Kirurgu Shqiptar i shpëton jetën gjermanit të moshuar



Heinz Peter i mbushen sytë me lot duke i dhënë dorën dr. Halil Krasniqit për tu përshëndetur. “Ju falemnderit zoti doktor për të gjitha
që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj keni bërë për mua”.  Ai vetëm tash e ka
me të vërtetë të qartë se në repartin e kirurgjisë të spitalit
St.-Willehad në Wilhelmshaven i është shpëtuar jeta shkruan albinfo.ch transmeton Gazeta Shëndeti.

Kjo është dhurata më e mirë për Krishtlindje që mund ta imagjinonte ai në këtë moshë.
Ndodh shpeshherë që mjekët gjermanë dhe të tjerë u shpëtojnë jetën
shqiptarëve. Në rastin tonë ka qenë një mjek shqiptar që ka bërë
ndërhyrjen e suksesshme kirurgjike e cila është kurorëzuar me shpëtimin e
jetës së një gjermani të moshuar.

Shih edhe:  Why do some neurons degenerate and die in Alzheimer's disease, but not others? -- ScienceDaily

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar Heinz Peter 73 vjeçar ishte sjellë
në spital me autoambulancë. Më parë kishte shkuar te mjeku i shtëpisë
për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme të shpinës dhe ndjenjës së
njëfarë shtypjeje në bark. Mjeku i kishte bërë kontrollimin me ultrazë.
“Menjëherë në spital” kishte qenë udhëzimi i tij urgjent dhe
shpëtimtar. Sepse “dy orë më vonë mund të bëhej vonë”, konstaton më vonë Halil Krasniqi. Aorta abdominale (arteria e barkut)  te ky pacient kishte
pësuar një zgjerim prej njëmbëdhjetë centimetrash. “Diçka e tillë është
shumë e rrallë”, thotë mjeku. Ai deri më tash kurrë nuk kishte operuar
ndonjë me madhësi të tillë.

Shih edhe:  Mail on Sunday launches campaign urging NHS bosses to let us all see our GPs face to face again

Vlera normale e kësaj arterie te meshkujt e moshës së Heinz Peterit
është 2.5 centimetra. Te pesë nga 100 meshkuj mbi moshën 65 vjeçare
paraqiten  zgjerime të tilla të cilat duhet të mbikëqyren. Kur ato
arrijnë gjerësinë prej pesë centimetrash, duhet të operohen menjëherë,
shkruan wzm.online de transnmeton Gazeta Shëndeti.

Rreziku kryesor te rastet me zgjerim të aortës abdominale qëndron te
pëlcitja e tij e befasishme me rastin e dëmtimit të murit të aortës. Kjo
shkakton gjakderdhje të brendshme te pacienti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *