ipard 1

Një grusht kikirikë mund të jenë një zgjidhje e shpejtë kur ju merr uria për diçka të kripur.

Një studimi të ri,në të cilin AgroWeb u mbështet,sugjeroi se konsumimi i kikirikëve para gjumit mund të ndihmojë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak,duke shmangur kështu diabetin (sëmundjen e sheqerit) e tipit 2.

Studimi i cili u botua në fillim të këtij viti, u përqëndrua tek individët që patën luhatje të glicemisë nga argjërimi.

Ky është një lloj prediabeti, ku nivelet e glukozës ngrihen ndërmjet vakteve, por s’ janë aq të larta sa për tu diagnostikuar me diabet (sëmundja e sheqerit).

Pjesëmarrësit konsumuan 30gr kikirikë para gjumit për një periudhë gjashtë javore.

Rezultatet treguan jo vetëm një përmirësim të nivelit të glukozës , por edhe një ulje të niveleve të triglicerideve.

Ky është një lajm i mirë duke marrë parasysh se kolesteroli i lartë është tepër i zakonshëm tek ata me diabet (sëmundja e sheqerit) të tipit 2.

Kikirikët kanë një indeks të ulët glicemie, i cili ndihmon për të parandaluar rritjen e sheqerit në gjak. Kjo gjë pakëson nevojën për insulinë.

Gjithashtu kikirikët mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak të stabilizuar gjatë natës, gjë me të cilën luftojnë shumë diabetikë.

Ky hulumtim gjithashtu mbështet një studim të mëparshëm të kryer në 2002-shin, ku u shqyrtuan përfitimet nga gjalpi i kikirikut tek gratë me diabet (sëmundja e sheqerit).

Pasi vëzhguan më shumë se 80,000 gra të rritura për një periudhë 16 vjeçare, ata zbuluan se konsumimi i gjalpit të kikirikut pesë herë në javë pakësonte rrezikun e tyre për të zhvilluar diabetin (sëmundjen e sheqerit) e tipit 2 me 21%.

Një përqindje e madhe e njerëzve janë të prekur nga para-diabeti (sëmundja e sheqerit) dhe s’ janë në dijeni të kësaj, duke qenë se ai s’ shfaq shenja klinike.

Vetëm po të jeni diagnostikuar apo jo, mund të jetë një ide e mirë të konsumoni kikirikë  para se të flini./AgroWeb.org

okitask