Kohë Covidi, gruaja nxjerr banderolën në ballkon: As s’ ju vijmë mysafirë, as mos hajdeni!

loading...


Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe duhet mbajtur distanca e duhen evituar takimet me njëri-tjetrin, sërish shumë qytetarë s’ i zbatojnë rregullat duke shkuar mysafirë tek të afërmit apo duke pritur mysafirë.

Kështu një grua në Turqi ka vendosur t’ia bëjë të qartë të gjithëve se ajo as s’ pret mysafirë dhe as s’ shkon mysafire për sa kohë koronavirusi është vërdallë.

“Në shtëpi jemi! Deri sa të mbarojë koronavirusi, s’ presim dhe s’ shkojmë mysafirë”, shkruhet në posterin e gruas turke duke shtuar edhe tre rregullat: “Maskë, distancë, higjienë”.



Related posts