Kinë: Mjekët detyrohen të mbajnë pampersa pasi nuk kanë kohë të përdorin tualetin



Mjekët dhe stafi i spitaleve në Kinë po detyrohen të mbajnë pampersa, për shkak se nuk kanë kohë të përdorin tualetin, shkruan Gazeta Metro.
Numri i të vdekurve nga koronavirusit ka shkuar 41 brenda një dite pas raportimit se dje ishin 26 derisa autoritetet kanë kufizuar qarkullimin dhe kanë anuluar tubimet publike në Kinë.
Më shumë se 1300 njerëz janë infektuar në gjithë botën nga virusi i që u gjurmua deri tek një treg i ushqimit detar në qytetin e Wuhan në Kinë, ku shiteshin ilegalisht produkte ushqimore. Autoritetet shëndetësore anekënd botës po punojnë që të parandalojnë një pandemi. 
Virusi ishte detektuar edhe në Tajlandë, Vietnam, Singapor, Japoni, Kore të Jugut, Nepal, Malajzi, Francë, Australi dhe SHBA./gazetametro.net
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *