Kirurgu Shqiptar emërohet Shef i Klinikës gjermane

loading...

Klinika e kirurgjisë vaskulare në spitalin St. Johanes-Hospital ka
zgjedhur një drejtues të ri. Fjala është për Dr. Halil Krasniqin, i
cili është emëruar shef i ri i kësaj klinike.

Mjeku shqiptar nga Kosova
nuk është emër i panjohur për regjionin ku jeton, qyteti Varel i
regjionit Friesland, Gjermania Veriore.

Deri në këtë emërim Dr.Halil Krasniqi ka qenë po ashtu shef mjekësor në klinikën e
kardiologjisë vaskulare në St.Willehad-Hospital në Wilhelmshaven, shkuan
nwzonline.de.
Drejtuesit e spitalit St. Johannes e kanë përshëndetur shefin e ri të
klinikës. Ndërsa vetë Krasniqi me këtë rast ka thënë: “që nga dita e
parë e punës në këtë spital kam pasur rastin të bindem se këtu pacienti
shihet si njeri dhe se respektohen pikëpamjet e tij individuale mbi
botën”.

Ndërsa nga spitali ku ai është zgjedhur shef, bëhet e ditur se që nga
ditët e para ka udhëhequr operacione të komplikuara kardiovaskulare./Gazeta Shëndeti

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *