Klinikat Interne që shërbyen për COVID-19 së shpejti i kthehen normalitetit

loading...


Klinikat Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, (Klinika e Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë, Hematologjisë,  Nefrologjisë dhe Reumatologjisë), pritet që së shpejti t’i kthehen punës normale në  hapësirat e tyre, pasi që për disa muaj ato hapësira u shfrytëzuan  për trajtim të rasteve me COVID-19, e  njohur si Njësia COVID/3.

Kështu kanë bërë të ditur me anë të një statusi në rrjeti social në Facebook, nga zyra e drejtorit të përgjithshëm – Shërbimit Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës (ShSKUK).

Sipas tyre, në këto hapësira është bërë  pastrimi, dezinfektimi dhe në koordinim me shërbimin për infeksione brendaspitalore dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të merren strishot dhe do të bëhet hulumtimi i ajrit të ndotur. 

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *