Fri. Jun 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Gjëndra e tiroides e gjendur në pjesën e përparme të qafës prodhon hormonet më të rëndësishme të organizmit, përgjegjëse për mirëfunksionimin e trurit, zemrës, mëlçisë e të gjitha organeve e sistemeve të tjera.

Kur gjëndra tiroide s’ arrin të prodhojë mjaftueshëm hormone, trupi vuan nga hipotiroidizmi. Trupi s’ është i aftë të prodhojë jod, ndaj dieta juaj ushqimore nevojitet të jetë e pasur me boronica, luleshtrydhe, kos, fasule dhe patate. Një diete të mirë ekuilibruar që përmban brokoli, lulelakët, ushqime të pasura me omega-3 dhe Omega-6 mund t’ju ndihmojë gjithashtu të kuroni këtë problem.

Kur hipotiroidizmi s’ trajtohet, mund të çojë në gjendje depresive, keqfunksionim të zemrës ose koma, por kur diagnostikohet me një test të thjeshtë të gjakut, hipotiroidizmi trajtohet lehtësisht me një pilulë të përditshme. Lexoni më poshtë shenjat dhe simptomat e këtij problemi shëndetësor:

1.Dobësi dhe lodhje.

  1. Flokë të thatë, të dobët, lëkurë e zbehtë.
  2. Ndjeshmëri e lartë ndaj te ftohtit.
  3. Kapsllëk.
  4. dhembje muskujsh
  5. Humbje kujtese.
  6. Cikël i çrregullt menstrual
  7. Depresion dhe nervozizëm.

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë e përjetojnë hipotiroidizmin në të njëjtën mënyrë.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page