arrin të shkaktojë enjtje të gjendrave limfatike që gjenden në qafë.

Gjithashtu kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave, përtypje të keqe të ushqimit, erë të keqe orale.

Simptoma që mund të evidentohen me anë të analizave dentare.

Nëse lihet i patrajtuar ky fenomen mund të përkeqësohet deri në dëmtimit të shëndetit të dhëmbëve por dhe në deformimin e nofullave.

Si mund ta kuptoni Nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje?

nga mënyrat më të thjeshta, është vizita tek dentisti, kështu do të kuptohet dhe gjendja e shëndetit të dhëmbëve.

është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi me kalimin e viteve dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve kërkojnë një përkujdesje më të vëmendshme.

Kjo vjen si pasojë e një dobësimi natyral të smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si pasojë e konsumimit të tyre gjatë viteve. Kështu dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

Vizitat tek dentist arrijnë që të kapin që në fazat e para këtë , dhe të fillojnë me trajtimin e tij.

Kërcitja e dhëmbëve e shpjeguar në fushën e psikologjisë

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, gjithçka lidhet me gjendjen emocionale dhe me stresin të cilin s’ e shprehim.

Duke qenë se kërcitja e dhëmbëve është diçka e pavullnetshme, një gjendje e rënduar psikologjike ndikon në përkeqësimin e problemit.

Kur jemi në gjumë, s’ arrijmë t’i kontrollojmë emocionet e akumuluara gjatë ditës. Shumë njerëz i përjetojnë me anë të ëndrrave, të tjerë si reagime fizike.

gjatë orëve kur jemi të vetëdijshëm, kanë qenë të shtypura, dhe në momentin kur ne flemë, ato lirohen.

Personat që kërcasin dhëmbët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjën e inatit.

Kërcitja e dhëmbëve është në një farë mënyrë ‘veçanti’ e personave që inatosen dhe që këtë inat e mbajnë gjatë të shtypur brenda vetes.

Po Nëse i kërcisni dhëmbët gjatë ditës?

Disa personave u ndodh që të kërcasin dhëmbët dhe gjatë ditës, diçka e tillë tregon që është më i rëndë.

Nëse ju ndodh që t’i kërcisni dhëmbët gjatë ditës, duhet me patjetër të kërkoni këshillën e mjekut.

Çfarë të bëni Nëse kërcisni dhëmbët?

Si fillim duhet të kuptoni Nëse vuani nga një problem i tillë.

Shumë nga ne mund të jenë të prekur por s’ e kuptojnë. Nëse e dyshoni, bëni një vizitë mjekësore.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzgjidhni me kujdes specialistin që do t’iu trajtojë.

Dentisti mund të trajtojë deri në një farë pike dëmtimin e dhëmbëve.

Por problemet e brendshme, siç janë shtrembërimi i nofullave që më pas shkakton mos përtypjen e duhur të ushqimit, kanë nevojë për specialist të tjerë.

Mjekët ORL janë ata që mund të përcaktojnë saktë dhe dëmet në lidhjet e muskujve dhe nyjeve në zonën e gojës, nofullave dhe qafës.

Nëse ju zgjidhni vetëm problemet e dukshme si shëndeti i dhëmbëve dhe kafshimi i duhur i nofullave, rrezikoheni nga simptomat e fshehura.

Këto simptoma lidhen me nervozizmin, krizat e panikut dhe me depresionin. andaj është e rëndësishme që të merreni dhe me gjendjen psikologjike.

Mundohuni të gjeni një mënyrë për të çliruar emocionet.

Mund të merreni me ndonjë , aktivitet fizik të çfardoshëm, kështu fokusi i trurit do të zhvendoset dhe trupi do të arrijë të qetësohet. /AgroWeb.org

Postime të ngjashme