Klina me rritje në përformancë dhe rënie në renditje


loading...

Ndonëse pati përmirësime në përformancë, Komuna e Klinës pësoj rënie në ranglistën e Komunave më përformancën më të mirë.

Klina renditet si komuna e shtatëmbëdhjetë (17) në nivel të vendit sa i përket përformancës së treguar gjatë vitit 2019. Ajo është vlerësuar me 65.4 pikë dhe është larg vendit të parë të cilin e mbanë komuna e Drenasit me 77.04 pikë.

Një vit më parë qeverisja në Klinë renditej e trembëdhjeta në Kosovë dhe ishte vlerësuar me 56.9 pikë.

Fushat në të cilat Klina qëndron mirë sipas vlerësimit të MPL-së

Sipas MPL-së, komuna e Klinës mbanë primatin sa i përket fushës së planifikimit hapësinor apo planifikimit të ndërtimeve komunale.
Klina mbanë vendin e par pasi ka marrë 89.58 pikë nga 100 të mundshmet në këtë fushë.

Pikë të larta komuna e Klinës ka marrë edhe në fushat e transparencës, kulturës, rinisë dhe sportit, parkingjeve publike, menaxhimit të mbeturinave, mbrojtjes së ambientit dhe transportit publik.

Sa i përket transparencës Klina ka marrë 94.64 pikë dhe renditet e nënta në nivel vendi ndërsa e gjashta renditet në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit pas ka marrë 98.3 pikë nga 100 të mundshmet.

Menaxhimi i mbeturinave në Komunën e Klinës është vlerësuar 88.08 pikë duke e renditur Klinën në vendin e gjashtë ndërsa mbrojtja e mjedisit me 86.7 pikë.
Pikë të larta kanë marrë edhe menaxhimi i fatkeqësive natyrore pasi është vlerësuar me 90 pikë dhe transporti publik i cili është vlerësuar me 88.9 pikë.

Fushat në të cilat Klina qëndron mbi mesatare

Mbi mesataren e pikëve Klina qëndron në dhënien e përgjegjësisë, hapësirat publike, ujin e pijshëm, arsim dhe zhvillim ekonomik.

Dhënia e përgjegjësisë në Klinë është vlerësuar me 72.35 pikë, hapësirat publike me 56.07 pikë, uji i pijshëm me 77.2 pikë, arsimi me 58.92 pikë ndërsa zhvillimi ekonomik në 60.5 pikë.

Fushat në të cilat komuna e Klinës qëndron keq

Sipas vlerësimeve të MPL-së komuna e Klinës qëndron më së keqi me komunat me shumicë shqiptare në fushën e përfaqësimit gjinor.

Kjo komunë ka marrë vetëm 25 pikë në këtë fushë dhe qëndron vetëm para komunave si Novobërda, Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Shtërpca.

Sipas MPL-së, Klina i ka keq punët edhe me kanalizim, infrastrukturë, barazi dhe punësim.

Infrastruktura në Klinës është vlerësuar me 39.74 pikë duke u renditur në vendin e 26 ndërsa e 28-ta qëndron në barazi dhe punësim pasi është vlerësuar me 48.12 pikë.

Sa i përket kanalizimit Klina është vlerësuar me 43.24 pikë dhe qëndron në vendin e pesëmbëdhjetë.



loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *