Kolegji i Mjekëve të Rumanisë falenderon Kryetarin e Odës së Mjekëve të Kosovës për asistencë në rastin e kirurgut falsifikator

Kryetari i OMK-së, Dr.Pleurat Sejdiu,Mr.sci, ka pranuar nje shkresë zyrtare falenderuese nga Kolegjiumi i Mjekëve të Rumanisë per njoftimin që u është bërë në emër të OMK-së lidhur me shtetasin italian i cili në Kosovë ka falsifikuar diplomën dhe i cili vite më parë kishte tentuar ne cilësi të kirurgut plastik që të mashtrojë dhe kështu të ushtrojë veprimtarinë mjekësore në Republikën e Kosovës.

loading...

Komunikimi i tillë në mes të organizatave profesionale në nivel të dy vendeve reflektohet edhe përmbajtjen e tekstit të shkresës së dr. Marius Alexandru, ne emër të Kryetarit të Kolegjit të Mjekëve të Rumuanisë, dr. Gheorghe Borcean, i cili vendit tonë i referohet si Republika e Kosovës, përkundër asaj se shteti rumun është një nga pesë vendet të BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *