KMDLNJ mbështet vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe  Lirive të Njeriut ka mbështetur vendimin e Këhsillit të Bashkësisë Islame për pezullimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhami.

“BIK-u , me vendimin se s’ do të falet namazi i Kurban Bajramit në xhami, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 bëri një veprim shumë të mirë në mbrojtje të shëndetit të besimtarëve që do ta falnin namazin në xhami por edhe të familjeve të tyre dhe rrethit ku jetojnë. E pranuam apo jo, Kosova është në një gjendje të jashtëzakonshme, me tendencë të përkeqësimit të situatës dhe rrezikimit të përgjithshëm të shëndetit të qytetarëve të Kosovës prandaj të gjithë nevojitet të sillemi në përputhje me situatën e krijuar”, thuhet në njoftim.

Sipas KMDLNJ-së, disa biznese që kanë përfituar me zgjatje të orarit të punës nevojitet të sillen dhe ndërmarrin masa sipas rekomandimeve në të kundërtën s’ do të kenë të drejtë nesër ta sulmojnë as qeverinë e Kosovës e as ministrin e Shëndetësisë.

“As kryeministri i Kosovës  e as ministri i Shëndetësisë s’ mund të jenë fajtorë kujdestarë për mosrespektimin e masave mbrojtëse nga bizneset dhe qytetarët. KMDLNj sugjeron qytetarët e Kosovës në përgjithësi, dhe besimtarët e besimit islamë, në veçanti t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse, të festojnë festën e Kurban Bajramit në shtëpi, pa bërë vizita familjare si më parë dhe në këtë kontekst e mbështetë vendimin e BIK-ut në tërësi si kontribut për luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

KMDLNJ ka thënë se të drejtat fetare janë të drejta të njeriut që janë të rregulluara dhe mbrohen me ligj në situata normale.

“Në situatën aktuale në të cilën gjendemi, KMDLNj vlerëson se me masat kufizuese, besimtarëve të besimit islamë s’ u janë shkelur të drejtat e njeriut për faktin që e drejta për jetë është themel i të gjitha të drejtave mbi të cilën ndërtohen dhe realizohen të drejtat tjera”, thuhet në njoftim.

Tutje KMDLNJ të gjithë besimtarëve të besimit islamë ua uron festën e Kurban Bajramit me një porosi të thjeshtë dhe lehtë të realizueshme:” Festoni në shtëpi dhe ruani shëndetin tuaj , të familjes dhe miqve. Mos respektimi i rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse vetëm sa do të kontribuojë në rrënimin e shëndetit të më të dashurve  tuaj dhe të tjerëve e që s’ është qëllim i askujt. Është një rrugë shumë e shkurtër kur gëzimi ( festimi jashtë kontrollit ) mund të përfundojë në pikëllim dhe dhembje ( humbja e jetës ). Kjo mund të evitohet dhe nevojitet të evitohet!

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka marrë vendim që të pezullohet falja e Kurban Bajramit në xhami.

Pezullohet falja e Kurban Bajramit në xhamitë e Kosovës



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Neuer Ansatz für zielgerichtete Krebs-Immuntherapie

Thu Jul 30 , 2020
Forschende der Universität Basel konnten zeigen, dass eine neue Krebs-Immuntherapie helfen könnte, Tumorzellen effizient auszumerzen und dabei Nebenwirkungen zu vermindern. Der Ansatz beruht auf einer lokal begrenzten Aktivierung von Immunzellen. Krebs-Immuntherapien machen sich die Fähigkeit des Immunsystems zunutze, Krebszellen anzugreifen: Sie entfesseln die Killerfunktion von T-Zellen, die daraufhin die Krebszellen […]
Onkologie