Klinika “Pulmo Plus” së shpejti e hapur për të pritur pacientë


Klinika “Pulmo Plus” së shpejti e gatshme për të pritur pacientë Klinika pulmologjike “Pulmo Plus” shumë shpejt do të fillojë punën me pacientët e saj.

Këtë e konfirmoi drejtori i kësaj klinike, Dr. Musa Hoxha, me anë të një lidhjeje telefonike.

I kontaktuar nga “Familja Jonë”, ai u shpreh se është pothuajse gjithçka gati dhe se kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla që klinika të hapet dhe të pranojë pacientë, mirëpo akoma s’ mund të flitet për një datë të caktuar.

“akoma s’ është hapur, mirëpo pritet të hapet shumë shpejt. I kam paraqitur dokumentet dhe ajo që mund të them është se do fillojmë punë shumë shpejt”, u shpreh ai për “Familja Jonë”. “Pulmo Plus” në radhet e veta do të ketë profesionistë shëndetësorë tashmë të dëshmuar në Kosovë. Hoxha përmend disa nga doktorët që do të punojnë aty, si dhe s’ e përjashton mundësinë që kësaj ekipe t’i shtohen edhe doktorë të tjerë. “Në këtë klinikë do të punojnë doktor Flamuri Marku, Artan Haxhiaj…këta. Ndoshta në të ardhmën do të ketë edhe të tjerë”, shtoi ai.

Shih edhe:  97 të infektuar dhe 291 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

 Kjo klinikë do të jetë e hapur prej orës 14:00 deri në orën 20:00 për pacientët e saj. Mjekët e angazhuar në QKUK do të fillojnë punën pas përfundimit të orarit në institucione publike shëndetësore.

“Klinika do të jetë e hapur nga ora 14:00. Të gjithë doktorët, pas përfundimit të orarit në QKUK, do të jenë të angazhuar në këtë klinikë. Ata do të punojnë me orar të përgjysmuar, që i bie se do të jenë katër orë në shërbim të pacientëve”, theksoi tutje Hoxha. Lokacioni i klinikës “Pulmo Plus” do të jetë pranë “Grand Store-es” në Veternik, konkretisht prapa saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *