Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Studiuesit japonez, kanë zbuluar një lidhshmëri në mes të konsumimit të kërpudhave dhe uljes së rrezikut nga kanceri i prostatës.

Numri i të prekurve nga kanceri i prostatës, është duke u rritur. Sipas Institutit Kombëtar Amerikan për Kancer, gjatë këtij viti pritet të shkojë deri në 174 mijë të prekur nga ky lloj i kancerit vetëm në SHBA.

Studimet, tregojnë që të  ushqyerit shëndetshëm ulë rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës.

Studiuesit nga Japonia, kanë gjetur që konsumi i kërpudhave mund të jetë një prej ushqimeve që parandalon kancerin e prostatës.

Hulumtuesit gjetën, që tek disa pjesëmarrës në studin, kërpudhat rritin sistemin imunitar dhe reagojnë ndaj këtij lloj kanceri.

“Në krahasim me ata që hanë kërpudha më pak se njëherë në javë, ata që hanë kërpudha një ose dy herë në javë kishin një rrezik deri në 8% më të ulët për kancerin e prostatës. ndërsa ata që hanë kërpudha tre ose më shumë herë çdo javë, kishin një rrezik deri në 17% më pak që të preken nga ky lloj i kancerit”,thuhet në deklaratën e përbashkët të autorëve të këtij studimi të publikuar në International Journal of Cancer. /Familja Jone

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page