Kirurgu ferizajas Imri Vishi me sukses kryen një operacion të veçantë në kushtet që ofron Spitali i Ferizajt



Imri Vishi, Kirurgu Imri Vishi, Imri Vishi Kirurg, Kirurgjia Imri Vishi, Dr.Imri Vishi

Ditë më parë një ekip mjekësor nga Spitali i Ferizajt, i kryesuar nga
kirurgu dr. Imri Vishi, ka kryer me sukses një intervenim kirurgjikal në
regjionin e abdomenit.Bazuar në praktikat mjekësore të deritanishme dhe
kushtet që ofron Spitali i Ferizajt, ky intervenim po vlerësohet si
tepër i veçantë.Suksesi i tij, është vlerësuar sot edhe nga pacientja e
cila gradualisht po e rimerr veten por edhe bashkëpunëtorët dhe kolegët e
doktorit.

Bedrije Maksuti, nga Pozharani i Vitisë para disa ditësh është
operuar në Spitalin e Ferizajt nga një problem shëndetësor që e ka pasur
në regjionin e abdomenit. Pas operacionit ajo tashmë po e rimerr veten
dhe po shprehë mirënjohje për stafin mjekësor dhe doktor Imri
Vishin.”Momentalisht jam mirë, i falënderoi të gjithë për kujdesin që
kanë treguar e veçmas përkushtimin e dr.Imriut” ka shtuar ajo

 

Se ky operacion është i rrallë, i kushtueshëm dhe i vështirë për
tu bërë në kushtet që ofron spitali i Ferizajt e thotë edhe kirurgu Dr
Imri Vishi.Ai thotë se këto patologji janë të rralla dhe shpjegon për
suksesin e intervenimit i cili sipas tij është i veçantë ngase është
kryer në kushtet minimaliste që ofron spitali i Ferizajt

 

“Intervenimi është kryer në regjionin e pankreasit, ka qenë i komplikuar dhe ka zgjatur me orë të tëra” shpjegon ai për TV-Liria

Diagnostifikimi i kësaj sëmundjeje është bërë rastësisht ngase
është menduar se pacientja lëngon nga një sëmundje tjetër.”Pacientja ka
dyshuar për një sëmundje tjetër, mirëpo diagnostikimi që i është bërë me
skanerin më të avancuar në vend ka rezultuar se problemet kanë qenë të
natyrës tjetër” shpjegon dr. Ben Haziri, pronar i ordinancës “CT-Beni”

 

Pacientja në fjalë po vazhdon të kurohet në këtë spital, ndërsa
gjendja postoperacionale e saj po tregon shenja të një përmirësimi të
dukshëm.Këtë e ka pohuar edhe endokrinologu , dr.Fatbardh Ramadani, i
cili në bisedën për TV-Liria, ka thënë se niveli normal i glikemisë tek
pacientja është mbajtur me terapi intensive të insulinës.

 

Një intervenim të këtillë në këto kushte ia kanë lakmi edhe
klinikat me të specializuara të rajonit.Vlerësime ky ekip sot ka marrë
edhe nga shefi i repartit, dr Ragip Bytyqi, ndërsa kirurgu dr Imri
Vishi, thotë se përveç përmirësimit të kushteve të punës, prioritet
duhet i jepet edhe profesionalizimit të kuadrit mjekësor

 

Pavarësisht këtij suksesi, në këtë spital thonë se po ia dalin që
më sukses të kryejnë edhe intervenime të tjera kirurgjikale.Për këto më
së miri flasin statistikat që nuk janë të vogla.

Shih edhe:  Diabetes cases DOUBLE in 15 years as five million Britons have condition, figures reveal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *