Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Një studim i realizuar nga shkencëtarët amerikanë, në të cilin kanë marrë pjesë 913 fëmijë dhe tinejxherë të cilët janë ankuar nga kokëdhimbja, sugjeron se zvogëlimi i masës trupore sjell deri te rrallimi i kokëdhimbjes.

Rezultate të ngjashme janë fituar edhe në studimet e mëparshme te të rriturit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët s’ kanë zbuluar se në çfarë mënyre janë të lidhura kokëdhimbja dhe masa trupore, por dyshojnë se është si pasojë e veprimit të substancave të cilat lirohet gjatë proceseve inflamatore të cilat janë të pranishme te personat e trashë.

Supozimi tjetër është se mbipesha s’ e shkakton kokëdhimbjen, por vetëm e përforcon atë.

36442925003c07c133f662c78472d7f2

“Në rast se keni kokëdhimbje të shpeshta apo vuani nga migrena apo hemicrania apo hemicrania dhe jeni obezë, humbja në peshë do ulë mundësinë që të keni dhembje të shpeshta. Kështu edhe do të përmirësohet kualiteti i jetës”, thotë Claudio Pagano profesor i mjekësisë interne në Universitetin e Padovës.

“Humbja e peshës tek të rriturit dhe fëmijët që janë obezë përmirëson të gjithë neurologjinë e trurit duke ulur mundësinë që të keni dhembje të shpeshta të kokës”.

Hulumtuesit theksojnë se obesiteti është një faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, dhe me aplikimin e shprehive të shëndetshme në jetë, mund të parandalohet. /Telegrafi/

 

 

The post Kokëdhimbjet te fëmijët dhe tinejxherët e trashë appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page