Kirurgu Shqiptar kryen ndërhyrjen e rrallë kirurgjike


Arjan2BMullahi

Arjan2BMullahi

“Kemi dëgjuar për transplantin e organeve të brendshme, por jo për transplant kockash”.

Kështu shkruanin gazetat gjermane kur doktori me origjinë shqiptare, Arjan Mullahi, kreu për herë të parë këtë ndërhyrje në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani.

Së fundmi ai ka kryer transplantin e kockës tek një zonjë shqiptare, Resmije Senka, nga Kuçova, operacion i cili rezultoi me sukses.

Ndërhyrja parashikon një metodë që nuk është shumë e zakonshme dhe që mbështetet në eshtrat e një personi të vdekur.

Edhe këtë herë, gazeta gjermane i bën jehonë kësaj ndërhyrjeje, duke e quajtur doktor Arjan Mullahin si “Zoti i veshur me të bardha”.

“Kjo teknikë speciale operative mundëson rekonstruksionin e defekteve të mëdha kockore të bacinit dhe të kofshës me transplantatim të kockave të të vdekurve. 2 javë pas këtij operacioni, zonja nga Kuçova, e cila rrezikonte paralizën, ka mundur që të ecë. E paimagjinueshme dhe e pabesueshme dhe për vetë gjermanët. Në prill 2019 është planifikuar të vihet protezë e re në Linnich në Gjermani”, tregon dr. Mullahi.

Doktori Arjan Mullahi punon si shef i shërbimit të kirurgjisë në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që ka kryer edhe kurse të ndryshme specializimi jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!