Thu. May 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Tradhtia

Sipas statistikave të fundit, 20% e burrave dhe 13% e grave kanë raportuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër përveç bashkëshortit të tyre, kurse janë të martuar.

meqenëqë të dy gjinitë janë të motivuar për të kryer shkelje të kurorës për arsye të ndryshme, ka kuptim edhe faktori moshë që i bën ata pre’ të kësaj zgjedhje. Një studim i i Universitetit të New Hampshire, tregon së fundmi se mosha 55 vjeçare është piku i pabesisë dhe pikërisht ky është stadi i moshës që arrin kulmin për të dyja gjinitë. Kjo moshë vihet në dukje posaqë përkon edhe me fazën kur meshkujt dhe femrat kanë tendencën të bëjnë një analizë kosto-përfitim kur vlerësojnë nëse duhet të mashtrojnë bashkëshortin e tyre.

“Sipas studiuesve, sjellja e tyre ndaj tradhtisë ndryshon ndjeshëm, pasi burrat dhe gratë përgjigjen ndryshe ndaj kostove dhe përfitimeve të perceptuara nga secili syresh prej tyre. Për gratë, faktorët biologjikë dhe socioekonomikë janë parësorë ndaj e shohin partnerin e jetës si kandidatë të mirë për të lindur një fëmijë dhe që ka një arsim dhe stabilitet financiar për të siguruar një familje. Janë faktorë të rëndësishëm që gratë i konsiderojnë kur vendosin të kenë një marrëdhënie. Këta faktorë s’hyjnë në lojë për meshkujt, të cilët në përgjithësi kanë 7 % më shumë gjasa të mashtrojnë sesa gratë “.

Kjo do të thotë se do të kishte kuptim që mosha që një grua ka më shumë gjasa të tradhtojë është më e ulët se një mashkull. Por, interpretimi është se një grua arrin “kulmin e tradhtisë” kur e kuptojnë se trupi i saj ka shanset e fundit për të pasur një fëmijë./Gazeta Shëndeti