Koeman jo edhe aq i shqetësuar, flet pas humbjes nga Atletico Madridi

loading...


Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur pas ndeshjes derbi, të cilën skuadra e tij e humbi 1-0.

Lexo edhe: Atletico Madridi mposht Barcelonën pa asnjë tipar të Barcelonës

Madje, ai s’ shihet edhe aq i shqetësuar, sa do të duhej të ishte një trajner i katalunasve, skuadra e të cilit pozicionohet në vendin e dhjetë, me 11 të arkëtuar pas tetë javësh, përcjell GazetaBlic.

Ai ndër të tjera tha se i pëlqeu fakti që djelmoshat e tij luftuan deri në fund.

“Unë pashë një skuadër që luftoi deri në fund. Në këtë aspekt, s’ shqetësohem aspak. Ajo që më brengos është fakti se për disa pozita, janë pak futbollistë. Si për shembull në qendër. Por, duhet pranuar, kur gjërat s’ shkojnë mirë, faji është te trajneri. Ne po punojmë, por duhet ta shfaqim kapacitetin tonë”, ka thënë mes tjerash tekniku holandez.

Lexo gjithashtu: Vlerësim jo i zakonshëm për Messin, notat e lojtarëve: Atletico Madrid – Barcelona

/GazetaBlic/



Related posts